Gjatë ditës së sotme pati një shpërthim në komente mes moderatorit Kelvi Kadilli dhe moderatores Gerta Heta.
Por pas disa komentesh ku Kelvi sulmoi Gertën, ai i ka fshirë ato duke publikuar një foto të Gertës dhe duke i kërkuar asaj ndjesë.
“Ndodh ndonjehere qe nga stresi kemi edhe shperthime mendova te te kerkoj falje publike meqe edhe shperthimin e kisha publik! Sorry… P.s per njerezit. Me ndodh edhe mua te keqkuptohem Peace!,” -shkruan Kelvi.
Por duket se Gerta nuk e ka marrë me sportivitet dhe shkruan: “Coje deri ne fund e thuaj qe nr me duhej per te prezantuar nje projekt te sezonit te ri ne Top. Ti ke keqkuptuar motren dhe fjalet qe I kam thene per ty dhe keqkuptime ndodhin por une e kam shume te veshtire te te fal. Ndoshta koha do e sheroje…,”, – përfundon moderatorja e njohur.
Prezantuesi i Top Channel e miraton ankesën e Gertës, duke vënë përkrah emrit të saj simbolin e dy gishtave lart.