• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bankat bllokojnë kreditë për shtetasit e huaj, miliona euro jashtë ekonomisë shqiptare

17:46 : 11/12/2017
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri nuk kreditojnë shtetasit e huaj, të cilët duan të blenë pasuri të paluajtshme, si vila apo apartamente në Shqipëri.

Ligji shqiptar e ndalon që të huajt të blejnë troje në vendin tonë, por nuk jemi tek ky rast, por tek ambjentet e banimit.

Pra, nëse një i huaj kërkon të blejë një apartament me kredi në Vlorë, Sarandë apo në pikat turistike malore, nuk mund të aplikojë dhe më pas të sigurojë financim nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri.

Ky duket të jetë një handikap i madh dhe frenon miliona euro investime në tregun e pasurive të paluajtshme, të cilat mund të vijnë si formë kredie nga shtetas të huaj.

Duke sjellë një shembull konkret një shtetas i huaj që punon dhe jeton në Shqipëri, i cili mban pozicionin drejtor në një kompani investimesh apo tregëtie, pasi e njeh Shqipërinë kërkon të blejë një aparament duke u kredituar, por këtë e ka të pamundur.

Lexo edhe:

Industria në rënie për të 10-tin 3-mujor radhazi

Sërish paratë llaç e tulla! Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

Bankat e nivelit të dytë nuk japin kredi për shtetasit e huaj që jetojnë në Shqipëri. Ata mund të blejnë prona, (shtëpi banimi, vila) vetëm duke paguar 100% të shumës. Ne jetojmë në kohën e investimeve, miliarda me kreditim, bankat shqiptare nuk kreditojnë personat më të mirë paguar në vendin tonë, por ndoshta dhe pa qëllim janë pengesë për thithjen e miliona eurove që do të qarkullonin në tregun e Real Estate.

Një  rast sjell një tjetër panoramë të kësaj problematike. Pasi ka vizituar për të disatën herë Shqipërinë, ai vendos që të blejë një ambient (sqarojmë gjjithmonë ambjent banimi në zonë turistike si Saranda), dhe për këtë blerje mendon si në vendin e tij që investimin ta kryente nëpërmjet një financimi bankar.

I punësuar një në kompani prestigjoze juridike, me të ardhura të provuara zyrtarisht të qëndrueshme dhe të konsiderueshme prej gati 15 vitesh, shkon të aplikojë në një bankë të nivelit të dytë. Përgjigja është shokuese, banka nuk pranon as aplikim, pra as ta dëgjojë e jo më të vlerësojë kërkesën e shtetasit të huaj që kërkon të investojë në Shqipëri për të blerë një aset në zonë turistike.

Megjithëse banka e kishte mjaft të lehtë të kryente verifikimet e saj tek simotra jashtë Shqipërisë, nuk ka denjuar të kryejë asnjë veprim.

Banka e Shqipërisë dhe ligji nuk e ndalojnë aspak mundësinë e përfshirjes në skemat e kreditimit edhe të shtetasve të huaj ashtu si shtetasve shqiptarë.

Qeveria flet dhe trumbeton turizmin, për më tepër atë elitar, ndërkohë bankat e nivelit të dytë me sjellje arkaike, pengojnë atë që në realitet mund të ishte një burim i lartë të ardhurash të sigurta për investitorët  dhe ekonominë e vendit.

Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nuk mund të qëndrojnë të heshtura dhe pa reagim përballë një situate, kur kërkohet më shumë mbështetje dhe zhvillim për turizmin. Bankat e nivelit të dytë nuk mund të dalin mbi shtetin duke frenuar miliona euro investime të sigurta për turizmin dhe ekonominë e Shqipërisë./CityNews

Etiketa: Aktualitetekonomikryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Industria në rënie për të 10-tin 3-mujor radhazi

15:22 : 16/09/2025
AKTUALITET

Sërish paratë llaç e tulla! Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

09:47 : 16/09/2025
BOTA

Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme

08:36 : 15/09/2025
AKTUALITET

Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

15:09 : 10/09/2025
BOTA

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kompjuter në shtëpi, kryesojnë Tirana dhe Korça, bashkitë e vogla ende larg teknologjisë

13:16 : 07/08/2025
Para

Orgazma ndihmon të humbisni peshë dhe pesë arsye për të bërë më shumë seks

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/09/2025

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

22:53 : 19/09/2025

Gërryerja pa kriter në lumin Mat, masakër mjedisore dhe miliona euro dëme në buxhet

22:42 : 19/09/2025

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

22:31 : 19/09/2025

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025

“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Mziu reagon sërish për shpërthimin në banesë: Unë nuk trembem

22:23 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com