• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekskluzive/ Zbulohet kurthi i prokurorisë për Sotën, ja të gjitha lidhjet me Tahirin

21:16 : 04/12/2017
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE

Disa ditë pas arrestimit të Orest Sotës me 860 mijë dhe dy patenta skafi të ish-ministrit të Brendshëm, Grupi hetimor zbulon detaje të reja që implikojinë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, aktualisht nën hetim si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Habilajt”. Në fakt janë një sërë lidhjesh mes Sotës dhe Tahirit që kanë bërë grupin hetimor të dyshojë dhe të artikulojë në seancë gjyqësore dyshimet se paratë e sekuestruara në makinën e Sotës janë në të vërtetë të Saimir Tahirit. Këto dyshime bindën tre gjykata të lënë në burg biznesmenin 25-vjeçari, i cili kishte fituar si nënkontratkor tenderin për rikonstruksionin e komisariatit nr.6 në Tiranë.

Menjëherë pas arrestimit, Orest Sota i tha policisë se nuk kishte njohje me Saimir Tahirin, por me shoferin e tij, i cili ishte personi që kishte harruar dy patentat e skafit të Tahirit në automjetin e tij. Por pamjet filmike nga kronika e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e komisariatit nr.6 tregojnë Sotën dhe Tahirin duke folur mes tyre përpara kamerave. Në këtë projekt, Sota ishte nënkontraktor për kryerjen e punimeve. Por njohja e tyre është edhe më e hershme, pasi si Sota ashtu edhe Tahiri kanë të afërm që herë pas here shkojnë për kurim në Gjermani. Këtu dyshohet se ka nisur njohja mes tyre, të paktën disa vite më parë.

Në një nga emsionet televizive, ku të ftuar ishin edhe disa gazetarë, njëri prej tyre tha se Orest Sota disponon një shtëpi banimi në të njëjtin pallat ku banon edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Bëhet fjalë për një apartament në katin e gjashtë të një pallati, edhe pse aty zyrtarisht nuk banon askush. Por ky apartament është në pronësi të familjes Sota. Kjo sipas hetuesve tregon edhe një tjetër lidhje që përforcon dyshimet se paratë mund të jenë marrë nga Tahiri. Shto këtu edhe faktin e itinerarit të çuditshëm që Sota ka ndjekur ditën e ngjarjes, nga rinasi në Vorë dhe më pas në Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan ku dhe u ndalua nga policia me mbi 800 mijë euro dhe dy patentat e Tahirit në makinë.

Një element tjetër ende i pa thënë nga grupi hetimor, i cili nuk është zbuluar ndoshta për shkak të sekretit, apo “kurthit” të ngritur ndaj Sotës ka të bëjë me vëzhgimin e këtij të funditi përpara se të ndalohej nga policia. Ditën e arrestimit, sipas burimeve të besushme mësohet se Orest Sot ka patur një takim me Tahirin në lagjen e tyre dhe më pas është larguar. Kjo e dhënë nuk dihet nëse është përfshirë në dosjen hetimore, pasi arrestimi i Sotës u duk si një ndalimi i zakonshëm në një posbllok rutinë. Policia tha se Sota nuk iu ishte bindur urdhrave të policisë në postbllok dhe ishte larguar duke u futur brenda ambjenteve të kompanisë Kurum ku sipas avokatit dhe familjarëve të tij do të dorëzonte shumën e parave si garanci për blerje hekuri.

Fakti që ky arrestim ishte inskenim u konfirmua nga vetë prokuroria e Elbasanit e cila vetëm pak ditë më pas shpalli moskopetencën duke e dërguar dosjen e Sotës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku po hetohet dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Një nga akuzat për të cilat dyshohet 25-vjeçari është dhe pastrimi i produkteve të veprës penale, për hetimin e të cilës prokuroria e Elbasanit ka kompetencë të plotë. Dy akuzat e tjera janë mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt, akuza që gjithashtu janë në kompetencë të Prokurorisë së Elbasanit. Tashmë prokuroria duhet të provojë burimin e parave, pasi dokumentet justifikuese të paraqitura nga mbrojtja nuk u morën parasysh nga gjykata e cila ricaktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 25-vjeçarin. /Boldnews.al

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

FOTO/ Deputetja e PS-së emëron kushërirën drejtoreshë të spitalit të Fierit

TË GJITHA

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

08:03 : 13/05/2025

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com