• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ E martuan me mblesëri, vjehrra e kërcënonte: Në shtëpinë time shkel me arkivol

21:08 : 03/12/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Kjo është Jonida, një vajzë nga Elbasani, e cila sot ka ardhur në “Ka një mesazh për ty” në e “Diela Shqiptare” për t’i përcjellë një mesazh babait të saj.

“Kam ardhur për t’i thënë babai që të mos jetë më i trishtuar për mua, atë që më ka ndodhur. “

Prej një viti Jonida është ndarë nga bashkëshorti, një martesë me mblesëri e stisur nga halla e saj.

“Pas një muaji që e shikova dhe dolëm disa herë bëmë fejesën.. dolën disa herë por jo shumë. Fatkeqësisht nuk ishte kohë e mjaftueshme. Por i besova më shumë nga halla ime.”

“U fejova. Dy vjet ndenjëm të fejuar dhe vendosëm datën e martesës. Isha shtatzënë kur vendosëm datën e martesës. Pas martese, ai qëndroi vetëm 3 ditë në shtëpi dhe iku në Greqi, sepse kishte një punë të tillë që nuk e linte greku”.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Jonida tregon se fillimisht ndonëse, vetëm me njerëzit e burrit të saj kaloi mirë. Por gjërat nisën të shkonin keq kur lindi djalin.

“Gjithçka ndryshoi. Ata gjendje ekonomike nuk kishin. Djali donte të tijat. Unë i thosha dua këtë, ata më ktheheshin, nuk kemi, bej ç’të duash. Gjithçka më ka dhënë familja ime. Gjithçka kërkoja ishte për fëmijën, asgjë për veten time. Fëmija ishte një muajsh dhe ata më thoshin mbaje me qese, me rroba (në vend të pelenave)…”

Ajo shpjegon më tej se e merrte bashkëshortin në telefon dhe e pyeste se çfarë do të bëhej, pasi kur kishte ikur i kishte premtuar se prindërit e tij do të kujdeseshin për çdo gjë.

“Më solli nga Greqia 100 euro, 50 do t’ia japësh njerëzve të mi, 50 do t’i mbash ti, më tha. I mora i theva dhe ia dhashë. I thashë që 50 ua ka sjellë juve, 50 mua. Por vjehrra m’u vërsul dhe më tha ‘që ti nuk ke të drejtë t’i kërkosh të djalit lekë’.”

Jonida nuk punonte dhe mbahej vetëm me paratë që i sillte bashkëshorti.

E reja tregon më tej që prej asaj kohe, vjehrrit i qëndronin indiferentë. Ajo rrëfen se ata kishin dashur një tjetër vajzë për djalin e tyre dhe fajësonin Jonidën që ai nuk ishte me tjetrën.

Pas 6 muajsh, bashkëshorti kthehet nga Greqia dhe sëbashku vendosën që Jonida të jetonte tek prindërit e saj. Dy ditë më pas, vjehrra e merr në telefon.

“Më tha, përse ia mbushe mendjen djalit që të ikje nga shtëpia.”

Jonida thotë se nuk u tregonte prindërve për problemet që kishte, derisa ajo tentoi të vetëvritej.

“Babai e mori vesh në një moment kur unë kam tentuar të bëj një gjë shumë të keqe për veten time. Kam tentuar që të vras veten vetëm nga e keqja që kisha,. Sepse vjehrra më thoshte se në shtëpinë tonë nuk do të kthehesh më. Po të kthehesh këtu duhet të jesh brenda një arkivoli, më thoshte. Burrin e kishin bërë që kur më merrte në telefon, nuk më pyeste si ishte djali apo unë, por më fajësonte si shkaktare të ndarjes nga familja e tij.”

Nga ana tjetër, rrëfen Jonida, prindërit e saj përpiqeshin që të zbusnin situatën, duke e këshilluar që të mos e prishte familjen.

“I thashë mamit, një gjë do më premtosh: Djalin do ma mbash mirë nëse unë do jem më… Ajo mendoi se do të shkoja diku. Unë shkova në dhomën time dhe piva disa kokrra, aty jam ndjerë shumë keq, nuk doja më as jetën time…”

Por çfarë ndodhi më pas?

“Vjen mami dhe më thërret e më thotë që po qan djali. Më thërret disa herë, i thërriti babait/ Atë sapo e kishte zënë gjumi. Vjen duke qarë, duke u dridhur dhe më çon në spital. Më qetësuan me ilaçe. Edhe 5 minuta po të kisha ndenjur do të kisha vdekur. Kur kam parë babin që më qëndronte mbi kokë dhe më qante e më thoshte: Si ia bërë ti këtë vetes tënde, si do e lesh ti babin tënd, që unë për ty kam bërë gjërat më… aty thashë çfarë kam bërë. Nga njëra anë mendoja si ia bëra këtë djalit, si ia bëra prindërve të mi këtë.”

Kjo ndodhi para një viti i gjysmë. Por Jonida shpjegon se nuk u nda në këtë kohë nga bashkëshorti.

“Me bashkëshortin isha mirë në ato kohë sado që familja e tij nuk më donte. Kur im vëlla u fejua, i kisha blerë disa rroba dhe i thashë të vishej. Aty ai u acarua dhe madje edhe më ka qëlluar në shtëpi të prindërve të mi. ‘Nuk ke të drejtë ti të më blesh gjëra mua’, më tha dhe aty më goditi në sy të prindërve të mi. Babi u acarua në ato momente. Ndërhyra dhe qetësova gjendjen pasi kishin gëzim në shtëpi”.

Por kur u shtrua bufeja në shtëpi, Jonida tregon se bashkëshorti piu alkool dhe nisi të fliste më shumë se duhej.

“E mora jashtë dhe i kërkova që të qetësohej. Jo më tha, unë me ty nuk rri më. Prindërit e mi, më tha, nga ty janë ndarë dhe po rrinë vetëm. Jo, i thashë, ti e vendose vetë këtë gjë, sepse ty të thanë që do të hyja me arkivol në shtëpinë e tyre. Jo më tha, unë me ty nuk kam të ardhur, do ndajmë çdo gjë, ti do rrish me fëmijën, unë vetëm. Si të duash, i thashë.”

Pas kësaj Jonida vendosi që t’i thoshte vetë babait të saj.

“Unë tek ajo shtëpi nuk shkel më i thashë. Vjehrra me vjehrrin nuk më duan fare, sa kohë më përmendin arkivolin… bashkëshorti nuk më do më… mirë më tha babai, sepse deri në atë moment më jepte kurajë dhe më thoshte mos prish familjen. Ai më tha që ti e di, vendos vetë për jetën tënde. Më vjen keq, më tha, sepse unë ta shkaktova këtë”.

Jonida thotë se babai ndihet në faj që e dërgoi ai atje tek ajo familje, që të martohej me atë person. Që nga ai moment ai filloi të mos mendonte më për veten e tij, por të pinte alkool, duke dëmtuar me veten e tij.

“Sot kam ardhur t’i them që, pavarësisht se jam e ndarë unë jam shumë më e lumtur. Tani mendoj për një të ardhme, jam e buzëqeshur.”

Babi i saj shqetësohet për të ardhmen e Jonidës dhe djalit të saj tashmë 4 – vjeç, por edhe për mentalitetin e fshatit.

Stafi i “Ka një mesazh për ty” e takoi babain e Jonidës, Elmas Elezi, i cili e pranoi ftesën për të qenë në studio.

“Kam ardhur sot këtu për të thënë që nuk dua të të shoh më të vuash për mua. Jam e lumtur për djalin tim, për juve, sepse e di që çdo të mirë unë e kam pasur nga ju dhe unë dua që të shoh lumturi në sytë tuaj tani. Unë dua që të mos pish më, sepse i bën keq trupin tënd. Unë jam e lumtur, nuk dua të qash më për mua dhe fëmijën tim”, ishin këto fjalët me të cilat iu drejtua Jonida babait të saj.

“Unë prekëm ndaj fëmijëve në përgjithësi dhe ndaj vajzës në veçanti…”, rrëfeu zoti Elezi.

Por Jonida insistoi që babai i saj të mos pijë më alkool dhe këtë ta premtim ta bënte live në studion e “Ka një mesazh për ty”.

“Nuk ia jap dot fjalën, por një pakicë do ta pi”, tha ai.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

VIDEO/ 19-vjeçari iluzionist e hipnotizon ‘live’ në emision prezantuesin shqiptare

TË GJITHA

Trump: Kosova dhe Serbia ishin shumë pranë luftës, por unë e ndalova atë!

16:55 : 15/06/2025

Denoncimi me VIDEO: I riu tenton të rrëmbejë një fëmijë te Shkëmbi i Kavajës

16:38 : 15/06/2025

Trump paralajmëron marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit: Njësoj si me Indinë dhe Pakistanin

16:21 : 15/06/2025

VIDEO/ Erik Fullani dhe Sara Hoxha shfaqen për herë të parë bashkë, Olta Goxhari u zbulon romancën?

16:12 : 15/06/2025

Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është paçavure dhe toksik për pluralizimin

15:56 : 15/06/2025

Po bënte zhytje/ Helikat e gomones i presin gjymtyrët turistit gjerman në plazhin e Gjipesë

15:45 : 15/06/2025

Shqetësime për marrëdhëniet seksuale tek të miturit/ Shtohen me 50% rastet dhe veprat penale

15:38 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com