• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmia në gjyq/ Ish-kreu i Burgjeve, akuza vartësit: Labit i humbnin shkresat, nuk kisha komunikim

18:46 : 03/12/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, i cili akuzohet për korrupsion në tendera, ka dëshmuar ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ai i është përgjigjur dëshmisë së Iljaz Labit, ish-vartësit të tij, i cili ka pranuar më parë se në rastin e korrupsionit u përfshi nga Zoto dhe nuk mori asnjë qindarkë, shkruan “Panorama”.

Por Zoto tha dje se ai nuk ka pasur komunikim me Labin dhe kamerat e sigurisë bashkë me tabulatet telefonike e vërtetojnë këtë gjë. Sipas tij, marrëdhënia me Labin ishte e vështirë, pasi ky i fundit nuk u përgjigjej detyrave të caktuara dhe se shpeshherë humbte shkresat zyrtare.

Po ashtu, Zoto ka thënë se ndaj Labit ka pasur edhe një hetim administrativ, pasi një shkresë e Ministrisë së Drejtësisë, firmosur nga Ylli Manjani, shkruante se kishte dyshime për përfshirje në korrupsion dhe kishte dalë jashtë shtetit pa marrë leje.

“Shkresa ishte firmosur nga ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Ylli Manjani. Për këtë zhvillova procedurën disiplinore, Labi u mbrojt duke sjellë shkresa nga institucionet hetimore dhe Gjykatat dhe paraqiti argumentet e veta dhe çështja u mbyll”, tha ai në gjyq.

Zoto shpjegoi mekanizmin e procedurës pa shpallje publike për të cilën akuzohet, duke argumentuar se Labin ai e gjeti në detyrë kur u emërua si drejtor Burgjesh. Ai tha se në procedurën në fjalë nuk ka pasur asnjë rol, pasi e vetmja gjë që mund të bënte drejtori i Burgjeve ishte miratimi i të gjithë procedurës.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Zoto mohoi edhe kontaktet fizike apo telefonike me operatorët që u përfshinë në tenderin konkret, për të cilin ai akuzohet dhe mbahet në burg. “Panorama” sjell të plotë dëshminë e ish-drejtorit të Burgjeve, me gjithë replikat që pati me prokuroren Elizabeta Imeraj.

DËSHMIA E ZOTOS NE GJYQ

Prokurorja: Jeni akuzuar për korrupsion në lidhje me një procedurë prokurimi jopublike në vitin 2016, si lindi ky tender?

Artur Zoto: Për rastin në fjalë kam qenë në Njësinë e Prokurimeve dhe kemi bërë një negocim pa shpallje, pasi kishte nevojë emergjente në burgje për bulmet dhe vezë. Më parë ishte bërë një procedurë publike, e cila ishte anuluar dhe sipas ligjit, duhet të priteshin disa muaj që të bëhej një tjetër. Mirëpo rasti ishte emergjent dhe në këto lloj rrethanash bëhen negocime pa shpallje publike. Fillimisht më ka ardhur një memo për nevojat nga sektori përkatës. Këtë memo unë e kam dërguar te Sektori i Prokurimeve. Pas kësaj është hartuar një memo tjetër nga Sektori i Shërbimeve që tregon se sa janë nevojat dhe jep detaje për sasinë dhe mallin që kërkohet, konkretisht ushqime. Në momentin që vjen kjo memo e dytë, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve firmos dhe hapet procedura. Fillimisht ngrihet Komisioni për Fondin Limit, që harton një memo tjetër dhe i çohet Autoritetit Kontraktor. Pas kësaj ngrihet Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Ky komision është tërësisht i pavarur dhe zakonisht zgjidhen tre ose pesë anëtarë. Në rastin konkret, unë kam vendosur të jetë me pesë anëtarë. Këta zgjedhin më pas operatorin fitues dhe mbahet një procesverbal i gjerë ku secili anëtar argumenton dhe shtjellon zgjedhjen e tij. Në përfundim të kësaj, bëhet një raport i përgjithshëm nga komisioni që shkon në Sektorin e Protokollit dhe vjen që andej për miratim te drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Pasi më vjen dosja, unë e lexoj të gjithën dhe shoh nëse procedura ka qenë ligjore dhe e firmos për miratim. Vendimin për përzgjedhjen nuk e merr drejtori i Përgjithshëm, pra unë thjesht kam miratuar. Pasi miratohet, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave e dërgon raportin tek Autoriteti i Prokurimit dhe për kontratën përgjigjet Njësia e Prokurimit. Ajo e harton këtë kontratë, e cila firmoset nga të gjithë sektorët përkatës. Unë nuk kam pasur asnjëherë kontakt direkt me operatorët.

Prokurorja: Gjithmonë keni firmosur ju në këto procedura pa shpallje publike, apo ka pasur raste ku mund ta delegonit këtë kompetencë?

Artur Zoto: Para vitit 2016, me prokurimet publike merrej vetë Ministria e Drejtësisë, pra me tenderat e ushqimeve. Me ndryshimet ligjore, në vitin 2016 kaloi te Drejtoria e Burgjeve. Në fillim të vitit bëhet një regjistër i prokurimeve, duke përcaktuar numrin dhe vëllimin e tyre në bazë të buxhetit që ka Drejtoria e Burgjeve. Personalisht, kam nxjerrë një urdhër të brendshëm që për një hark kohor disamujor, këto të miratoheshin nga zv.drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Bledar Skënderi. Ai ka miratuar disa procedura për disa raste nga muaji shkurt deri në prill të vitit 2016. Ky person lëvizi në një pozicion tjetër dhe të drejtën e mora sërish unë.

Prokurorja: A keni pasur komunikim me Iljaz Labin?

Artur Zoto: Unë jam këtu sot prej deklaratave të tij. Unë s’kam pasur marrëdhënie të ngrohta me të. Aq më tepër për komunikim që s’bëhet fjalë. Marrëdhëniet tona kanë qenë të ngrira. Hapini kamerat e sigurisë dhe nëse del që unë e kam takuar Iljaz Labin, më jepni dënim maksimal. Iljaz Labi nuk ka qenë fare në këtë procedurë. Ai vetëm ka firmosur në Njësinë e Fondit Limit. Unë mund ta caktoja edhe te Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe t’i thosha merru ti me këtë punë. Aq më tepër, unë e kam gjetur atë në detyrë dhe kemi pasur marrëdhënie konfliktuale.

Prokurorja: Pse keni pasur konflikte me Iljaz Labin?

Artur Zoto: Ai nuk u përgjigjej detyrave që i caktoja. Ka pasur raste që i humbnin edhe shkresat.

Prokurorja: Keni marrë ndonjë masë disiplinore për të?

Artur Zoto: Duke qenë se ishte fillimi, kam biseduar me ata që kishin punuar më parë dhe e lashë si rast.

Prokurorja: Po me operatorët keni pasur kontakte?

Artur Zoto: Shikoni kamerat! Nuk i njoh as operatorët. Nuk kam pasur kontakt me ta. I kam parë vetëm kur erdhën si dëshmitarë në këtë gjyq. Ata kanë operuar në burgje para se të vija unë. I gjeta aty. Ju e dini mirë këtë gjë.

Prokurorja: Përgjigjuni pyetjeve se ne nuk po bëjmë dialog këtu…

Artur Zoto: Nëse jam këtu për gjëra të tjera, ju e dini më mirë…

Gjyqtari: Ju lutem, përgjigjuni rreth faktit penal!

Prokurorja: Me Iljaz Labin, keni pasur kontakte telefonike? Biseda?

Artur Zoto: Nuk kam pasur asnjë kontakt telefonik. Ju i keni vetë tabulatet.

Avokati: Ju thatë që para 2016-s nuk kryhej asnjë tender apo prokurim publik nga Drejtoria e Burgjeve?

Artur Zoto: Jo, vetëm tenderat për ushqimet bëheshin nga Ministria e Drejtësisë.

Avokati: Po nga janari deri në shkurt 2016?

Artur Zoto: Po, janë bërë disa procedura pa shpallje për ushqime në burgje.

Avokati: Po pas largimit të zv.drejtorit Skënderi?

Artur Zoto: Janë bërë edhe disa procedura pas largimit të tij, që i kam miratuar unë.

Avokati: A ka pasur ndonjë kërkesë nga Prokuroria që të merren nën dorëzim dokumentacionet për këto negocime pa shpallje publike?

Artur Zoto: Po, fillimisht ka ardhur një grup pune nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe më pas oficerë të Policisë Gjyqësore. Kanë marrë të gjitha dokumentet për këto tendera.

Avokati: A ka kamera në Drejtorinë e Burgjeve?

Artur Zoto: Ka disa sisteme kamerash në të gjithë drejtorinë. Serveri është në zyrën e informacionit ku qëndrojnë disa oficerë të ndarë në katër turne. Lidhur me pamjet filmike të kamerave, janë marrë nga oficerët e Policisë Gjyqësore, me vendim të Prokurorisë, të gjitha xhirimet për datat 15 maj deri më 10 qershor.

Avokati: Si kanë qenë pozicionet mes zyrës tuaj dhe asaj të Iljaz Labit, i keni pasur afër?

Artur Zoto: Të dy i kemi pasur zyrat në katin e dytë të godinës. Ka pasur edhe kamerë në zyrën time, që janë filmuar të gjitha hyrje daljet. I keni aty, mund ta shikoni. Kamerat nuk i kam vendosur unë aty.

Avokati: A keni pasur akses ju në serverin e kamerave?

Artur Zoto: Asnjëherë! Me to merrej vetëm Sektori i Ndërlidhjes. Vetë pajisja ishte me kod që vetëm ata e kanë.

Avokati: Si keni komunikuar me Iljaz Labin, konkretisht për procedimin disiplinor që thatë pak më parë?

Artur Zoto: E kam thirrur për procedimin disiplinor përmes një shkrese që më kishte ardhur. E njoftova edhe përmes sekretares.

Avokati: Çfarë përmbante ajo shkresë e Ministrisë së Drejtësisë më konkretisht?

Artur Zoto: Ka qenë një shkresë e Ministrisë së Drejtësisë që Iljaz Labi dyshohej se ishte i përfshirë në raste korrupsioni dhe se kishte dalë jashtë vendit pa marrë leje. Shkresa ishte firmosur nga ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Ylli Manjani. Për këtë zhvillova procedurën disiplinore, Labi u mbrojt duke sjellë shkresa nga institucionet hetimore dhe Gjykatat dhe paraqiti argumentet e veta dhe çështja u mbyll. Unë i kam kërkuar Ministrisë së Drejtësisë me shkresë që të më sjellë më shumë prova dhe një orientim, por nuk m’u përgjigj. Për masën disiplinore është vënë në dijeni edhe DAP-i. Kur u arrestua, unë vetëm e pezullova nga detyra, pasi nuk mund ta shkarkoja dot. Nuk kisha ndonjë rast konkret.

Avokati: A kishit ju kompetencë për emërime në Drejtorinë e Burgjeve?

Artur Zoto: Jo, nuk kam pasur. Në Drejtori punonin dy lloj nëpunësish. Të parët ishin me statusin e nëpunësit civil, pra i shkarkonte dhe i emëronte DAP-i, të dytët ishin me kontratë sipas Kodit të Punës. Unë kam nxjerrë vetëm një urdhër të brendshëm për emërimet sipas Kodit të Punës, pra me kontratë. Këto shpalljet për vende vakante i bënim elektronikisht te faqja online e Drejtorisë së Burgjeve se nuk kishim fonde për reklama në media.

Avokati: Po i biri i Iljaz Labit, ka pasur ndonjë detyrë aty?

Artur Zoto: Po, ka qenë jurist në Drejtorinë e Burgjeve, kur unë kam qenë drejtor i përgjithshëm.

Avokati: Ditën që jeni arrestuar, a keni pasur telefon dhe a ua kanë sekuestruar?

Artur Zoto: Po, kam pasur dhe nuk ma kanë marrë. Kam pasur pesë numra dhe në asnjë moment nuk është provuar se kam biseduar në telefon me Labin. Dhe kam edhe një gjë të fundit në kuadër të deklaratës sime. Kërkoj nga Gjykata të marrë ekspertët më të mirë të KLSH-së dhe të vërtetojnë nëse unë kam bërë shkelje në rastin që akuzohem. Gjeni shkeljet që kam bërë, nëse ka të tilla. Njësia e prokurimeve ishte përgjegjësi e imja.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Shqipëria nën ujë/ Hajdutët nuk përmbahen

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Përplasen dy helikopterë në Finlandë, humbin jetën 5 persona

22:14 : 17/05/2025

Benfica dorëzohet në javën e fundit, Sportingu fiton titullin e 21-të kampion në Portugali

22:05 : 17/05/2025

Incidenti me Gjestin, Jozi: Ishte shpërthim emocional! Ja çfarë më tha familja

22:04 : 17/05/2025

“Familja nuk e pranonin ndryshimin e gjinisë”, Amber: Nuk shkova as në varrimin e babait

21:56 : 17/05/2025

Man.City e mbyll sezonin pa trofe, Guardiola i dorëzuar: Bëmë gjithçka që mundëm

21:43 : 17/05/2025

Shoferi humb kontrollin e makinës në Krumë, plagoset bashkë me babanë

21:32 : 17/05/2025

Inter kërkon të rikthejë në Serie A yllin e Atletico Madrid

21:19 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com