• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Orest Sotën, nuk pranon…

18:08 : 01/12/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Është zhvilluar sot pasdite seanca në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, e cila ka lënë në burg Orest Sotës. Sot e kishte apeluar vendimin dhe kërkonte një masë më të lehë, por nuk është pranuar nga trupi gjykues. Pas këtij vendimi ai do të qëndroj sërish në burg, për akuzën “Fshehje të ardhurash” dhe “Pastrimin e produktit të veprës penale”.

PROVAT E PROKURORISË

Në seancën e djeshme, dy prokurorët kanë dhënë detaje për mënyrën se si u arrestua Orest Sota dhe pse dyshojnë se ngjarja është e lidhur me çështjen “Habilaj-Tahiri”. Ata kanë dhënë detaje për arrestimin dhe deklaratat e Sotës në Prokurorinë e Elbasanit. Sipas tyre, më datë 1 nëntor 2017, rreth orës 16:30, patrulla e Policisë Rrugore e Komisariatit të Policisë Elbasan ka qenë me shërbim në fshatin Balldren të qytetit të Elbasanit.

Kjo patrullë ka konstatuar automjetin me targa AA 718 OS, i cili lëvizte në drejtimin Papërr – Bradashesh dhe i kanë bërë me shenjë për të ndaluar. Ky mjet nuk ka ndaluar dhe ka vijuar rrugën normalisht dhe për këtë shkak, nga patrulla e Policisë Rrugore janë njoftuar shërbimet e tjera të Policisë, të cilat duke e ndjekur, kanë konstatuar se mjeti në përfundim të rrugës së tij ka hyrë në ambientet e shoqërisë “KURUM” ku dhe është ndaluar nga furgoni i Policisë.

Sipas Prokurorisë, biznesmeni Orest Sota është konstatuar në drejtim të mjetit dhe ka deklaruar se arsyeja e mosndalimit ishte fakti se ai nuk posedonte lejen e drejtimit të mjetit. Pas shoqërimit të mjetit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, pas ushtrimit të kontrollit, në brendësi të tij është gjetur edhe shuma prej 863.000 euro dhe tri dokumente, dy prej të cilave ishin pasaporta detare në emrin e Saimir Tahirit dhe bashkëshortes së tij, dhe një patentë për mjet lundrues në emër të ish-ministrit të Brendshëm.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Gjithashtu, prokurorët thanë në seancë se nga verifikimi i parave, ka rezultuar se 5 kartë- monedha 50 euroshe ishin false. Këto para janë gjetur të shpërndara në mjetin e Sotës dhe pa asnjë fashetë të ndonjë banke. Orest Sota, në deklarimet e tij përpara oficerëve të Policisë, ka pranuar faktin se po drejtonte automjetin pa lejen e drejtimit, e cila i ishte pezulluar.

Për sa i përket shumës së parave, i arrestuari, që në momentin e parë, është shprehur se kjo shumë të hollash i përket të atit të tij, shtetasit Lefter Sota, dhe ato po transportoheshin prej tij në ambientet e shoqërisë “KURUM” për blerjen e një sasie të konsiderueshme hekuri.

Gjithashtu, sipas prokurorëve që e kanë bashkuar çështjen Sota me atë të “Tahiri-Habilaj”, nga deklarimet e marra prej shefit të financës së “KURUM”, rezulton se ai nuk ka pasur asnjë dijeni dhe as nuk është njoftuar për ndonjë transaksion me para në dorë nga biznesmeni Orest Sota apo të afërm të tij. Ndaj, sipas prokurorit Gentian Somani, alibia e biznesmenit se paratë ishin për “KURUM” dhe për të blerë hekur, nuk qëndron.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Turqia shpall në kërkim agjentin e CIA-s: U përpoq të rrëzonte qeverinë e Erdoganit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com