• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E PLOTË/ E vërteta e udhëtimit të Elona Gjebreas në makinën e Habilajve

21:54 : 29/11/2017
në AKTUALITET, INVESTIGIME, POLITIKE

Ish-zv.ministrja e Brendshme, njëkohësisht kryesuesja e listës së Tiranës për Partinë Socialiste, Elona Gjebrea, ka shfaqur reagime nervoze pas lajmit se ajo ka udhëtuar me makinën e Habilajve. Madje znj.Gjebrea i kërkoi vetë prokurorisë të paraqitet dhe të shpjegojë të vërtetën e këtij udhëtimi. Por në fakt cila është e vërteta e udhëtimit të ish-numrit dy të Ministrisë së Brendshme me makinën e atyre që aktualisht konsiderohen si një nga organizatat kryesore të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

Znj.Gjebrea mori detyrën e zëvendëses së Saimir Tahirit në shtator të vitit 2013, kohë kur qeveria e Edi Ramës nisi punën pasi fitoi zgjedhjet e 23 qershorit të po atij viti. Një muaj më von, shefi i znj.Gjebrea, Saimir Tahiri vendos të shesë një automjet të cilin e kishte blerë në shkurt të atij viti. Ka një diferencë mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes, por kjo mbetet për t’u sqaruar nga Tahiri, i cili gjithashtu është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si pjesë e të njëjtit grup të strukturuar kriminal. “Audi” tashmë i famshëm me targë AA003GB u ble nga Tahiri në vlerën e 21 mijë eurove dhe u shit tek Artan Habilaj për 980 mijë lekë.

Ekzaktësisht 10 muaj pasi Tahiri e kishte shitur automjetin tek Artan Habilaj, ai e rimerr sërish në përdorim, edhe pse vetëm për një udhëtim, ku fatkeqësisht apo fatmirësisht, bashkëudhëtare ishte edhe zëvendësja e tij Elona Gjebrea. Të dhënat e sistemit TIMS zbardhin gjithçka ka ndodhur në gusht të vitit 2014, ku dy ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kishin më shumë se 10 muaj në detyrë. Asokohe nuk kishin nisur ende denoncimet për grupin e Habilajve, pasi vetëm një vit më pas ish-oficeri i policisë Dritan Zagani do të denonconte publikisht aktivitetin e trafikut të drogës nga kushërinjtë e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Më 8 gusht të vitit 2014, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, zëvendësja e tij, Elona Gjebrea dhe familja e saj kalojnë kufirin nëpërmjet portit të Sarandës me destinacion Greqinë. Nisur edhe nga periudha kur është bërë ky udhëtim, medohet se ata kanë shkuar për pushime në Greqi. Gjatë daljes nga Shqipëria nuk është regjistruar ndonjë automjet me të cilin ata mund të lëviznin në territorin grek. Tahiri, Gjebra dhe familja e saj janë kthyer sërish në Shqipëri më dat 16 gusht, pra 8 ditë më pas. Por këtë radhë, ndrsyhe nga dalja, ata janë kthyer me një automjet tip “Audi” që në Tims rezulton i regjistruar me targë AA003GB. Ky automjet drejtohej nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe pasagjerë ishin zëvendësja e tij dhe familja e saj.

Ky udhëtim nxiti prokurorinë të verifikonte mënyrën si kishte hyrë në territorin grek automjeti me të cilin u kthye në Shipëri ish-ministri Tahiri dhe zëvendësja e tij. Sipas të dhënave po në sistemin TIMS rezulton se Artan Habilaj, blerësi zyrtar i makinës së Tahirit kishte udhëtuar më datë 14 gusht drejt Greqisë me automjetin tip Audi me targa AA003GB. Ky automjet i ishte dorëzuar Tahirit, ndërsa Habilaj ishte kthyer sërish në Shqipëri në po të njëjtën datë, por me traget.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Kjo është e vërteta e udhëtimit të Elona Gjebreas në makinën e Habilajve, të paktën nga hetimi i deritanishëm. A ishte ky sugjerim i Ministrit të Brendshëm? A kishjte njohje znj.Gjebrea me kushërinjtë e shefit të saj? Përse Saimir Tahiri vijonte të përdorte të njëjtin automjet që e kishte shitur të paktën 10 muaj më parë? Këto mbeten për t’u sqaruar nga hetimi i mëtejshëm. Në këtë kuptim, nxitimi i znj.Gjebra për të dhënë shpejgime në prokurori rreth kësaj çështje nuk do ketë asnjë surprizë për hetimin, vetëm nëse ish-zv.ministrja e Brendshme jep të dhëna që hetuesit nuk i kanë ende.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

FOTO/ Kush është shqiptari i kapur me 160 mijë € drogë në Siçili

TË GJITHA

Zyrtare/ Largimi i dytë, Vora ndan rrugët me një tjetër mesfushor

15:17 : 01/06/2025

Kujdes! Ja data kur duhet të mbani shënim në qershor

15:08 : 01/06/2025

Të ardhurat nga Champions, fitime rekord për PSG dhe Inter

14:56 : 01/06/2025

EMRI/ Detaje nga aksidenti në rrugën nacionale Vlorë-Fier, viktima është një djalë 19 vjeç

14:43 : 01/06/2025

“Drejtësi për Hamidin”/ Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit

14:37 : 01/06/2025

Tjetër aksident i rëndë/ Motoristi humb kontrollin, një i vdekur dhe një i plagosur në Vlorë

14:34 : 01/06/2025

“Kujdes nga aleanca Rusi-Kinë”, apeli i Kallas: Duan ndryshimin e rendit global

14:22 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com