• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet tentativa e vrasjes së biznesmenit/ 2 në kërkim

17:11 : 26/11/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal me muzikë ‘live’ në Korçë. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Arrestohet në flagrancë babai i njërit prej tyre, pasi në lokalin në pronësi të tij, kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, si edhe posedonte lëndë të dyshuar kanabis dhe municione.

Ngjarja

Dje, në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, Policia është njoftuar së në drejtim të një lokali me muzikë live, është qëlluar me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.

Nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasit A.Qiraxhi, 23 vjeç dhe shtetasi A.Babani, 18 vjeç, së bashku me disa shtetas të tjerë bashkëpunëtorë të dyshuar të tyre, janë pozicionuar me dy automjete përpara lokalit dhe kanë goditur me dy armë zjarri tip kallashnikov dhe pistoletë, në drejtim të biznesit.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Këta shtetas më pas kanë hyrë në lokal dhe kanë goditur me mjet të mprehtë shtetasin A.K dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.L, (pronari dhe administratori i lokalit). Shtetasi A.K, ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës dhe nuk ka probleme për jetën.

Motivi i kësaj ngjarje dyshohet të ketë qenë një konflikt i vjetër për motive të dobëta, ndodhur midis këtyre personave.

Policia e Korçës me të gjitha strukturat në varësi të saj, janë vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar të ngjarjes, si edhe kanë ngritur grupe të shumta kontrolli për krehjen e zonës.

Nga kontrollet e kryera në afërsi të fshatit Lubonjë, janë gjetur të braktisura të dyja automjetet tip “BMW” me targa AA848FG brenda të cilit u gjetën shkopinj druri, një sopatë dhe dy gjerdanë me fishekë dhe mjeti tip “BMW” me targa AA 267ND të cilat ishin përdorur nga autorët.

Forcat policore vijuan me krehjen e territorit në fshatrat përreth.

Në vijim të veprimeve proceduriale, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentin lokal dhe kamping në pronësi të shtetasit Feridon Babani, babait të njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, në vendin e quajtur “Rezervuari i Gjançit” janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 44.6 gramë lënde e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, municione luftarake, aksesorë dhe mjete të ndryshme për përdorim të lëndëve narkotike. Gjithashtu në të gjitha këto ambjente janë konstatuar edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Nga strukturat e Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Feridon Babani, 53 vjeç, për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga nenet 283, 278 e 137 të Kodit Penal.

Gjithashtu nga Sektori kundër Krimit Ekonomik-Financiar, kanë filluar hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore, punonjës të OSHEE si edhe Drejtorisë së Tatim Taksave të cilët dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën dhe të kenë favorizuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike të këtyre ambienteve dhe shmangien nga detyrimet.

Shtetasit A.Qiraxhi dhe  shtetasi A.Babani, u shpallën në kërkim policor për veprat penale : “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 79/dh, 22 e 25 të Kodit Penal.

Nga ana e Policisë së Korçës, po vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar, bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar, si edhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Mariza Ikonomi: Vetëm me këtë reper shqiptar mund ta bëja...

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Rutte nga Tirana: Topi është në fushën e Putin! Duhet të jetë serioz

10:48 : 16/05/2025

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

10:15 : 16/05/2025

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

09:58 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com