• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Tokat me 7501/ Ja çfarë ka ndodhur me afatin për ish-ndërmarrjet bujqësore

13:03 : 24/11/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar dje projektligjin “Për përfundimin e procedurave të kalimit të tokës bujqësore të ishndërmarrjeve bujqë- sore në pronësi të përfituesve”.

Drafti i qeverisë parashikon një shtyrje të afatit të ligjit ekzistues, që do t’u mundësojë fermerëve që zotërojnë tokat e ish-ndërmarrjeve bujqësore të ndara me ligjin 7501 dhe të vazhdojnë procedurat për t’i plotësuar ato me tituj pronësie.

Qeveria në draftin e saj propozoi që shtyrja e afatit të jetë deri më 31 korrik të vitit 2018, por deputetët e Komisionit të Veprimtarive u treguan më “bujarë”, duke e çuar afatin deri më 31 dhjetor të vitit 2018. PROBLEMI Gjatë mbledhjes në Komisionin e Veprimtarive, drejtoresha e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Ministrinë e Bujqësisë, Majlida Bozgo, ka treguar dhe shkaqet e vërteta të mospërfundimit të këtij procesi të dhënies së tapive për fermerët që përdorin aktualisht ish-ndërmarrjet bujqësore.

Sipas saj, problemi kryesor është Agjencia e Trajtimit të Pronave, që nuk është treguar në lartësinë e duhur për t’u dhënë përgjigje kërkesave të ligjit. Bozgo tha dje para deputetëve se Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk ka zbatuar detyrimin ligjor për t’u kthyer përgjigje kërkesave të bashkive, nëse për tokat e ish-ndërmarrjeve bujqësore që kërkohen të pajisjen me tapi, ka apo jo pretendime nga qytetarë të tjerë për pronësinë e tyre.

“Në materialin fillestar që ne kemi përgatitur për këtë proces, për Ministrinë e Bujqësisë problem është mospërmbushja e detyrimit ligjor nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Agjencia e Trajtimit të Pronës brenda këtij procesi ka një detyrë: duhet të përgjigjet nëse për territoret që kërkohet të plotësohet titulli i pronësisë, pra qytetarët i disponojnë në fakt këto toka, i përdorin për qëllime bujqë- sore, por nuk i kanë të plotësuar titujt e pronësisë, në ligj është përcaktuar detyrimi që ATP të përgjigjet nëse për këto sipërfaqe ka të paraqitura pretendime. Shikojmë që Agjencia e Trajtimit të Pronës ka qenë në pamundësi për të dhënë një përgjigje korrekte”, tha dje Bozgo.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

VARIANTI

Përfaqësuesja e Ministrisë së Bujqësisë tha se projektligji është propozuar në dy variante dhe që procesi të gjejë zgjidhje duhet hequr nga ligji roli i Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

“Si teknikë, ndoshta do të shtyjmë vetëm afatin, por pak skeptikë mbetemi edhe ndaj përgjigjes korrekte, jo se nuk përgjigjet, por nuk ka kapacitete dhe mundësi për t’iu përgjigjur pyetjes që kërkon ligji. Për këto sipërfaqe, a ka të paraqitura pretendime në Agjencinë e Trajtimit të Pronës? Në qeveri ka shkuar si projektligj në dy forma, fillimisht kemi menduar që ta heqim si përkufizim nga ligji, nuk është hequr.

Por e shohim që ndoshta do të vijmë prapë në të njëjtën situatë vitin tjetër. Është pak problem. Doja ta ndaja me ju, sepse do të vijmë në të njëjtën situatë vitin tjetër dhe nuk më pëlqen të gjendemi”, ka thënë dje Majlinda Bozgo.

Më tej, ekspertja e Ministrisë së Bujqësisë tha se në çdo rast fermerët që i zotërojnë tokat e ish-ndërmarrjeve bujqësore, por nuk i bëjnë dot ato me tapi, mund t’i drejtohen dhe gjykatës.

“Këta qytetarë e disponojnë, pra e përdorin këtë tokë dhe ndoshta me të gjithë të drejtën e tyre mund t’i drejtohen edhe rrugës gjyqësore për ta fituar me të drejtën e parashkrimit fitues. Në shërbim të qytetarëve e mira është që çështjen t’ua zgjidhim në rrugë administrative dhe jo t’i çojmë nëpër procese”, ka thënë dje Bozgo.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Dikur kishte miliona euro/ Sot, ish-presidenti i Barcelonës: Familja ime nuk ka të hajë bukë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com