• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Shqipëria, LIBRA dhe kryetari Ben Blushi kanë nevojë për intelektualë si Mimoza Hafizi

18:59 : 22/11/2017
në KRYESORE, OP-ED

Nga: Ilir Sinanaj

Suksesi i një organizatë është cilësia e kapitalit njerëzor që e përbën atë, aftësia për të përthithur dhe mbajtur sa më shumë njerëz cilësorë pranë saj, si edhe për të krijuar infrastrukturën e nevojshme që punëtorë, intelektualë dhe sipërmarrës të ndershëm të shpalosin potencialin e tyre prodhues dhe krijues.

E njëjta gjë vlen edhe për Listën e Barabartë (LIBRA). Nuk janë selitë, statutet, takimet me xhingla-minga e me zhangëllimë muzikore moderne etj., që e bënë LIBRA-n të jetë kjo që është. Por janë njerëzit që e ndershëm dhe intelektualë që mblodhi rreth vetes. Kjo është edhe arsyeja se përse shumë shqiptarë sakrifikuan deri edhe mirëqenien e tyre për të përkrahur LIBRA-n dhe për ta votuar atë gjithashtu. Dy figurat qendrore, shtylla themeltare të LIBRA-s, janë intelektualët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.

Janë pikërisht këta të dy që bënë punën më të madhe për të themeluar LIBRA-n dhe për ta shtrirë atë në mbarë Shqipërinë. KY ËSHTË FAKT! Zgjedhjet e 25 qershorit 2017 ishin zgjedhjet parlamentare në Shqipëri me pjesëmarrjen më të ulët në historinë e këtyre 20 e kusur vite demokracie (vetëm 46,76% e zgjedhjeve votuan, pra më pak se gjysma).

Nga ana tjetër, shumë qytetarë sakrifikuan ekzistencën e tyre e tyre, vranë frikën dhe u rreshtuan hapur kundër ngrehinës politike (establishmenti) duke votuar një forcë të re si LIBRA, e duke e nxjerrë atë forcë të 5-të politike në shkallë kombëtare. Pra, me pak më shumë mirëoriganizim dhe me më shumë intelektualë në radhët e saj, LIBRA mund të kthehet në atë forcë patriotike zhvillimore, që shqiptarëve u duhet për të përballuar sfidat e bashkëkohësisë. Kundërshtarët janë të vetëdijshëm për potencialin e LIBRA-s, e për rrjedhojë po bëjnë çmos që të mos e lënë të “ngrejë kokën”.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Për një kohë të gjatë elementë të caktuar kanë ndërmarrë një fushatë armiqësore ndaj intelektuales Mimoza Hafizi. Së fundmi, kjo fushatë armiqësore kulmoi me lajme të pavërteta dhe të stisura sipas të cilave gjoja intelektualja Mimoza Hafizi qenka larguar nga LIBRA. Intelektualja Mimoza Hafizi ËSHTË pjesë e LIBRA-s dhe ajo është anëtarë e Bërthamës LIBRA. Dhe jo vetëm kaq, por në bazë të rezultateve të zgjedhjeve, intelektualja Mimoza Hafizi ishte anëtarja e Bërthamës LIBRA, e cila u zgjodh me më shumë vota nga anëtarësia LIBRA se kushdo tjetër.

Për rrjedhojë qëndrimi i intelektuales Mimoza Hafizi në LIBRA është, ndër të tjera, një kërkesë masive e anëtarësisë LIBRA. Madje kjo anëtarësi LIBRA do që Mimoza Hafizi të jetë në Bërthamën LIBRA. Mimoza Hafizi është një pedagoge dhe shkencëtare e njohur ndërkombëtarisht. Ajo është një grua e suksesshme me integritet, që e ka arritur çdo gjë me punë. Prandaj, ajo është një person që gëzon respekt të madh në të gjithë Shqipërinë. Intelektualja Mimoza Hafizi është pikërisht modeli i gruas së suksesshme, që i duhet kaq shumë vendit tonë.

Kjo bën intelektualja Mimoza Hafizi të jetë në shënjestër të sulmeve mjerane të njerëzve të vegjël e faqezinj, të cilët ndihen inferiorë ndaj saj. Për këtë arsye LIBRA duhet të bëjë gjithçka është e mundur për të pasur në radhët e saj intelektualë të kalibrit të Mimoza Hafizit. Gjithashtu, për sa u tha më lartë, mendoj se kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, nuk mund të gjejë aleate më të përkushtuar dhe të sinqertë sesa Mimoza Hafizi, në mënyrë që ai të çojë përpara lëvizjen.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Vendimi i Qeverisë/ Një tjetër post për Artan Lamen

TË GJITHA

Edi Reja kritikon Ranierin: Skandaloze të refuzosh drejtimin e kombëtares italiane

15:50 : 12/06/2025

Gazetari: Reagimi i Ramës ndaj Kushtetueses tregon një përpjekje për të kontrolluar institucionet

15:47 : 12/06/2025

Gjykata i rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama kritika drejtësisë: Kur do zgjoheni për shpifjen?

15:38 : 12/06/2025

Miliona euro dhe marrëveshje afatgjatë për Dakun, zbulohen detajet e kontratës me Zenitin

15:36 : 12/06/2025

Piloti lëshoi sinjalin, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi aksidentin ajror me 244 viktima në Indi

15:26 : 12/06/2025

Vota e diasporës fut në “sherr” DHL dhe KQZ/ Posta kërkon 9.2 mln €, Celibashi refuzon t’i paguajë

15:21 : 12/06/2025

Në përvjetorin e 84, PS-ja gjithnjë më e madhe, Shqipëria gjithnjë më e vogël

15:02 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com