Të paktën 530 persona e kanë humbur jetën, ndërsa rreth 7.500 janë lënduar në tërmetin e fuqishëm që e goditi pjesën perëndimore të Iranit.
Televizioni shtetëror iranian kumtoi se dridhja ka shkaktuar dëm të madh, posaçërisht në pjesët rurale të provincave të goditura. Tërmeti ka shkaktuar edhe rrëshqitje të mëdha të tokës, që më së shumti e ka vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit.
Mijëra iranianë dy netë po flejnë jashtë. Një pjesë e njerëzve të evakuuar janë vendosur në kampe, por ankohen se përveç ujit, nuk kanë marrë ndihmë humanitare.
Në Iran sot është Ditë zie kombëtare për viktimat nga tërmeti.
UPDATE/ Është rritur në më shumë se 407 numri i të vdekurve në provincën Kermanshah në perëndim të Iranit si pasojë e tërmetit të djeshëm prej 7,3 ballësh në afërsi të qytetit Halepçe në Irak pranë kufirit me Iranin.
Zëvendësdrejtori i Organizatës Kombëtare për Menaxhimin e Krizave, Behnam Saidi, duke folur në televizionin shtetëror të Iranit, tha se numri i të vdekurve është rritur në 407, kurse ai i të plagosurve në gjashtë mijë e 700, shkruajnë mediat vendase.
Nga ana tjetër, drejtori i organizatës së njëjtë, Ismail Nexhar, tha se diametri i gjerë i shkatërrimeve është duke ndikuar negativisht në aktivitetet e kërkim-shpëtimit.
“Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në fshatrat në Kasri Shirin dhe Serpulzihab. Diametri i gjerë i shkatërrimeve është duke ndikuar negativisht në aktivitetet e kërkim-shpëtimit, ndërsa kjo gjë ka shkaktuar kritika nga një pjesë e popullatës”, tha Nexhar.
Tërmet vdekjeprurës në Iran dhe Irak, shtohen viktimat shkojnë në 335. Pamjet e frikshme
UPDATE/ Informacione te reja kane dale ne dritë per termetin e rende qe tronditi kufirin mes Iranit dhe Irakut. Sipas agjencise se lajmeve BBC behet e ditur se nurim i viktimave kane shkuar ne 335.
Termet i rende me magnitut 7.3 balle trondit kufirinin mes Irakut dhe Iranit
Se paku 207 vitkima nga termeti i frikshem me magnitudë 7.3 qe goditi rajonin kufitar verior ndërmjet Iranit dhe Irakut. Mediat e huaja raportojne se nga termeti mbeten me shume se 1,700 persona te plagosur.
Mediat vendase kane thene se se paku 164 njerëz vdiqën në provincën perëndimore të Kermanshah të Iranit, raporton BBC.
Sipas institutit të Anketuesve amerikanë të gjeologjisë, tërmeti kishte qendrën në qytetin Halabja, në verilindje të Irakut.
Thuhet se gjithe ky eshte nje bilanc i perkohshem dhe autoritetet kane frike se numri i viktimave mund te shenoje rritje.
Shefi i shërbimeve emergjente të Iranit, Pir Hossein Koolivand tha për televizionin iranian “Irinn” se shumica e viktimave ishin në qytetin Sarpol-e Zahab, rreth 15 km larg kufirit.
https://youtu.be/LqSLQf1iMf0