Kreu i Akademisë së Shkencave mësohet të ketë dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, mbrëmjen e sotme. Beqiraj ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta, ku ka paraqitur edhe dorëheqjen.
Duket se vendimi i Beqirajt është një përpjekje për ti zgjidhur përplasjen mes Akademisë së Shkencave dhe kryeministrit Edi Rama, i cili së fundmi vendosi që fondin prej 2 milionë euro për këtë Akademi t’ia kalojë kërkimit shkencor të universiteteve.