• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tjetër oficer i Antidrogës dëshmon mbrojtjen që Tahiri i siguroi Habilajve nga policia

13:22 : 07/11/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Kur i bënë shenjë të ndalonte Audi-t me targa AA 003 GB në një postbllok 4 vite më parë, oficerët e Antidrogës nuk e dinin se në atë moment i dhanë jetës një drejtim tjetër. E dinin që makina mund të përdorej për trafik droge nga dy vëllezër të dyshuar, por nuk e prisnin që kërkesës për kontroll, Habilajt t’i përgjigjeshin me kërcënime dhe sharje.

“Na thanë se nuk keni shanse dhe nuk ka asnjë mundësi që ju të kontrolloni këtë automjet dhe kur jemi munduar të bëjmë kontroll me forcë, ata na janë larguar me shpejtësi duke xhiruar gomat” tregon Bledar Naçi, oficeri tjetër i Antidrogës, në skuadrën e Dritan Zaganit dhe Antonio Nazerajt. Dy të parët sot janë në azil.

Ka vendosur të flasë edhe Bledar Naçi për gazetarin Basir Çollaku në intervistën e botuar në Gazetën shqiptare.

“Kemi debatuar dhe na kanë fyer dhe janë larguar me forcë. Mjeti ishte i ndezur. Në këto momente kemi marrë në radio pikën tjetër të kontrollit, kolegët tanë që ishin më poshtë nesh, duke iu thënë që ky automjet që iu dhamë targën n aka ikur. Iu thamë që është larguar dhe s’ka pranuar kontroll. Ju thamë që po vijmë në edhe në në ndihmë ndaj duhet ndalur.

Në këtë moment kemi shkuar në ndjekje të Audi-t dhe ishte ndaluar nga kolegët tanë. Sërish edhe këtu ka pasur debat edhe me kolegët dhe është nxehur edhe më shumë situate. Ne, grupi unë dhe kolegët donim t’I shoqëronim nuk na jepnin dokumentet dhe nisën kanosjet dhe fyerjet ndaj nesh me fjalor të rëndë.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Basir Çollaku: Kërcënim?

Ju nuk e dini se kë keni ndaluar, se kush jemi ne dhe ju do ta merrni vesh shumë shpejt se kush jemi ne dhe aty na kanë hënë se kjo makinë është e ministrit. Kështu kanë thënë kur kanë parë se situate ishe agravuar.

Basir Çollaku: Dhe si ndodhi?

Na kanë fyer na kanë kërcënuar pastaj thanë se kush janë dhe e kujt është makina”

Nuk ishte hera e parë që policët dëgjonin kërcënime nga trafikantët. Ishte aty shefi i Antidrogës Dritan Zagani, oficeri Antonio Nazeraj, oficeri Bledar Naçi dhe të tjerë që prej vitesh nuk kanë folur për atë ngjarje.

Në atë kohë, Bledar Naçi sapo ishte dekoruar nga ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Për dekoratën, vetë kryeministri Edi rama e kishte thirrur në zyrë, me fjalët më të mira. Oficeri i Antidrogës nuk kishte si t’i besonte dy kriminelëve me emrin Habilaj që i përmendnin emrin e Saimir Tahirit, njeriut që me dorën e tij i kishte dhënë dekoratën, si shenjë vlerësimi për punën, sakrificën, orët e gjata dhe rreziqet që kishte kaluar për luftën kundër trafikantëve.

“Jam dekoruar nga ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeministri githashtu në datën 12 tetor 2013, për rezulatet të larta në punë”

Jam ftuar në zyrën e kryeministrit në datën 12 tetor dhe gjatë prezantimit të 12 drejtorëve të rinj të qarqeve dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë në atë kohë, Artan Didi. Nuk më ka pëlqyer të prononcohem shumë nëpër media, por duke marrë shkas nga emërtimi që më ka bërë zoti kryeministër me fjalët ordiner, kriminel trafikant. Dua t’i them zotit kryeministër se unë quhem Bledar Naçi dhe jam djali i dy prindërve punëtorë që kanë qenë anëtarë të Partisë Socialiste nga viti 1991”

Historia më tej është e njohur. Naçi e pësoi njësoj si kolegët, Dritan Zagani dhe Antonio Nazeraj që për një arsye apo tjetër përfunduan në burg.

Habilajt ia hodhën paq “me urdhër nga lart”. Mjeti i paprekshëm, Audi me targat AA 003 GB, doli pa u regjistruar nga komisariati, sikur ngjarja të mos kishte ekzistuar kurrë.

Basir Çollaku: Të saktësojmë diçka, në një vendim pushimi prokurorie, drejtues të policisë Fier thonë se ky mjet nuk është shoqëruar, ndërsa ju dhe kolegët thoni që e keni shoqëruar?

Bledar Naçi: Jam duke ju thënë se është shoqëruar në komisariat, makina ka shkuar në mjediset e drejtorisë së Policisë Fier, është future në oborrin e kësaj drejtorie.

Basir Çollaku: Dhe ju keni qenë një nga oficerët që e kanë shoqëruar?

Bledar Naçi: Po kam qenë një nga pjestarët e këtij shoqërimi. Sepse ishim ne pika e parë e kontrollit që u konfrontuam me ta dhe na kanë fyer banalisht, kanosur e kërcënuar, ishim pjesë e këtij shoqërimi. Pasi kemi shkuar aty kemi tentuar të bëjmë kontrollin. Në momentin që kemi tentuar të bëjmë kontrollin, këta persona janë pritur nga shoferi i ish drejtorit të policisë së qarkut Fier.

Basir Çollaku: Kush ishte ky person?

Bledar Naçi: Personi që ishte shofer personal ishte një djalë nga Fieri. E thërrisnin Dume, me sa kujtoj quhej Ar Tahiri (tregon emrin e plotë) dhe është kushëri i afërt me Saimir Tahirin.

Basir Çollaku: Si u veprua më pas?

Bledar Naçi: Këta përsona kur janë takuar me shoferin, kanë nisur sërish të bëjnë fyerje kanosje më të mëdha ndaj nesh ndaj të gjithë policëve që ishim aty në oborrin e Drejtorisë së Policisë në Fier dhe pikërisht e kishin me ne, grupin që i ndaluam. Te oborri i drejtorisë na kanë kërcënuar dhe na kanë thënë nuk keni bërë mirë që na këni ndaluar, sepse kjo është makina e ministrit dhe do ta shikoni pasojat cfarë do të ndodhe me ju.

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

PD largohet nga ‘Siguria’,Noka-Xhaçkës: Ushtri hashashi

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 15 Qershor 2025

23:05 : 14/06/2025

Vret ish-bashkëshorten shqiptare/ Agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej

22:54 : 14/06/2025

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!

22:35 : 14/06/2025

Tragjedia e Air India/ Gabimi në kabinën e pilotit, që mund të ketë kushtuar 241 jetë

22:15 : 14/06/2025

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

21:27 : 14/06/2025

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com