• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Ngjela: Çështja e Himarës? Çdo lëshim i Ramës do të ishte antishqiptarizëm

18:04 : 04/11/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Avokat Spartak Ngjela ka bërë një reagim në lidhje me çështjen e Himarës dhe reagimin e ashpër grek ndaj shqiptarëve që kërkojnë të kalojnë kufirin për shkak të prishjes së disa ndërtesave nga qeveria.

Në analizën e tij, Ngjela jep tre arsye që lidhen me historinë se pse po goditet Himara sot nga politika greke.

 

 

Ngjela në një status në Facebook shkruan se “si tregues kryesor për këtë do të jetë qëndrimi i qeverisë shqiptare. A do të qëndrojë qeveria aktuale shqiptare dhe t’i tregojë vendin arkaizmit antishqiptar grek? Nëse e bën këtë, tregon se është me shqiptarët. Qeveria shqiptare sot duhet të qëndrojë në Himarë për të treguar se çështja e Himarës është dëshpërimi grek kundrejt historisë së re të shqiptarëve të bashkuar”.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Postimi i plotw

Çfarë tregon sot kjo që po quhet çështje e Himarës?

Si tregues kryesor për këtë do të jetë qëndrimi i qeverisë shqiptare. A do të qëndrojë qeveria aktuale shqiptare dhe t’i tregojë vendin arkaizmit antishqiptar grek?

Nëse e bën këtë, tregon se është me shqiptarët.

Të gjitha qeveritë e Tiranës deri tani nuk kanë qenë me shqiptarët dhe me interesin shqiptar, kur ka rënë rasti për të drejtat e shqiptarëvë në vendet fqinje që kanë pushtuar territore shqiptare.

Po pse goditet Himara nga politika greke?

Arsyeja e parë është se Himarën reaksioni grek ka njëqind e pesëdhjetë vjet që e ka ide fikse. Sepse Himara në Jug ashtu sikurse Mirdita në Veri të Shqipërisë, kanë qenë dy qendrat shqiptare autonome kundrejt pushtimit osman. Dhe mos mendoni se nuk kanë dhe lidhje fisnore bashkë: shihni mbiemrat himariotë.

Po, Himara, që në thelb ështe labëri, është simbol në Jugun shqiptar kundër pushtimit grek të territoreve shqiptare; njëlloj si zona e Korçës. Dhe kjo e tmerron reaksionin grek, sepse është pjesë e ortodoksisë shqiptare që ka mbështetur Rilindjen Kombëtare dhe nacionalizmin shqiptar.

Të gjitha këto, i heqin kartën politikës mizerabël greke që ka 150 vjet që çirret duke thënë: “shqiptarët janë turq”.

Le t’i bien këmbës: feja nuk ka lidhje me etninë.

Ku ka turq në Shqipëri, zotërinj! Shqiptarët sot janë autoktonët kryesorë të Ballkanit Perëndimor. Edhe në Greqinë e sotme, arvanitasit janë autoktonë; shumica tjetër, mbi 60 përqind të grekëfolësve kanë ardhur nga Anadolli.

Gjuha shqipe shumë shpejt do të jetë gjuhë gjithëkombëtare në Ballkanin Perëndimor.

ll.

Arsyeja e dytë është fakti i rëndë për shovinizmin grek: ka filluar dhe do vazhdojë me forcë të ngrihet ndërkombëtarisht çështja e Çamërisë.

Në këtë kohë ka ardhur çasti që fuqitë e mëdha të riparojnë dëmet e rënda që iu kanë shkaktuar padrejtësisht shqiptrëve dhe Shqipërisë në një shekull e gjysmë.

Politika amerikane po e bën këtë, edhe politika gjermane gjithashtu.

Tani që u mbyll çështja kosovare dhe pavarësia e Kosovës, patjetër që shpejt do të fillojë ndërkombëtarisht çështja e Çamërisë.

Për vetë politikën perëndimore aneksimi i Çamërisë dhe genocidi antishqiptar grek kundër çamëve shqiptarë të lashtë aty, është një padrejtësi e madhe historike.

Të ardhurit nga Anadolli kanë shpërngulur me dhunë dhe kanë vrarë autoktonët e lashtë historikë. Kjo është paradigma historike që po dominon në këtë kohë e cila po flet shqip në Ballkan, për realizimin aktiv të të drejtave të shqiptarëve si bashkim kombëtar.

Bashkimi kombëtar i shqiptarëve sot është pashmangësi historike. Kjo po shqetëson pushtuesit historikë të territoreve shqiptare

në Ballkan.

lll.

Tani, vetë politika amerikane dhe ajo gjermane e kanë të qartë, që shqiptarët e gjymtuar padrejtësisht janë të vetmit aleatët natyrorë të tyre në këtë zonë. Por kjo në fakt ka qenë edhe politika austrogjermane e fillimit të Shekullit të XX.

Aleanca shqiptaro – amerikane e ka rigjallëruar këtë politikë. Kjo është arsyeja kryesore që çështja shqiptare sot është në vendin që meriton.

Askush nuk mund ta ndalojë dot më progresin e çështjes shqiptare në Ballkan. Gënjeshtrës historike antishqiptare i ka ardhur fundi.

Qeveria shqiptare sot duhet të qëndrojë në Himarë për të treguar se çështja e Himarës është dëshpërimi grek kundrejt historisë së re të shqiptarëve të bashkuar.

Çdo lëshim është antishqiptarizëm…

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Spahiu: Një tjetër lajm i zi për ekonominë dhe Shqipërinë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Kryen 7 vjedhje me vlerë 2 milionë euro në Francë, policia belge vë në pranga 6 persona

17:22 : 14/05/2025

Mori vetëm 1 mandat, Lapaj: Më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar! Nxorri lakuriq sistemin elektoral

17:16 : 14/05/2025

VIDEO/ Sulmuesi i Nottingham pëson dëmtim të rëndë, futet në koma artificiale

17:13 : 14/05/2025

Samiti i BE në Tiranë/ Aeroporti i Rinasit: Akset alternative për të shmangur trafikun

16:58 : 14/05/2025

Trump takon udhëheqësin e ri të Sirisë pas premtimit për heqjen e sanksioneve

16:56 : 14/05/2025

Presidenti i Këshillit Evropian: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Europian deri më 2028

16:44 : 14/05/2025

Berisha thërret drejtuesit politik të qarqeve në takim në selinë blu

16:38 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com