• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sekretet e largimit, të Visho Ajazit

15:27 : 30/10/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Në ditët e fundit të muajit Shtator të vitit 2015, në media u “dekonspirua” një ngjarje që gjalli shumë habi në rrethet politike, por edhe në opinion. Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të mbyllur, gati në fshehtësi, dekoroi kreun e Shërbimit Informativ Shqiptar, Visho Ajazi.

Në këtë mini-ceremoni përveç ambasadorit amerikan Donald Lu, të pranishëm ishin edhe “armiqtë” e deri atëhershëm të Ajazit, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako. Rama u kujdes që dekoratën me motivacion, “për rezultate të shkëlqyera në luftën kudër terrorizmit”, t`ja dorëzonte personalisht.

Themi që ky lajm ngjalli habi dhe bëri bujë në atë kohë, sepse vetëm një vit më parë (2014) Edi Rama kishte urdhëruar ngritjen e një grupi kontrolli, për ti bërë një skanim institucionit të SHISH, me synimin e hapur; largimin e parakohshëm të Visho Ajazit nga detyra.

Faktikisht beteja e Ramës për të larguar Ajazin nga një institucion delikat, që zotëronte sekrete e pushtetit dhe politikës, ka nisu që të nesërmen e futjes në zyrën e kryeministrit. Visho Ajazi, hapur konsiderohej nga shumica e re, si njeri i pushtetit të kaluar dhe që i shërbente ekskluzivisht atij.

Të gjithëve ju kujtohet, kur kryeministri personalisht (por më së shumti beniamini i tij Saimir Tahiri) e akuzonte Ajazin, se nuk jepte informacion për grupet e tritolit, që “goditën” edhe familjen e ish-ministrit të Brendshëm. Por akuza më e rëndë ishte ajo, për përgjimin nga ana e SHISH, të eksponentëve të mazhorancës.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Vetëm pak kohë përpara kësaj ceremonie “sekrete”, Ajazi akuzohej veçanërisht nga dyshja Rama-Tahiri se kreu i SHISH, nuk jepte informacion dhe nuk raportonte për asgjë te kryeministri dhe ministria e Brendshme, por vetëm te ish-presidenti Bujar Nishani.

Menjëherë pas këtij dekorimi, Rama u nis për në SHBA në Asamblenë e OKB-së dhe pas kthimit, lufta e Rilindjes me SHISH kaloi në një fazë armëpushimi, të paktën në dukje.

Amerikanët që kishin si prioritet global luftën kundër terrorizmit, jo vetëm që e detyruan Ramën që të mbante të lidhur gjuhën për institucionin me të cilin bashkëpunonte ngushtë në këtë betejë strategjike (ISIS ishte në kulmin e vet në atë kohë), por edhe e detyruan që ta vlerësonte, “për punë të shkëlqyer”.

Gjithçka u duk se mbyll me kaq, deri në Pranverë-Verë të vitit 2016, kohë që përkon me nisjen e një plani gjigant, për kanabisimin e gjithë vendit.

Ashtu siç edhe u vërtetua më vonë, strukturat e SHISH nisën të mbledhin informacion të bollshëm, për atë që po ndodhte dhe përfshirjen direkte të policisë, në këtë ndërmarrje gjigante kriminale. Raportet që dilnin nga institucioni që drejtohej nga Ajazi ishin në përputhje të plotë (shpesh edhe në bashkëpunim), me ato të shërbimeve sekrete gjermane, italiane etj, për atë që po ndodhte në mes të Europës.

Të gjitha informacionet; listat me emra kryepolicësh që bashkëpunonin me prodhuesit dhe trafikantët e drogës; zonat e mbjella; pistat për avionët transportues; fikja e radarëve; tunelet dhe depot e ushtrisë, doganat; Pikat Kufitare…gjithçka që po ndodhte në funksion të kësaj ndërmarrje kriminale, u dokumentua dhe u paralajmërua, nga SHISH i Visho Ajazit.

Meqenëse Edi Rama refuzoi me ndërgjegje që ta pranonte këtë realitet, u vunë në dijeni edhe homologët e vendeve partnere.

Kjo është e vërteta e pastër, se përse Edi Rama, numëronte me gishta ditët që plotësonin 5- vjeçarin e parë të kryetarit të SHISH.

Ditën e premte, ndërkohë që presidenti i vendit Ilir Meta gjendej jashtë vendit, ai vendosi që të vinte veton dhe të “pushonte” nga detyra Ajazin, për ta zëvendësuar me Helidon Bendon. Paralelisht me këtë hap ishte kujdesur (dhe vazhdon edhe sot) që nëpërmjet medieve që ka nën kontroll, të përhapte lajmin se “Kreut të SHISH, i ka mbaruar mandati”. Në fakt kryetarët e SHISH, me kushtetutë mund të rikonfirmohen çdo 5 vjet në atë detyrë, pafundësisht. Mjafton që të kenë kryer me sukses detyrën dhe të bien dakord; kryeministri me presidentin.

Për ta bërë sa më të “kapërdishme” hakmarrjen, Rama nuk tentoi që të vendoste në atë pozicion të rëndësishëm, një njeri të besuar të tij. Për atë mjaftonte vetëm që Ajazin të mos e kishte më nëpër këmbë, veçanërisht në këto kohë të vështira.

Helidon Bendo ka shërbyer në SHISH 21 vite pa ndërprerje dhe ka qenë aty, ndërkohë që parakalonin të gjitha qeveritë e tranzicionit; si një teknicien që e ka ngjitur natyrshëm karrierën brenda institucionit. Pavarësisht se ka qenë shok shkolle dhe janë nga i njëjti qytet me Niko Peleshin, ai në rrethet e ngushta të shërbimeve sekrete njihet më së shumti, si “njeri i amerikanëve”. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse Ajazi ka pranuar të vetëdorëhiqet, formalisht.

Nëse Edi Rama do të kishte tentuar që ta kapte SHISH (siç ka bërë me institucionet e tjera) duke vendosur në krye të tij ndonjë shok të Engjëll Agaçit, atëherë situata do të ishte ndryshe edhe për presidentin, edhe për opozitën.

Pavarësisht të gjithave, një gjë është e sigurt: Ajazin e largoi nga detyra, frika e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit…

SYRI.net

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Kushtetuesja rrëzon padinë e Unionit të Gjyqtarëve për Reformën në Drejtësi

TË GJITHA

E trishtë/ Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

08:48 : 29/06/2025

SHBA/ Senati jep dritën jeshile për debatin mbi projektligjin të shpenzimeve të Trump

08:45 : 29/06/2025

Lëvizje surprizë/ U largua nga Tirana, Përgjoni kalon te rivalët e Superiores

08:33 : 29/06/2025

Këmbimi valutor! Euro në pikiatë, çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja

08:33 : 29/06/2025

Pushimet çdo vit e më të shtrenjta! Ku do të “arratisen” shqiptarët këtë verë

08:23 : 29/06/2025

Goli i Weiper nuk mjafton, Anglia mund Gjermaninë dhe shpallet kampione e Europianit U-21

08:14 : 29/06/2025

Pritet zyrtarizimi/ Drejtimin e Kombëtares U-17 do ta marrë ish-trajneri i Kukësit

08:04 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com