Një studim sugjeron shikimin e filmave të animuar të Disney dhe Pixar të cilët mund të na ndihmojnë se si mund të fillojme bisedët rreth vdekjes me fëmijët, të cilët kanë mënyrë të ndryshe reagimi nga të rriturit.
Vdekja është një gjë shumë e frikshëme. Vetëm të menduarit për të është e tmerrshme, kështu që kur fëmijët ju detyrojnë të flisni për vdekjen, ata mund të ndihen shumë, shumë keq. Kështu që, nëse do të mund ti referoheshit të paktën për një pjesë të saj, filmave vizatimorë të Disney dhe Pixar, kjo do tjua bëjë më të lëhtë shpjëgimin rreth vdekjes. Një studim i botuar në “Omega Journal of Death and Dying”, nga akademikët në Universitetin e Buffalo, tregon se filmat vizatimore nga këto studio të veçanta (për shkak se në Disney dhe Pixar filmat e animuar kanë më shumë vdekje se në të tjerët) mund të jetë një mënyrë e dobishme për të filluar bisedat rreth vdekjes me fëmijët.
Disa besojnë se fëmijët duhet të mbrohen nga koncepti i vdekjes, pasi mendojnë se do tu bëjë keq fëmijëvë. Pavarësisht se ne mund të bëjmë të pamundurën dhe të mbrojmë ata nga kontakti me biedat rreth vdekjes është e pamundur të ndalojmë vdekjen në një mënyrë ose në një tjeter, në mos sot neser ata do të përballen me vdekjen e dikujt që ata kanë pranë.
Kështu, vdekja e një të afërmi është folur në tinguj të heshtur; bisedat ndalen kur fëmijët hyjnë në një dhomë; fëmijët nuk lejohen të shkojnë në funerale dhe nuk u thuhet që të dashurit janë të sëmurë derisa të vdesin. Ky është një gabim. Sepse nëse të rriturve u duket e frikshme, çfarë shpresa ka për një fëmijë?Ideja e përdorimit të filmave vizatimore për të hapur biseda dhe për tu shpjëguuar rreth vdekjes fëmijëve është e dobishme sepse prezanton një koncept të vështirë në një mënyrë të arritshme. Asgjë nuk funksionon më mirë sesa duke folur për vdekjen, lehtë, me fakte dhe me qetësi, ndoshta jo çdo ditë, por sa më shpesh aq më mirë. Më poshtë do të gjeni disa këshilla:
1. Gjithmonë kur flisni për vdekjen duhet të jeni të qetë dhe faktik duke u përgjigjur pyetjeve të fëmijëve tuaj. Dëgjoni pyetjen, përgjigjuni pyetjes sa me thjesht dhe qetesisht, mos u përgjigjni për atë që nuk ju kanë pyetur. Shmangni frazat si “gjyshja ka shkuar të flejë”, sepse kjo mund t’i bëjë fëmijët të kenë frikë të bien në gjumë ose kemi “humbur” gjyshen. Thjesht “Gjyshja ka vdekur”.Mos kini frikë nga fjala vdekje, pra mos keni frikë nga fjalët reale. Mos u tregoni fëmijëve gjysmë të vërteta, ato do të përbëjnë fakte që mungojnë dhe ato mund të jenë më të dëmshme se sa e vërteta aktuale.
2. Fëmijët priren të brengosen ndryshe nga të rriturit. Ata hidherohen per vdekjen e gjyshes një moment dhe pastaj një moment i sheh duke luajtur. Bisedat mund të zgjasin gjatë disa ditëve, javëve, muajve, pasi fëmijëvë u rritet kurioziteti. Kjo nuk do të thotë se ata kanë qenë të shqetësuar gjatë gjithë kohës dhe ju mos u lodhni se pergjigjuri pyetjeve të tyre.
3. Shpjegoni se është OK të qani, por është gjithashtu mirë të mos qani. Zemërimi është një udhëtim: çdo anëtar i familjes mund të jetë në të njëjtin tren, por të gjithë po shikojnë nga një dritare tjetër, me një pamje tjetër. Jeta vazhdon.
4. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nëse ju ose fëmijët tuaj jeni ne luftë të vazhdueshme për këtë gjë. Ndonjëherë fëmijëve nuk upëlqen të shqetësojnë prindërit ose të rriturit e tjerë, sepse ata kanë frikë ti mërzitin ata dhe nuk e duan këtë gjë. Gjithashtu, nëse nuk përballesh, është shumë më e vështirë të përkrahësh dhe mbështesësh një fëmijë.
5. Pavarësisht se çfarë thotë studimi, mos i lini fëmijët të shikojnë Dumbo-n pasi është film shumë tronditës.