Ofendimet dhe fyerjet e Kryeministrit Rama pak ditë më parë në drejtim të gazetarëve, ngjallën reagim tek media dhe gazetarë të ndryshëm. Madje për këtë çështje reagoi dhe Unioni i Gazetarëve i cili i quajti dekaratat e kryeministrit injorim ndaj profesionit të gazetarit. Por pavarësisht disa reagimeve në rrjetet sociale për këtë çështje, nuk u mor asnjë masë ligjërisht.
Askush nga gazetarët, të pranishëm në momentin që kryeministri Rama ofendoi profesionin e tyre, nuk iu drejtua Komisionit të Medias me një ankesë zyrtare.
Luçiano Boçi, deputeti i PD dhe njëkohësisht dhe një ndër antarët e Komisionit të Medias shprehet për Boldnews.al se këto deklarata cënojnë në mënyrë të vazhdueshme lirin e shtypit në shqipëri, duke krijuar censura dhe autocensuara ndaj gazetarve.
I pyetur nëse Komisioni i Medias po planifikon një mbledhje në lidhje me ngarjen aspak të zakont në raporitin me median, Boçi shprehet se ende nuk ka një mbledhje të planifikuar posaçërisht në lidhje me këtë ngjareje duke theksuar se në mblrdhjen e radhës do të jetë çështje primare.
Antari i Komisionit shprehet gjithashtu se Komisioni i Medias nuk është mbledhur pasi nuk ka asnjë ankes prej gazetarve në lidhje me ofendimet dhe fyerjet e kryeministrit në adres të tyre për shkak se, siç e quan ai për fat të keq në vendin tonë gazetarët kanë mungesë solidariteti ndaj profesionit të tyre. Ndërkohë shton se shoqatat të cilat trajtojnë lirinë e shtypit janë thjesht “dekoruese” dhe pa ndikim në opinionin publik, pasi as ato nuk reaguan.
Boçi pësërit se kjo çështje do të shqyrtohet në momentin e parë që Komisioni i Medias do të mblidhet.
Intervista e plotë:
Boçi vetëm pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama gjatë një pronocimi për mediat, i pyetur nga gazetarët në lidhje me çështjen “Tahiri” ka shpërthyer në fyerje dhe ofendime ndaj gazetarëve duke cënuar kështu morali dhe profesionalizmi e tyre.
Duke u nisur nga kjo ngjarje, a do të kemi një mbledhje nga Komisioni i Medias për këtë çështje?
Nuk është hera e parë që kryeministrin e lëshojnë nervat para gazetarëve. Zakonisht daljet e tij për shtyp kanë pasur gjithnjë “incidente” përplasjesh me gazetarë të vecantë në vijimësi. Shpesh të stimuluara me qëllim për të përcjellë mesazhe “kërcënuese” për të gjithë, prapa batutave gjysëm-argëtuese.
Ndërsa kjo e fundit ishte plotësisht një kthim në identitet e Ramës, si për të na kujtuar që arroganca banale burimore e tij është më e hershme dhe me nota genetike. Për të, gazetarët mbeten, që nga koha e të qënit ministër e kryebashkiak, një “rracë e urryer” që ushtrojnë një profesion “të urryer” me të cilët funksionon vetëm gjuha specifike e “sëpatës” e “shpotitjes” e “cinizmit” e “poshtërimit”.
Fatkeqësisht, kjo mënyrë e të sjellurit nuk është se nuk i ka cuar ujë në mulli Ramës. Përkundrazi mendoj. Ajo ka prodhuar jo vetëm censurë e autocensurë të bollshme në favor të tij, por madje shpesh, nga media të vecanta, ajo është parë dhe interpetuar e pranuar dhe si avantazh i Ramës në komunikimin me publikun. Madje kjo lloj sjellje e Kryeministrit, në disa opinione është interpretuar si cool, si trend, si dicka për të cilin ambjenti ynë i stigmatizuar prej tij si një katund i madh, paska pasur nevojë.
Absurdi i kësaj sjellje qëndron në faktin se Rama është vetë një lloj publicisti dhe e njeh mirë forcën e gazetarit e medias. Ndërkohë, ai është shpenzuesi më i madh në historinë e shkurtër të shteti shqiptar që hedh shuma marramnëdëse nga paratë publike, për të
mbajtur në funksion zyra propagande për të formuluar e përhapur qëndrime e ide mediatike, por dhe për të financuar media të caktuara. Shto këtu dhe interesat e shumta që i shpërndan pikërisht në bazë shkallës së flirtimit që këto media bëjnë me PS e me qeverinë.
Në këtë pikë duhet parë mendoj dhe një pjesë e sulmit të tij me gazetarët e vecantë. Ndoshta brenda tij, në këtë rast, ka ca doza “sinqeriteti”, pasi në nëndërgjegjen e tij Rama është blerësi i gjithçkaje sipas parimit “unë nuk mund të shahem dhe të mos përkrahem, sepse unë blej”. Ka një nuancë “habie” krasaj brutalizmit pa vend në gjestikulacionin e tij që flet shumë. Megjithëse besoj se ka qenë dhe “nën efekt”.
Gjithsesi kjo nuk është gjithckaja. Rama i trembet instiktit të gazetarit të pavarur për të vërtetën dhe e di shumë mirë që profesionalizmi i tyre e mund inteligjencën kriminale të cdo politike, prandaj dhe sulmon. Instiktit profesional të gazetarit (të vërtetës) i kundërve instiktin e vet të politikanit (fyerjen) me shpresën se ai nuk do të bëhet “preja” e opinionit gazetaresk, që në Shqipëri dhe jo vetëm, është njëkohësisht ogur dhe shkak i shumë rrokullisjeve e rënieve të pashpresa të “gjigandëve” liliputë politikë.
Për shkak të situatës ne ende nuk kemi një vendim kthimi në komision. Në rastin më të parë të ne do parashtrojmë një kërkesë të tillë, sepse në traditën e këtij komisioni ne kemi qenë iniciatorë të shumë dëgjesave për problemet e cënimit të lirisë së shtypit dhe kërcënimeve, goditjeve apo largimeve të padrejta nga puna të gazetarëve.
Kujtoj rastet e T. Skuqit, Totës, Ilnicës, apo të gazetarëve të emisionit Publicus. Gjithmonë jemi ndeshur në votën bllokuese të mazhorancës dhe inisiativën e saj idiote penguese për të mos dëgjuar gazetarët në komision dhe për të mos lejuar transmetimin e seancave. E njëjta situatë parashikoj të ndodhë dhe në këtë rast.
Megjithatë kjo nuk na pengon qe ne të shfaqim qëndrimin tonë, të mbështesim e të inkurajojmë gazetarët e mediat në punën e tyre e njëkohësisht të ndërmarrim iniciativa ligjore në favor të ushtrimit të profesionit të tyre në hapësirën dhe të drejtën që ai meriton.
E thënë kjo nga një Kryeministër, sa cënohet lira shtypit në Shqipëri?
E thënë nga një kryeministër liria e shtypit nga njëra anë, është “varur” dhe një herë për t’i shtuar asaj dhimbjen dhe vështirësuar asaj frymëmarrjen e frymënxjerrjen e “plasjes” në publik të vërtetave të hidhura e për t’i shtuar nga ana tjetër, agoninë e pushtetit kryeministrit. Një gjendje që gjithmonë pavarësisht iluzioneve e stimulimeve me mijëra forma, ka dëshmuar që zgjat përkohësisht e që njëherazi, shndërrohet në një gjenerator që tërheq drejt botës së përtejme jo qafën e medias por lakun e pushtetit.
Në optikën tuaj, ofendimet e Z. Rama ndaj gazetarve ishte një shpërthim i momentit apo një mënyrë për t’iu shmangur pyetje të radhë së çështjes “Tahiri”?
Autokontrolli i Ramës gjithmonë ka oshiluar mes shpërthimeve, grimasave, etiketimeve e qëndrimeve shumë problematike, përgjatë historisë së tij politike, për shkak të shumë faktorëve psikologjikë e pse jo fiziologjikë. Akoma më shumë atë ditë, i zënë në grackën që e ndërtoi vetë, “të mosparit gjë akoma” e i detyruar të bëjë një mbrojtje të detyruar për hir të vetes e jo të Tahirit, Rama ishte i memectë, i paargument, agresiv, i çekuilibruar dhe banal. Në fakt ishte ai Rama i vërtetë, sipas asaj fjalës “njeriu zbulohet në gjërat e vogla”, në ato intervistat flash, ku kapet gafil nga sinqeriteti e profesionalizmi gazetaresk dhe jo në studiot llamburitëse i shoqëruar me eskortë “policësh” e “dijetarësh”.
Aty ndërvepruan pothuaj të gjithë elementet: urrejtja për gazetarët e të vërtetën, momenti i sikletshëm i fillimit të një cmontimit pa kthim të tij si personazh, presioni që i bëri opozita dhe specifikisht fjala e Bashës, mllefi që mbrojti dikë që ditë më parë ja kërcënoi qëndrimin e kundërt, të qënurit krejtësisht i kapur nga rrethana kriminale në të cilën gjendet bashkë me triumfin e tij etj.
Ndryshe nuk kishte si të ndodhte.
Në dijenin tuaj a ka gazetarë qoftë dhe jo formalisht te jete drejtuar Komisionit të Medias, në lidhje me këto fyerje?
Është për të ardhur keq në fakt dhe këtë e them jo pa shqetësim që, përgjatë këtyre viteve politikë midis shumë gjërave në komunikimet me gazetarët e mediat që më kanë dhuruar kënaqësi e ndihmë si njeri dhe si deputet, kam vërejtur dhe dicka të madhe që nuk shkon në komunitetin e tyre: mungesën e solidaritetit profesional.
Nuk them që mungon fare se do isha deformues i së vërtetës, por është shumë i paorganizuar, sporadik dhe paragjykues me nota ndonjëherë dhe politike. Rasti i fundit me Ramën ishte më i pasur në reagime, midis të cilave pati dhe shpërthime lapidare, por që mbeten thjesht personale dhe vaktësia e deklaratës së Unionit le shumë për të dëshiruar.
Mendoj se gjendja nuk përmirësohet as duke i shkruar Ramës statuse melodramatike si “unë të kam votuar por po zhgënjehem” se “unë nuk jam injorante por paguaj taksa për injorantët” që zgjedh…etj, etj e as me përgjigje me “të njëjtën monedhë”. Arma e gazetarit është solidaritet nëpërmjet të vërtetave, pavarësisht vështirësive me të cilat vishet ajo.
Unë e di që për këtë situatë ka rol dhe politika në tendencën e saj për “ta bërë zap” median e gazetarin, por personalisht jam tifoz i organizimit sindikal të një prej profesioneve më të vështira, më të pakpaguara dhe më vulnerabël, më shërbyes ndërkohë të tranzicionit tonë të gjatë. Shoqatat ekzistuese janë thjesht dekoruese dhe në shumë raste me ndikim zero në opinion.
Unë prisja jo nga gazetarët e vecantë, por nga Unioni të kërkonte një mbledhje të menjëhershme të komisionit të medias, ku të parashtronin shqetësimet e kërkesat e tyre për dhunën verbale, gjendjen e lirisë së medias dhe të pozitës së gazetarit.
Mendoni se duhen ashpërsuar masat apo sanksionet ndaj personave të cilët cënojnë lirinë e shtypit?
Rama diku nga 2013 për të goditur ambjentin gazetaresk në vend propozoi rikthim e kriminalizimit të shpifjes për të futur në një thes kë të donte. U kundërshtua dhe nuk u pranua. Por sot në një formë apo në një tjetër ka arritur t’i presionojë, miklojë, kojë, të bëjë për vete një pjesë “kundështare” të tij, t’i ndajë në miq të shumtë e armiq të paktë, në ca të kazanit dhe të tjerët të tepsisë, duke ruajtur një trysni konstante ndaj medias. Falë kësaj “sjellje” të tij sikurse dhe ajo që u demostrua ditën e mërkurë, Rama i kontrollon në e tyre për dhunën verbale, gjendjen e lirisë së medias dhe të pozitës së gazetarit.
Mendoni se duhen ashpërsuar masat apo sanksionet ndaj personave të cilët cënojnë lirinë e shtypit?
Rama diku nga 2013 për të goditur ambjentin gazetaresk në vend propozoi rikthim e kriminalizimit të shpifjes për të futur në një thes kë të donte. U kundërshtua dhe nuk u pranua. Por sot në një formë apo në një tjetër ka arritur t’i presionojë, miklojë, kojë, të bëjë për vete një pjesë “kundështare” të tij, t’i ndajë në miq të shumtë e armiq të paktë, në ca të kazanit dhe të tjerët të tepsisë, duke ruajtur një trysni konstante ndaj medias.
Falë kësaj “sjellje” të tij sikurse dhe ajo që u demostrua ditën e mërkurë, Rama i kontrollon në gjithanshme në ushtrimin e profesionit të tij. Ky status do i siguronte atij një lloj “imuniteti” ndaj politikës e politikave editoriale të linjave të interesit.
A parshikon Komisioni i Medias një mbledhje ku të shqyrtohen raste të tilla?
Do jetë pjesë e axhendës sonë prioritare në Komision në momentin më të parë.
Intervistoi: Enkel Xhangoli