• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Mediu: Ja pse jam kundër heqjes së imunitetit

16:35 : 28/10/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkon që ndryshimet kushtetuese për zhveshjen e imunitetit nga çdo imunitet parlamentar duhet të shihen me kujdes, në mënyrë që maxhoranca të mos i përdorë ato për të sulmuar opozitën.

Në një intervistë për “Panorama”, Mediu deklaron se ka ardhur koha që të shihet i gjithë ndryshimi kushtetues për ta sjellë vendin në një sistem kushtetues të një republike parlamentare.

Deklaratat e kreut të PR-së vijnë pak ditë pasi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u diskutua mundë- sia e propozimit të një ndryshimi kushtetues për heqjen e çdo imuniteti të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Propozimi në Grupin e PD-së është bërë nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili ka kërkuar që forcat opozitare të propozojnë një ndryshim kushtetues që t’i hiqet çdo lloj mundësie pushtetit politik që të justifikohet përballë drejtësisë.

Propozimi i Bashës erdhi menjëherë pasi Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në Kuvend refuzoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për t’i hequr imunitetin dhe për të lejuar arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Pas takimit të zhvilluar me ambasadorin e SHBA, Donald Lu, kreu i PD-së nuk e mohoi mundësinë e hartimit të propozimeve ligjore për të hequr totalisht imunitetin e deputetëve të Parlamentit. Basha theksoi se opozita do të ndjekë çdo hap, përfshirë edhe ndryshimet legjislative, për çmontimin e asaj që e konsideron si kupolën mafioze që ka kapur shtetin.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Z. Mediu, disa ditë më parë, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD ka pasur një diskutim lidhur me zhveshjen e deputetëve nga çdo imunitet parlamentar, nisur nga rasti “Tahiri”. Ju vetë e mbështesni idenë e ndryshimeve kushtetuese?

Është hedhur një ide për ndryshime kushtetuese. Imuniteti për deputetët është hequr, por diskutimi lidhet me faktin nëse duhen hequr edhe masat e tjera. Ashtu si në vende të tjera, edhe në Shqipëri imuniteti jepet për të mos pasur influenca politike dhe veprime politike. Por Kushtetuta nuk është një copë letër që mund ta ndryshosh sa herë të duash. Nëse flasim se duhet të bëjmë një veprim, ai duhet të jetë i pjekur dhe duhet parë në kuadrin e të gjitha ndryshimeve kushtetuese që duhet të bëhen. Për mua duhet të fillohet të analizohet Kushtetuta nga e para. Ne nuk kemi më republikë parlamentare, tani ne kemi një republikë qeveritare. Përpara se të merremi me elementë të veçantë, ne duhet të shohim se cili është interesi i përgjithshëm. Çfarë është Kushtetuta në fund të fundit? Kushtetua janë njerëzit dhe qeverisja. Këtu në Shqipëri tashmë kemi vetëm qeverisje, nuk kemi më njerëz. Nëse duam të ndërtojmë disa balanca që njerëzit të jenë të pavarur, të ketë ndërveprim, pra check and balance. Duhet të analizojmë njëherë e mirë çfarë synojmë. Ne nuk jemi më një shtet i së drejtës. Themi shtet ligjor, por ligjet janë kundër interesave. Pra, ajo që unë kam thënë në lidhje me heqjen e imunitetit është që nëse duam të bëjmë një ndryshim ligjor, të jetë diçka e pjekur.

Dyshoni se këto ndryshime kushtetuese për heqjen e imunitetit të deputetëve mund të përdoren nga maxhoranca për të intimiduar apo arrestuar deputetë të opozitës?

Për mua ka ardhur koha që ne të shohim të gjithë ndryshimin kushtetues për ta sjellë Shqipërinë në një sistem kushtetues të një republike parlamentare. Sepse sot ne kemi vetëm një pushtet dhe ajo është qeveria. E dyta, Parlamenti duhet të ketë pushtetin e vet dhe nuk mund të nëpërkëmbet nga qeveria nga çdo lloj ndryshimi legjislativ. Dhe e treta, në një situatë kaq problematike politike duhet të konsiderojmë që ne të mos kemi probleme të tilla që të mund të ushtrojnë presione dhe intimidime te deputetët në mënyra të paligjshme, të cilat justifikohen në kuadër të kësaj transparence. Sepse do të kemi shtrembërime të qëllimeve që vijnë nga Parlamenti.

Cila duhet të jetë rruga ligjore që duhen ndërmarrë ndryshime kushtetuese që opozita po diskuton?

Ne si opozitë përballë maxhorancës jemi të ekspozuar. Imunitetin ne të hequr e kemi. Sepse nëse e lë deputetin, fjala vjen në dorë të policit në rrugë, kjo mund të krijojë veprime të njëanshme politike. Prandaj jam i mendimit që duhet të kemi një ndryshim të pjekur. Sepse nuk është thjesht një çështje që të tregojmë vullnetin tonë. Sepse ne do të bëjmë një ndryshim ligjor jo për të hequr imunitetin e qeveritarëve, por po ua heqim imunitetin deputetëve. Çfarë ndikimi kanë deputetët? Deputetët nuk kanë asnjë ndikim. Imuniteti është problematik te qeveritarët. Janë pikërisht ata që e përdorin imunitetin e tyre. Duke goditur politikën, e kemi dobësuar jashtëzakonisht shumë Parlamentin, aq sa maxhoranca tallet siç i do qejfi. Po të shohësh Parlamentin, sipër është qeveria, ndërkohë që deputetët janë poshtë. Ata flasin sa herë të duan dhe janë të palimituar në të drejtën që kanë, ndërkohë që ne si deputetë jemi të kronometruar. Situata është e papranueshme. Kush deputet ka mundësi të bëjë një ligj? Asnjë prej deputetëve. Kush deputet ka forcë për të kontrolluar ekzekutivin? Asnjë. Sepse këto janë dy funksionet kushtetuese që ka Parlamenti: ligjbërja dhe kontrolli i ekzekutivit.

Ka një propozim konkret që opozita do ta paraqesë në Parlament?

Ende nuk jemi në fazën e hartimit të një projekti ligjor. Por ne si opozitë e kemi diskutuar heqjen e imunitetit. Çështja është që ne të heqim çdo lloj mundësie pushtetit politik që të justifikohet përballë drejtësisë. Por për mua duhet analizuar shumë kjo çështje. Në gjykimin tim, Parlamenti duhet të ketë autoritetin në një republikë parlamentare. Çdo ndryshim kushtetues duhet bazuar në parimin check and balance. Gjithashtu nuk mund të vendosësh çdo lloj strukture ekzekutive pushtetit legjislativ. Deputeti është deputet, është pushtet më vete. Nuk mund të jetë çdo kohë i kontrolluar nga ekzekutivi. Pra, ekzekutivi nuk mund të ushtrojë presione, intimidime. Kjo nuk është një praktikë shqiptare, por kështu ndodh kudo. Nëse kemi një drejtësi të pavarur apo ndarje të pushteteve, absolutisht mund të zhvishet nga çdo lloj imuniteti deputeti. Por çështja është që ne jemi në një sistem kompleks jofunksional. Logjika ime është që të bëjmë ndryshime të pjekura që nuk do të pendohemi nesër dhe jo ndryshime që për shkak të raportit politik të sotëm, justifikojnë qëllimin politik. Unë nuk jam për këtë. Unë jam që kur të flitet për ndryshimet kushtetuese, duhet të ketë një gjykim më afatgjatë.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Berisha: PPE dënon bllokimin e drejtësisë nga Rama

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Spaho njofton fundin e karrierës politike: Jam i shokur, PD të gjejë forcë për të kaluar këtë gjendje të rëndë

21:25 : 14/05/2025

Guardiola i prish merkaton Bayern-it: Këtu s’ke rival, në Mynih…

21:18 : 14/05/2025

“Shkelje publike e rëndë”, Berisha mbledh deputetët në selinë e PD

21:08 : 14/05/2025

BE paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

21:07 : 14/05/2025

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

20:59 : 14/05/2025

Lëvizje e papritur, zyrtari i Juventusit jep dorëheqjen para sfidave vendimtare

20:48 : 14/05/2025

Incident i frikshëm në një kopsht zoologjik në Francë, 13 persona goditen nga rrufeja

20:47 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com