• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dokumente që do shkaktojnë ‘tërmet’? Priten dosjet e papublikuara për vrasjen e Xhon Kenedit

19:55 : 26/10/2017
në BOTA, KRYESORE

Një valë e fundit dokumentash të lidhura me vrasjen e Presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, pritet të bëhen publike sot, duke hedhur ndoshta më shumë dritë mbi një ngjarje tragjike që ka magjepsur publikun dhe ekspertët e presidencës Kennedy për dekada me radhë.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone njofton nga Uashingtoni.Presidenti Kennedy u vra ndërsa limuzina e tij përshkonte Dallasin në Teksas, më 22 nëntor 1963. Ai ishte me gruan e tij, Jackie.

Agjenti i Shërbimit Sekret, Clint Hill shkoi me shpejtësi tek limuzina, disa sekonda pasi presidenti u qëllua.

“Ma mori mendja që plaga ishte vdekjeprurëse, por nuk isha plotësisht i sigurt. Por e vetmja gjë që tha zonja Kennedy ishte “Oh Jack, oh Jack, çfarë bënë kështu?’ dhe pastaj shtoi “Jack, të dua”, kujton ai.

Lee Harvey Oswald, që kishte qenë i arratisur në Bashkimin Sovjetik, u akuzua për vrasjen e Presidentit Kennedy.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

I pyetur nëse kishte qëlluar presidentin, ai tha jo.

Oswald u vra dy ditë më pas nga Jack Ruby, pronar i një klubi nate, duke shtuar frikën se bëhej fjalë për një komplot.

Presidenti Donald Trump njoftoi përmes një mesazhi në Twitter, se do të lejonte publikimin e pjesës së fundit të dosjeve të Presidentit Kennedy, pasi ato të rishikoheshin.

Publikimi i plotë i dokumentave, mund të nxjerrë informacione të reja për vrasjen e presidentit, thotë eksperti Larry Sabato.

“Do të jetë një moment i rëndësishëm, sepse më në fund, pas afro 54 vjetësh, studiuesit do të kenë të gjithë informacionin që ka pasur qeveria dhe do të jenë në gjendje të bëjnë vlerësime të reja për vrasjen e Kennedy-t.”

Me interes të veçantë për profesorin Sabato dhe ekspertë të tjerë, është se çfarë dinin agjencitë qeveritare dhe me kë i ndanë informacionet lidhur me vizitat e Oswaldit në ambasadat sovjetike dhe kubaneze në Mexico City para vrasjes.

“Dua të mësoj më shumë se çfarë dinin që më parë dhe pse, nëse mund ta marrim vesh nga dokumentat, nuk kishin komunikuar më mirë me njëri-tjetrin”, thotë ai.

Raporti zyrtar i Komisionit Warren, arriti në përfundimin se Oswald kishte vepruar i vetëm, por publiku ka pasur dyshime për një kohë të gjatë, thotë profesor Sabato.

“Numri i amerikanëve që besojnë se vrasja ishte komplot ka variuar nga 60 deri në 75 për qind, prandaj është shumë e qartë se shumë amerikanë nuk besojnë se Lee Harvey Oswald veproi i vetëm.”

Pavarësisht nga mosbesimi, nuk ka pasur prova përfundimtare që të bëjnë të mendosh se ka pasur persona të tjerë të përfshirë në vrasje, përveç Oswaldit. VOA

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

I kujtuan dënimin e kryeministrit kroat, Rama i kthen përgjigje Prokurorisë

TË GJITHA

20 mijë € për letra false/ Dera e laboratorit “sekret” ishte brenda garderobës, hapej me çelës dritash

18:43 : 06/07/2025

Tragjedia në Teksas/ 59 viktima nga përmbytjet, ende të zhdukur 27 fëmijë 

18:24 : 06/07/2025

Turizëm mes kaosit, 15 kilometra trafik në Lezhë

18:18 : 06/07/2025

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, dy të plagosur

18:10 : 06/07/2025

VIDEO/ Gripshi nuk ndalet! Shënon gol në ndeshjen e katërt rresht me Astanën, dhuron dhe asist

18:09 : 06/07/2025

VIDEO/ Tmerr në Antalia: Luani del nga kafazi dhe plagos një burrë në gjumë

17:39 : 06/07/2025

“Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës

17:38 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com