• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

KLSH: Birra “Peja”, evazion fiskal me dëm 1.4 mln euro në buxhetin e shtetit

17:36 : 11/08/2017
në EKONOMI, KRYESORE

Rritja e importit të birrës dy vitet e fundit duket se është shoqëruar edhe me evazion fiskal.

Nga auditimi i ushtruar nga KLSH në Degën e Doganës Tiranë për vitin ushtrimor 2015, në lidhje me subjektin “Kuinda” sh.p.k. që importon artikullin “Birrë Peja”, u konstatuan dy dukuri me efekte financiare negative në Buxhetin e Shtetit.

Në lidhje me Procesverbalin e kontrollit aposterior nr. 433, datë 18.12.2015 mbajtur nga inspektorët e kontrollit aposterior, për kontrollin dhe verifikimin e importeve të kryera nga kompania e mësipërme të artikullit “Birrë Peja” klasifikuar në kodin tarifor *22030001* rezultoi:

Për periudhën e sipërcituar, bazuar në Udhëzimin 20 të Ministrisë së Financave “Mbi përcaktimin e standarteve të dokumentit për vërtetimin e sasisë së prodhimit për qëllime të përcaktimit të nivelit të detyrimit të akcizës”, subjekti me shkresën nr. 2795 prot. datë 31.01.2014 dhe nr. 1575 prot., datë 20.01.2015, ka paraqitur pranë Departamentit të Akcizës (në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave-DPD), vërtetimin e prodhimit të birrës për nivelin e prodhimit vjetor përkatësisht të viteve 2013 dhe 2014 nga fabrika “Birra PEJA” në Kosovë.

Në bazë të këtij deklarimi, duke iu referuar shkresës së sipërcituar paraqitur nga subjekti, nga Departamenti i Akcizës me shkresën nr. 2795/1 prot. datë 31.01.2014 dhe nr. 1575/1 prot. datë 23.01.2015 “Dërgim vërtetimi prodhimi për subjektin KUINDA Shpk”, dërguar Degës së Doganës Tiranë, përcaktohet se: “..Në importin e birrës nga kjo fabrikë, ky subjekt do të paguajë acizën e birrës me nivelin e diferencuar prej 360 lekë/HL/shkallë alkoolometrike. Në sistemin Asycuda, është regjistruar Nipt-i i subjektit në kodin shtesë B1N.”.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Pas kësaj, nga subjekti i sipërcituar kanë vijuar importet për periudhën 23.01.2015 – 22.10.2015 duke çliruar për qarkullim të lirë sasinë prej 5,535,364 litra birrë të markës “Peja” me origjinë nga Kosova me pagesë të akcizës me nivel të reduktuar sipas shkallës tatimore 360 lekë/HL/shkallë alkolmetrike.

Referuar pikës 6 të Udhëzimit nr. 20, datë 28.09.2012 të MF “Mbi përcaktimin e standarteve të dokumentit për vërtetimin e sasisë së prodhimit për qëllime të përcaktimit të nivelit të detyrimit të akcizës”, Departamenti i Akcizës në bashkëpunim me Departamentin Operativ Hetimor kanë kryer verifikimin e sasive të prodhimit për vitin pararendës të Kantinës Peja. Me shkresën nr. 19437/2 prot., datë 15.10.2015 të DPD, Autoritetet Doganore të Kosovës konfirmojnë se sasia totale e prodhimit të produktit birrë të Kantinës “Peja” për vitin 2014 është mbi 200, 000 HL.

Departamenti i Akcizës me shkresën nr. 25904 prot. datë 22.10.2015 “Revokim aktesh” drejtuar Drejtorisë së Doganë Tiranë, në ushtrimin e kompetencave të tij dhe në zbatim të pikës 7 të Udhëzimit nr. 20, datë 28.09.2012 të Ministrisë së Financave “Mbi përcaktimin e standarteve të dokumentit për vërtetimin e sasisë së prodhimit për qëllime të përcaktimit të nivelit të detyrimit të akcizës” i cili citon “…Në rast se nga verifikimet e kryera sipas pikës 6 më sipër apo çdo lloj verifikimi tjetër dokumentar apo/dhe fizik të ngarkesës, rezulton që nuk plotësohen kushtet apo kriteret e këtij udhëzimi, atëhere:

a) niveli i diferencuar i taksimit për shkak të sasisë së prodhimit pushon së qeni i vlefshëm;

b) zbatohet niveli maksimal i taksimit;

c) aplikohet kontroll aposterior mbi deklarimet e mëparshme të cilat kanë përfituar nga vërtetimet jashtë kritereve, si dhe aplikohen saksionet përkatëse për shmangie të detyrimit të akcizës…”, ka revokuar aktet administrative nr. 2795/1 prot. datë 31.01.2014 dhe nr. 1575/1 prot. datë 23.01.2015 për pagesën e akcizës me nivel të reduktuar sipas shkallës tatimore 360 lekë/HL/shkallë alkolmetrike. Departamenti i Akcizës nga Dega Doganore Tiranë, referuar Ligjit nr. 61/2012, datë 24.05.2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”, pas revokimit të akteve të sipërcituara kërkon:

  1. shpalljen debitor të subjektit për detyrimet e akcizës të shmangura;
  2. amendimin e deklaratave doganore duke aplikuar nivelin maksimal të akcizës mbi deklarimet e mëparshme (për periudhën 01.01 – 31.12.2014 si dhe 01.01 – 30.10.2015);
  3. aplikimin e penaliteteve për shmangien nga pagesa të detyrimit të akcizës.

Veprimet e sipërcituara nga subjekti janë në shkelje të nenit 256.1/a, 256.4, 261.1 dhe 261.2 të Kodit Doganor, pasi kemi shmangie të detyrimeve doganore (akcizës). Nga zyra e kontrollit aposterior është mbajtur procesverbali i sipërcituar vetëm për importet e kryera gjatë periudhës 23.01 – 22.10.2015 dhe jo për importet e kryera për periudhën 01.01.2014 – 23.01.2015, në shumën e detyrimit të shmangur 97,748,426 lekë dhe penalitet referuar nenit 261.3 me tërë shumën e detyrimeve doganore të papaguara në shumën 97,748,426 lekë. Penalitetet e mbajtura në Procesverbal janë mbajtur në shkelje të nenit 261.2 të KD, pasi shmangia nga detyrimet doganore është mbi 5 % e detyrimeve doganore të paguara. Efekti financiar negativ për Buxhetin e Shtetit vetëm për periudhën e sipërcituar është 195,496,852 lekë. Autoriteti Doganor nuk ka dalë me vendim administrativ, veprim ky, jo në përputhje me kërkesat e nenit 287.1 dhe 289.1 të Kodit Doganor. Mosveprimi nga ana e autoritetit doganor, referuar nenit 256.4 (detyrim doganor të shmangur), 261.3 (penalitet 10/10 e detyrimit doganor të shmangur), 287.1 dhe 289.1 të Kodit Doganor ka sjellë një efekt financiar negativ në të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit në total në shumën 195,496,852 lekë.

Nga auditimi i zbatimit të rekomandimeve u konstatua se Dega e Doganës Tiranë, duke marrë në konsideratë të plotë rekomandimin e lënë nga KLSH për subjektin “Kuinda”, ka dalë me vendimi nr. 300, datë 02.06.2017, në vlerën 390,993,704 lekë.,

  1. Në lidhje me importet e kryera nga subjekti privat “KUINDA” , ky subjekt ka importuar dhe deklaruar në Drejtorinë e Doganës Tiranë artikullin “Birrë PEJA” me origjinë të mallit dhe vend eksportues Kosovën. Praktikat doganore nga sektori i vlerës janë trajtuar me transaksion, jo në përputhje me kërkesat e Seskionit i të Udhëzimit 25, datë 30.11.2007 të Ministrit të Financave “Për procedurat e shqyrtimit të vlerës doganore, burimet e informacionit dhe afatet e publikimit me të dhënat e disponueshme…” dhe neneve 33-37 të Kodit Doganor, pasi:

– Artikulli paraqitet në çmim shumë ulët referuar të dhënave të disponueshme;

– Origjina e artikullit është nga NEU;

– Artikulli, nga i njëjti subjekt eksportues paraqitet me çmime të ndryshme;

– Referuar importeve të subjektit dhe shqyrtimit të dokumentacionit të dosjes së vlerës, subjekti nuk i përmbush kushtet për transaksion;

– Referuar importeve të subjektit për vitin 2016, (mjaft të citojmë DAV me R-45994; R-45948 dhe R-46722 e në vazhdim), nga sektori i vlerës është bërë ndërhyrje sipas metodës 6 të vlerësimit.

Konkretisht rezulton:

2.a. “Birrë PEJA pilsener, ambalazhim në shishe qelqi”, në kodin tarifor *22030001*, trajtuar me CMCFTXK me nivel të taksës doganore 0 %, në sasinë totale 978,879.2 litra

Vlera totale e artikullit e deklaruar është 336,710.4 €. Çmimi minimal, nga NEU në kushtet e lëvrimit FOB është 0.64 €/lt. Nga mosveprimi referuar neneve 33-37 të Kodit Doganor dhe Udhëzimeve për vlerën, efekti financiar negativ me të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit paraqitet në shumën 8,117,896 lekë. sipas aneksit nr.

2.b “Birrë PEJA pilsener, ambalazhim në kanaçe”, në kodin tarifor *22030001*, trajtuar me CMCFTXK me nivel të taksës doganore 0 %, në sasinë totale 2,924,208 litra

Vlera totale e artikullit e deklaruar është 1,403,619.84 €. Çmimi minimal, nga NEU në kushtet e lëvrimit FOB është 0.52 €/lt. Nga mosveprimi referuar neneve 33-37 të Kodit Doganor dhe Udhëzimeve për vlerën, efekti financiar negativ me të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit paraqitet në shumën 3,273,855 lekë. sipas aneksit nr.

2.c. “Birrë PEJA pilsener, ambalazhim në fuçi”, në kodin tarifor *22030001*, trajtuar me CMCFTXK me nivel të taksës doganore 0 %, në sasinë totale 539,136 litra.

Vlera totale e artikullit e deklaruar është 210,124.8 €. Çmimi minimal, nga NEU në kushtet e lëvrimit FOB është 0.27 €/lt. Nga mosveprimi referuar neneve 33-37 të Kodit Doganor dhe Udhëzimeve për vlerën, efekti financiar negativ me të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit në shumën 736,137 lekë, sipas Aneksit nr.4.

Në total efekti financiar negativ me të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit është 12,127,888 lekë.

Grupi i auditimit i KLSH, pasi shqyrtoi observacionin nr. 5077/19 prot., datë 09.09.2016 të D.D.T, (nr. 544/5 prot., datë 13.09.2016, tonin), me pretendimet dhe dokumentacionin bashkëlidhur për praktikat doganore të subjektit “KUINDA”, arriti në konkluzionin se obervacioni “…vlerësimi është kryer bazuar në nenin 34 të Kodit Doganor. Vendi i transaksionit dhe eksportimit është Kosova, me të cilin administrata doganore shqiptare ka marrëveshje për asistencë të ndërsjelltë për të kryer verifikimin e transaksioneve…”, nuk qëndron, ndaj nuk merret në konsideratë pasi:

së pari, artikulli paraqitet në çmim shumë ulët referuar të dhënave të disponueshme dhe importeve të subjekteve të tjerë;

së dyti, origjina e artikullit është nga NEU;

së treti, subjekti rezulton me shkelje në fushën doganore;

së katërti (dhe me e rëndësishmja), artikulli, nga i njëjti subjekt eksportues paraqitet me çmime të ndryshme;

së pesti, referuar importeve të subjektit dhe shqyrtimit të dokumentacionit të dosjes së vlerës, subjekti nuk i përmbush kushtet për transaksion;

së gjashti, referuar importeve të subjektit për vitin 2016, (mjaft të citojmë DAV me R-45994; R-45948 dhe R-46722 e në vazhdim), nga sektori i vlerës është bërë ndërhyrje sipas metodës 6 të vlerësimit dhe,

Së shtati, krahasuar me importet e kryera nga subjektet e tjerë, çmimi i transaktuar është shumë i ulët.

Nga auditimi i zbatimit të rekomandimeve u konstatua se Dega e Doganës Tiranë, për subjektin “Kuinda” nuk ka dalë me vendim me argumentin e konformitetit të verifikimit doganor. Nga ana e grupit të auditimit të KLSH është konkluduar që të ri-rekomandohet .

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Xhihadistët nga Ballkani të zhgënjyer nga "kalifati" i ISIS

TË GJITHA

Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimum të ri historik

14:25 : 13/06/2025

Autostrada Tiranë-Durrës mbuluar nga vaji, rrezik për këmbësorët dhe shoferët/ VIDEO

14:19 : 13/06/2025

Zbulohet vatra e parë e murtajës në juglindje të vendit

14:02 : 13/06/2025

Arsyeja/ Shtyhet seanca në GJKKO për Veliajn

13:55 : 13/06/2025

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 31-të

13:37 : 13/06/2025

Berisha: Pasi të dalë nga qelia, Salianji do jetë në pozicion beteje!

13:25 : 13/06/2025

EMRI/ I dënuar me 12 vite burg për vjedhje me dhunë, arrestohet 32-vjeçari nga Tetova

13:14 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com