• Kontakt
Sunday, June 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

“Në qeverinë e re të Ramës, do të shihni burra e gra për të cilët s’ju ka vajtur kurrë mendja!”

20:05 : 09/08/2017
në KRYESORE, POLITIKE
RAMA DHE MINISTRAT NE BULEVARD - Kryeministri, Edi Rama, i shoqeruar nga kabineti i tij qeveritar, duke ecur ne bulevardin, "Deshmoret e Kombit", per te shkuar ne godinen e Kryeministrise, pasi kane bere betimin tek Presidenti, Bujar Nishani.

RAMA DHE MINISTRAT NE BULEVARD - Kryeministri, Edi Rama, i shoqeruar nga kabineti i tij qeveritar, duke ecur ne bulevardin, "Deshmoret e Kombit", per te shkuar ne godinen e Kryeministrise, pasi kane bere betimin tek Presidenti, Bujar Nishani.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Edhe nëse nuk shikoni fytyra të diskretituara në qeverinë Rama 2, mos kujtoni se keni shpëtuar, pasi nuk duhet të harroni se mjafton fytyra e “timonierit”.

Ky është paralajmërimi me të cilin na lë të mendojmë ish deputeti demokrat Astrit Patozi, i cili shprehet se të gjitha të dhënat dhe një parandienjë e tij, e çojnë në përfundimin se në qeverinë e re, kabineti ministror do të mbushet me burra dhe gra, fytyrën e të cilëve nuk e kemi parë ndonjëherë.

Përmes një postimi në gjatë në facebook, Patozi shprehet se ky është tili i “timonierit”, një karshillëk që e karakterizon prej vitesh Edi Ramën dhe na bën të kujtojmë shprehjen e tij në shtatorin e para 4 viteve, kur ai deklaronte “prisni se nuk keni parë gjë akoma”.

Sipas Patozit askush nuk duhet të ketë shpresa se me fytyrat e reja, stolin e deputetëve do e zënë ish ministrat e për rrjedhojë, cilësia e parlamentit do të rritet. Ish kreu i grupit parlamentar të PD-së shkruan se parlamenti i shqiptarëve ka mbetur peng i një kryeministri që vendos gjithçka vetë dhe një situatë e tillë po ndodh dhe në PD. Patozi e quan këtë fenomen si “bajlozi-zimi” i partive politike, e për shembull merr vetë Lulzim Bashën.

Për më tepër lexoni analizën e Astrit Patozit:

E KAM NJË PARANDJENJË PËR QEVERINË E RE

E kam një parandjenjë që do ketë shumë befasi në qeverinë e re të Edi Ramës. Mund të shikoni në shtator burra e gra, për të cilët nuk ia ka vajtur mendja kurrë. Që mund të mos jenë marrë asnjë ditë të vetme me politikë, apo që mund të kenë qenë në hall të vet diku në rreshtat e fundit të saj.

Mënyra si po sillet “timonieri” pas 25 qershorit të çon në këtë përfundim.

Dhe kjo shkon përtej arrogancës së 4 vjetëve të shkuara, kur fjalimi iparë i tij në parlament mbahet mend vetëm për shprehjen “prisni, prisni, se nuk keni parë gjë akoma”.

Është karshillëku i atij që mendon se ka fituar i vetëm dhe se nuk ka më kë e ndan “plaçkën e luftës”. Ndaj edhe po tallet me të gjithë bashkëpunëtorët, si me ata që janë ende në detyrë, por edhe me ata që po presin më kot që të vlerësohen një ditë për mundin dhe kontributet. Të cilët po rrinë e vështrojnë të depersonalizuar se mbase deri në vjeshtë i ndërron mendja udhëheqësit suprem.

Në këtë pikë ka mbërritur plotfuqishmëria e liderit në partitë tona, që po degradojnë dita-ditës.

Ndaj edhe nëse nuk shikoni fytyra të diskretituara në polifoton e kabinetit të ri të Edi Ramës, mos u gëzoni kot, se asgjë nuk do të vijë për mirë. Ju mjafton “timonieri” për ta ditur që tani se çfarë ngjyre, çfarë ere dhe çfarë shijeje do të ketë qeveria e re.

Dhe mos mendoni se ulja në stolin e deputetit të disa ministrave do të rrisë cilësinë e parlamentit. Sepse do të shkojnë aty kokëulur dhe nuk do të ndihen fare, por do të flasin vetëm nëse dikush u përmend emrin. Sepse e kanë pranuar vetë fatin e tyre, që kur ushqyen për vite me radhë rritjen e përbindësishit.

Është e njëjta sëmundje, madje më e rëndë, që ka pushtuar prej kohësh edhe opozitën. E cila fazën e vet akute e pati në 3 muajt e fundit, kur Lulzim Basha u shndërrua papritur në një bajloz dhe i bëri vetë të gjitha. Çadrën, Republikën e Re, listën dhe fushatën. Por ndryshe nga “timonieri” u shpërlblye me çelësat e kashtës më 25 qershor. Por kjo nuk e dekurajoi fare, sepse si trim i çartur udhëhoqi një tjetër betejë ku doli triumfator duke mundur 9 me 1 Eduard Selamin.

Po ta shikosh me vëmendje, të dy ortakët e marrëveshjes së 18 majit kanë vetëm një merak, të jenë të rrethuar nga vartës të bindur dhe servilë gjithëfarësh. E vetmi ndryshim është se “timonieri” i do që të kenë emra, por që të mos flasim, ndërsa tjetri ka frikë edhe nga emrat.

Nëse do ta lemë që ta zgjasë edhe pak ky fenomen i shpifur, që vetëm me politikën moderne nuk ka lidhje, nuk do të ketë më nevojë fare për parlament. Sepse mjafton që të shkojnë në sallën e Kuvendit vetëm dy burra, fituesi dhe humbësi. Dhe atdheu do të jetë më i përfaqësuar se kurrë./Gazeta Express

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Berisha: Kushërira kryebashkiakut Filo po bën ndërtim pa leje

TË GJITHA

VIDEO/ Gjendet arsenal armësh në pronën e politikanit serb në Kosovë

17:34 : 22/06/2025

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit, 13 lekë kg me shumicë

17:15 : 22/06/2025

Irani në “udhëkryq” pas bombardimeve: A do të shpërthejë lufta e madhe në Lindjen e Mesme?

17:07 : 22/06/2025

Parlamenti i Iranit pro mbylljes së ngushticës së Hormuzit, si ndikon në çmimin e naftës

16:53 : 22/06/2025

Preokupimi i Berishës për demokracinë e Iranit, hipokrizi apo lajthitje

16:37 : 22/06/2025

VIDEO/ Jasir Asani gol dhe asist në Kore, tërheq vëmendjen me festimin

16:27 : 22/06/2025

Mesazh apo rastësi? Gjenerali amerikan bën “Brirët e Djallit” teksa bombardohet Irani

16:09 : 22/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com