• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Dorëheqjet tek hipotekat/ Ministri teknik kundër ‘gjyqit publik’ të Ramës

14:12 : 04/08/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka shënuar përplasjen e parë të fortë me kryeministrin Edi Rama duke dalë hapur kundër thirrjes publike që kreu i qeverisë i bëri drejtuesve të Hipotekave në të gjithë Shqipërisë për tu dorëhequr nga detyra.

Përmes një vendimi, ministri Bardhi ka pezulluar miratimin e dorëheqjeve të Kryeregjistruesve që ju bindën thirrjës së Ramës. Ai thotë se nëse ka shkelje ligjore drejtuesit e Hipotekave duhet të largohen nga detyra duke u shkarkuar dhe duke mbajtur përgjegjësi për veprimet e tyre, jo duke “shpëtuar” përmes dorëheqjes.

Tre grupe kontrolli nga Ministria e Drejtësise do të inspektojnë punën e tyre brenda 10 ditëve e nëse konstatohen shkelje, zyrtarët do të shkarkohen duke marrë me vete dhe përgjegjësitë ligjore.

“Ministri Gazment Bardhi urdhëron ZQRPP, që nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, të ushtrojnë kontroll dhe inspektim të punës së Regjistruesve në 6 muajt e fundit, dhe të evidentojnë të gjitha shkeljet e kryera prej tyre. Ai vlerëson se zyrtarët publikë që shkelin ligjin dhe të drejtat e qytetarëve, duhet të lagohen me masë disiplinore “shkarkim nga detyra” dhe jo me dorëheqje” thuhet ne njoftimin e ministrise.

Njoftimi i plote

Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, është njohur sot me kërkesën për dorëheqje të Regjistruesve të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës, Vlorës, Kukës, Dibër, Elbasan, Tropojë, Has, Mat, Kuçovë, Bulqizë, Lezhë, Kurbin, etj.

Duke vlerësuar se dorëheqjet vijnë në vijim të konstatimit publik të Kryeministrit të Shqipërisë, se këta funksionarë publikë kanë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëve, duke konsumuar një tallje kolektive dhe individuale me njërëzit, Ministri i Drejtësisë ka marrë një vendim të ndërmjetëm, për pezullimin e procedurave të miratimit të dorëheqjes së tyre, deri në përfundimin e një hetimi të plotë administrativ mbi veprimtarinë e këtyre funksionarëve publikë. Kjo masë vjen në kuadër të detyrimit moral dhe ligjorë që kanë autoritetet publike, që kur konstatojnë shkelje të të drejtave të qytetarëve, të mos pranojnë dorëheqjen e zyrtarëve, por t’i bëjnë ato t’i nënshtrohen pasojave që parashikon ligji.

Për këtë qëllim, Ministri Bardhi, ka urdhëruar Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, të ngrejë 3 grupe kontrolli, me qëllim inspektimin e veprimtarisë së Regjistruesve në ZVRPP përkatëse. Afati i ushtrimit të kontrollit është 10 ditë nga hyrja në fuqi e urdhrit. Gjatë kësaj periudhe, me qëllim mos pengimin e veprimtarisë së grupeve të kontrollit dhe vijimin normal të punës në ZVRPP, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të Regjistruesve përkatës, deri në përfundimin e hetimit administrativ.

Ministri i Drejtësisë shpreh vendosmërinë e tij se të gjithë Regjistruesit e ZVRPP që kanë kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe kanë cenuar të drejtat e ligjshme të qytetarëve shqiptar, do të largohen nga detyra me masë disiplinore “Shkarkim nga detyra”, me qëllim shmangien e ushtrimit të funksioneve publike në të ardhmen. Që nga data e fillimit të detyrës së tij dhe deri më sot, Ministri Bardhi ka urdhëruar shkarkimin nga detyra të rreth 1/4 së të gjithë Regjistruesve të ZVRPP dhe garanton se nuk do të hezitojë ta bëjë këtë në asnjë rast kur konstatohet cenimi i interesave të qytetarëve apo abuzimi me detyrën.

Për Ministrin e Drejtësisë z. Gazment Bardhi, zyrtarët publikë që cenojnë interesin e qytetarëve shqiptar, apo që kryejnë shkelje të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, deri në nivelin e talljes kolektive me to, nuk mund të largohen me akt dinjiteti, pra me dorëheqje. Largimi i tyre nga detyra, duhet të jetë një përpjekje e autoriteteve përgjegjëse për të zhdëmtuar cenimin e dinjitetit të qytetarëve, duke i larguar këta zyrtarë me masë disiplinore “shkarkim nga detyra”, apo duke përcjellë informacionin për shkeljet e tyre në organet kompetente. Kjo do të pamundësonte, që në rrethana të caktuara, apo për qëllime politike të momentit, këta funksionarë të riktheheshin në funksione publike në administratë shtetërore dhe të bëheshin premisë për cenimin e interesit të qytetarëve përsëri në të ardhmen.

Ministria e Drejtësisë shpreh të gjithë angazhimin e saj institucional në mbrojtjen e të drejtave të qyetetarëve dhe ndëshkimin e çdo zyrtari publikë që abuzon me qytetarët. Në këtë drejtim, Ministri i Drejtësisë z. Bardhi paralajmëron çdo punonjës të ZVRPP të bëjnë kujdes në ushtrimin e detyrës dhe të veprojnë me përgjegjshmëri në zbatimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve, përndryshe do të përballen pa asnjë diskutim me pasojat e shkeljes së ligjit.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Nisin hetimet/ Policia përdori 13 plumba ndaj personave të paarmatosur

TË GJITHA

“Rruga e re”! Daily Mail: Shqiptarët po vijnë në Angli me jahte luksoze

10:48 : 14/06/2025

Sulmet e Izraelit/ Interi e pret për Botërorin e Klubeve, Taremi bllokohet në Iran

10:48 : 14/06/2025

Napoli nuk ndalet, pranë transferimit të sulmuesit që ngjiti Atalantën në majën e Europës

10:40 : 14/06/2025

Sulmet e Izraelit, vriten dy zv.komandantë në shtabin e përgjithshëm të forcave iraniane

10:29 : 14/06/2025

Qarkullonte me pistoletë, kokainë dhe ekstazi në automjet, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

10:29 : 14/06/2025

Zyrtare/ Zgjat vetëm 1 vit aventura në Vlorë, mbrojtësi njofton largimin nga Flamurtari

10:21 : 14/06/2025

Irani sulmoi Izraelin/ MEPJ: Ja sa shqiptarë ndodhen në Tel Aviv

10:10 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com