• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja si tentuan të fusin në kurth Blushin me foton e Lul Berishës…

15:44 : 13/06/2017
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Mediat pranë qeverisë, publikuan sot një foto të ish kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha me kryetarin e LIBRA, Ben Blushi. Ky manipulim i sponsorizuar edhe nga qarqe kriminale, ka patur si qëllim denigrimin e figurës së Blushit si dhe lëvizjes politike LIBRA, përgjatë fushatës zgjedhore.

Boldnews.al ka arritur të zbulojë kurthin e ngritur ndaj Blushit teksa po zhvillonte takime derë më derë në qytetin bregdetar të Durrësit. Ish kreu i bandës së Durrësit Lul Berisha, i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, ka qënë në ndjekje të Blushit për disa minuta.

Deputeti i LIBRA ka bërë sot mbi 10 kilometra ecje në këmbë, ku përgjatë takimeve me banorë të ndryshëm ai ka shkrepur edhe fotografi. Në një moment, kur disa qytetarë janë mbledhur për t’i kërkuar një foto, Lul Berisha bashkë me dy miqtë  e tij janë afruar për të shfrytëzuar momentin. Një prej miqëve të Berishës është pozicionuar pas anëtares së LIBRA që po shkrepte foto, ndërsa vetë ish kapo banda e Durrësit i cili kishte vënë syze, bashkë me mikun e tij kanë rrethuar me shpejtësi Blushin.

Në atë moment, miku tjetër i Berishës, i cili ishte i pozicionuar pas aparatit fotografik që përdorte LIBRA, ka bërë foton e kurthit me një smartphone. Pa mbërritur ende Blushi në Tiranë, kjo foto është shpërndarë me shpejtësi në mediat pranë qeverisë, lexo.al, një portal ky i sponsorizuar nga Endri Fuga dhe që kontrollohet nga Mero Baze.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Ky kurth i ulët i mediave të qeverisë në bashkëpunim me strukturat e errëta kriminale, vërteton zërat se kjo qeveri është e kapur nga mafia dhe kriminelët rilindas. Të tentosh për të bërë pis një deputet që ka denoncuar çdo kriminel dhe çdo të fortë me emër, kjo mund të jetë një tentativë e dështuar e Vangjush Dakos dhe shokut të tij që liroi nga burgu, Lulzim Berishës.

Ben Blushi ka të regjistruara me dhjetra fjalime në parlament ku e godet lirimin e Lul Berishës me kërkesë të Vangjush Dakos, godet Mark Frrokun, Arben Ndokën, Artur Bushin, Elvis Rroshin, Armando Prengën dhe shumë rilindas të tjerë me të kaluar kriminale.

“Amerikanët thonë se Gjushi i ka premtuar Gjykatës të punësojë Lul Berishën në Bashkinë e Durrësit. E kanë gabim. Lul Berisha e ka punësuar Gjushin ne Bashkinë e Durrësit. Pra ky i fundit e ka plotësuar Formularin e Punës që ndryshe njihet si Formulari i Rilindjes. Para Gjushit të njëjtin Formular e ka plotësuar Elvis Roshi, Arben Ndoka, Mark Frroku, Klement Balili dhe shumë shokë të tjerë të Edi Ramës që janë ende në parlament. Ja pra pse nuk bëhet Vetingu për gjyqtarët: që të lirohen të gjithë nga burgu. Kush do të kuptojë pse s’na pranojnë në Europë të lexojë Formularin e Rilindjes!”–shkruan Blushi pak kohë më parë.

Kjo foto “kurth” tregon gjithashtu se Partia Socialiste është drejt degradimit total, ku përdorimi i kriminelëve në fushatë duket se është një nevojë e pashmangshme për “rilindjen” dhe kryetarin e saj Edi Rama. Kjo tregon gjithashtu se rilindja e Ramës dhe e Gjushit i ka të gatshëm të gjithë të fortët për t’i përdorur për fushatë.

Dhe për të vërtetuar se kjo ishte një kurth i sponsorizuar nga “Rilindja” dhe bota e krimit, gjithëkush mund të ngrejë dyshimet dhe të pyesë sesi ka mbërritur kjo foto në duart e Mero Bazes dhe portaleve që ai kontrollon.

Më poshtë: Foto e shkrepur nga miku i Lul Berishës

Capture_119

Më poshtë: Fotot rastësore të shkrepura nga fotografja e LIBRA

IMG_2521

IMG_2522

IMG_2363 IMG_2365 IMG_2368 IMG_2317 IMG_2420 IMG_2496 IMG_2499

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Video e plotë/ Si u inskenua fotoja e Lul Berishës me Blushin

TË GJITHA

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

14:16 : 14/07/2025

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14:01 : 14/07/2025

Shkarkime masive në Kukës, largohen nga detyra 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

13:59 : 14/07/2025

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

13:47 : 14/07/2025

Thethi, albanologu dhe albanofobi

13:46 : 14/07/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës!

13:30 : 14/07/2025
Foto ilustruese

Pas bllokimit të 2 mln € pasuri, fierakut i sekuestrohet “Lamborghini Urus Mansory”/ EMRI

13:30 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com