• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pakti Rama-Basha/ Nis spastrimi i administratës, largohen njerëzit e LSI

19:06 : 02/06/2017
në AKTUALITET, POLITIKE

Majlind Lazimi, Drejtori i Postës Shqiptare duket se është guri i radhës që rrëzohet, në serinë e dominove që rreshtuan me marrëveshje Edi Rama dhe Lulzim Basha, mesnatën e 17 Majit. Një drejtor i LSI-së, që ikën nga puna, në kulmin e sulmeve politike nga PS dhe PD.

Sot qeveria ngriti Task Forcën e Ndëshkimit, për të gjithë ata nëpunës të shtetit që përfshihen në fushatë. Asnjë prej ministrave dhe zyrtarëve të lartë që janë pjesë e saj, nuk vijnë nga LSI. Kjo forcë politike është përjashtuar nga ndëshkimi i administratës. Të emëruarit nga LSI në administratë kanë arsye të shqetësohen nga vendimi i sotëm i qeverisë.

Një valë ndëshkimesh pritet të nisë për punonjësit e administratës, që kapen nëpër mitingje në orarin e punës, apo bëjnë propagandë nëpër institucione.

Fillon nga sot, një muaj vëzhgimi dhe ndëshkimi. Në vendimin e Këshillit të ministraveqartësohet se punonjësit e administratës mund të bëhen pjesë e fushatës, vetëm jashtë orarit zyrtar.

Punonjësi i administratës shtetërore, pas orarit zyrtar të punës dhe jashtë mjediseve të institucioneve shtetërore, ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike apo zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Nëse një punonjës shtetit ka dëshirë të angazhohet si numërues apo vëzhgues në procesin e votimit, atëherë më parë duhet të marrë leje me shkrim tek eprori i tij. Në rast të kundërt do të ndëshkohet. Po ashtu është e ndaluar që gjatë orarit zyrtar të punës të manifestojë bindjet politike me parrulla apo mjete të shkruara.

“Punonjësi i administratës shtetërore ka të drejtë të angazhohet si komisioner zgjedhor, në përbërje të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, pasi të ketë njoftuar me shkrim eprorin direkt dhe njësinë e personelit. Angazhimi si komisioner nuk duhet të ndikojë në përmbushjen e detyrave funksionale si pjesë e shërbimit civil” thuhet në vendimin e qeverisë.

“Punonjësit të administratës shtetërore, gjatë orarit zyrtar të punës dhe brenda mjediseve të institucioneve shtetërore, i ndalohet çdolloj pjesëmarrjeje në veprimtari politike apo fushatë zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

Nëpunësit civil, gjatë pjesëmarrjes në veprimtari, sipas pikës 4, të këtij vendimi, në kuptim të nenit 37, të ligjit nr.152/2013, të ndryshuar, i ndalohet:

  1. a) të bëjë fushatë për një subjekt zgjedhor;
  2. b) të manifestojë me pankarta, parrulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht;
  3. c) të jetë protagonist në aktivitetet/veprimtaritë politike.”

Të forta janë rregullat edhe për punonjësit e policisë, efektivët e Gardës, ushtarakët apo ato të Shërbimit Informativ Shtetëror. Për to është ndaluar anëtarësimi në një forcë politike apo mbështetja e shpallur publike për forcat politike, qoftë edhe jashtë shërbimit.

Ndalohet edhe përdorimi i makinave të administratës, apo të mjeteve të tjera publike për fushatën e partive, ndërsa parashikohen monitorime të vazhdueshme, me kontrolle periodike nga eprorët. Punonjësit do të ndëshkohen edhe në rast denoncimesh me foto ose video, kur provohet se ato kanë shkelur rregullat që u miratuan sot nga qeveria. Parashikohet gjithashtu edhe pezullimi nga detyra i nëpunësve, të cilët janë regjistruar si kandidatë për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 25 qershor 2017.

Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, automjetet si dhe karburanti, në përdorim të titullarit apo institucionit të administratës shtetërore, ndalohen të përdoren për veprimtari të fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore, të regjistruara në zgjedhje.

Strukturat e Policisë së Shtetit, kur konstatojnë përdorimin e automjeteve shtetërore të institucioneve të pushtetit qendror e vendor për veprimtari të fushatës zgjedhore, të bëjnë bllokimin e tyre dhe, menjëherë, të njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe titullarin e institucionit në përdorim të të cilit është automjeti.

Sipas vendimit të sotëm, vendosen procedura të reja prokurimi publik, koncesioni apo partneritet publik-privat. Për miratimin e tyre duhet të nënshkruajë vetë kryeministri.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Shkarkohet edhe drejtorja e postës së Beratit, bënte fushatë për LSI

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com