• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një Subash që drejton Fierin!

18:31 : 13/04/2017
në AKTUALITET, OP-ED

Nga Jonida Tashi

Disa gra fisnike dhe heroina me plot gojën kanë marrë në dorë protestën për mos lejimin e inceneratorit të plehrave në një fshat të vogël pak minuta larg qytetit të Fierit, në Verri. Pasi kreu i Bashkisë, i besuari i Rilindjes, Armando Subashi, i mashtroi banorët në mes të ditës me diell, kur në Fier shkoi Kryeministri Edi Rama, se projekti në fjalë do të anulohej, banorët nuk e kanë ndalur për asnjë ditë protestën e tyre ditën dhe natën. Ata nuk e besuan Subashin e Fierit kur lajmin e “mirë” për banorët ai e përcolli nëpërmjet facebookut, në një status shoqëruar dhe me një foto me Kryeministrin, që deri atë ditë nuk kishte parë dhe dëgjuar se çfarë po ndodhte në Fier.

Mirëpo u desh që nga 3 mijë nxënës që u shkulën nga shkollat e Fierit e Lushnjes për të plotësuar dekorin e mikëpritjes së Ramës në Parkun e Apollonisë, disa fëmijë të shkollës së fshatit ku duan të ndërtojnë fabrikën e vdekjes, të bërtisnin mes takimit “Jo plehra në Verri”, që Rama të mësonte se diçka nuk po shkonte siç duhej. Pas kësaj Subashi tha se mori garancinë e plotë të Kryeministrit që pa pëlqimin e banorëve të zonës (Verri, Kallm i Madh, Kallm i Vogël) as që bëhet fjalë të fillojë ndërtimin e impiantit të mbetjeve urbane, pavarësisht procedurave që janë ndjekur nga Ministritë deri tani.

Sigurisht që kreu i qeverisë nuk e di se sa shumë i ka sharë, ofenduar e poshtëruar ata njerëz të punës e të tokës, Subashi i tij, që nuk i ka pritur në asnjë takim, por thjesht i ka mashtruar ditë pas dite. E sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, ai ka përdorur forcën e Policisë së Shtetit, e cila nuk është kursyer në asnjë rast. Madje sot, në protestën e radhës të banorëve, të cilët bllokuan autostradën Lushnje-Fier, policia ka ushtruar dhunë mbi ta, edhe mbi gratë dhe fëmijët, ndërsa ka arrestuar pesë protestues.

Prje ditësh Subashi po hahet dhëmbë më dhëmbë me banorët e Verrisë, të cilëve jo vetëm që nuk ua di hallet e jetesën e vështirë të fshatit, por ua ka shtuar edhe më shumë. Ai vetë i pari dhe shumë të tjerë pas tij kanë besuar se lufta e vërtetë bëhet me njerëzit që jetojnë në qytet, ndërsa këta të fshatit është e lehtë tua hedhësh, t’i mashtrosh e t’i kërcënosh.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Një nga shumë kërcënimet që Subashi i Fierit u ka çuar banorëve, pasi i ka sharë në mënyra ordinere është se “të gjithë do t’i fusi në burg” dhe këtë po bën. Por banorët nuk do të dorëzohen! Ata sot janë më të braktisur se kurrë; kush i ka hedhur sytë nga fshati veçse kohëve të fushatave; por ata janë më të fortë se kurrë që të mos ndalen në luftën e tyre për jetën dhe për tokën, për tokën me të cilën kanë të lidhur jetën.

Unë nuk shqetësohem pse sot me këta njerëz nuk është as shoqëria civile, as opozita. Unë shqetësohem që Subashi drejton Fierin si Subash dhe askush nuk guxon të bashkohet me banorët e Verrisë, të cilët po mbajnë mbi supe të vetëm një rrezik që shkon përtej Fierit. Inceneratori në Verri nuk është e keqe e madhe vetëm për këtë fshat, por për mijëra banorë të tjerë që jetojnë nga Berati në Lushnje. Ndaj sot me këta njerëz duhet të ishte ngritur e gjithë Myzeqeja e bekuar, e cila është parë si hambarë i bujqësisë.

Unë mendoj se Verria e Fierit është një rast i mirë për ata që s’kanë parë gjë akoma, për të dëshmuar se Rilindja është një bandë kriminelësh që drejton vendin dhe që Subashi ua ka mësuar mirë çmimin në kohën kur ushtronte profesionin e gjykatësit. Ndaj sot për këtë njeri, që po lufton edhe fshatin që e votoi për kryebashkiak jeta e këtyre njerëzve vlen shumë pak, sepse ata nuk kanë çfarë t’i ofrojnë. Ndërsa pas inceneratorit të plehrave fshihen miliona lekë për Subashin, që i duhen për të blerë votat e më shumë se të një fshati, sepse Rilindja atij i ka besuar Fierin, që e do sërish të fituar nga Partia Socialiste.

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Fundoset Alfred Peza, prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së deputetit socialist

TË GJITHA

Shkullaku: SPAK nuk heton krimin zgjedhor, rasti më flagrant është ai i Troplinëve në Durrës

21:40 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit, Italia shënon golin e avantazhit (Video)

21:31 : 09/06/2025

SPAK zgjati afatin e hetimeve, Meta telefonatë live nga burgu: Në Strasburg do i fitoj të gjitha çështjet

21:28 : 09/06/2025

Bushati: SPAK ka dalë jashtë kontrollit, është shkallmuar çdo gjë!

21:15 : 09/06/2025

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

21:14 : 09/06/2025

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

21:05 : 09/06/2025

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

21:00 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com