Kryeministri konservator Aleksandër Vucic ka fituar zgjedhjet presidenciale të të zhvilluar këtë të diel në Serbi.
Sipas agjencisë Reuters, ai ka fituar më një diferencë të madhe votash, duke konfirmuar dominimin e tij në vendin ballkanik dhe duke shërbyer si balancues midis Perëndimit dhe Rusisë.
Vucic, 47 vjeç, ka shmanguar një balotazh të mundshëm, pasi ka marrë rreth 55% të votave. Rivali më i afërt i tij, kandidati i opozitës Sasha Jankovic ka marrë vetëm 16.2 për qind të votave, sipas një projeksioni nga grupi i votimit Ipsos.
Vucic pritet të marrë zyrtarisht drejtimin e shtetit në fund të majit, post i cili është më shumë ceremial, por Reuters shkruan se ai de facto do të ruaj kontrollin e Partisë Progresive të Serbisë.
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe stabilitetit më të madh fiskal, Serbia mbetet e zhytur në varfëri dhe korrupsion. Por për mbështetësit e tij, Vucic është një “dorë e fortë” në një rajon të trazuar.