• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

1300 kontenierë me mbetje kimike u zhdukën në Shqipëri. Antimafia italiane nis hetimin për zyrën e Edi Ramës

19:46 : 28/02/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Mediat italiane kanë hedhur dritë mbi një skandal ku është Shqipëria është në qendër të tij, e që ka të bëjë me importin e plehrave në Shqipëri. Sipas investigimit të një media italiane, bëhet fjalë për rreth 2600 kontenierë secili me 22 ton mbetje që duhej të përfundonin për tru ricikluar Maqedoni, por në Shkup mësohet se kanë përfunduar vetëm rreth 1130 kontenierë.

Por shumica e kontenierëve nuk kanë mbërritur në Maqedoni dhe kanë ndryshuar drejtim për në Shqipëri. Sipas asaj që shkruan media italiane, kontenierët me mbetje janë zhdukur në doganën e “Qafë Thanës”.

Bëhet fjalë për lëndë kimike shumë të rrezikshme që dyshohet se janë groposur në Shqipëri. Janë përdorur në dokumente si tranzit për në Shkup, por që nuk e kanë kaluar asnjehere kufirin shqiptar për në Maqedoni.

Këto kontenierë me lëndë kimike kanë sjellë në Tiranë dhe kreun e Prokurorisë së Antimafias italiane, Franco Robertti i cili ka pasur një takim me kryeprokurorin e Shqipërisë, Adriatik Llalla. Diskutimet për këtë hetim të nisur janë bërë në mënyrë të fshehtë. Mësohet se Prokuroria e Antimafias italiane ka nisur një hetim për qeverinë shqiptare, për lidhje me mafian italiane të plehrave, shkruan Syri.net.

Ky hetim ka përfshirë edhe zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Siç bën të ditur media italiane, përfaqësues të ambasadës së Italisë në Tiranë dhe Shkup, janë bërë pjesë e këtij hetimi, në të cilin Maqedonia është duke bashkëpunuar.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Më poshtë keni edhe artikullin e medias italiane ‘Pianeta Italia’:

“Bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë është në një pikë kthese… Ura e gjyqësorit mes vendeve tona do të sjellin një evolucion në bashkëpunimin ndërkufitar për krimin. Me pak fjalë, mafiet e reja do të gjejnë bukë për dhëmbët e tyre”!

Tonet e konferencës për shtyp janë me shenja optimizmi. Adriatik Llalla, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, ka pritur në Tiranë prokurorin e Antimafies italiane Franco Roberti. Një debat i gjatë për trafikun e drogës dhe armëve, luftën kundër riciklimeve të bërë nga mafia dhe shkëmbimeve të numrave e të dhënave për të hetuar më thellë…

“Hetimet kofidenciale do të vijnë shumë shpejt në rezultate vendimtare”, thuhet në korridoret e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, por askush në konferencën për shtyp nuk guxon të ngrejë hipoteza lidhur me interesat e përbashkëta hetimore. Asnjë indice, pra me përjashtim të një pyetjeje të ‘pacipë’ lidhur me trafikun e paligjshëm të mbetjeve nga Italia, shpesh ilegal, në territoret e Gadishullit Ballkanik.

“Prokuror, mijëra kontenierë të nisur nga porti “Gioia Tauro” në Kalabri drejt Maqedonisë kanë zbarkuar në Durrës dhe janë zhdukur gjatë rrugës. Dukej se përmbanin mbetje urbane dhe industriale. Shqipëria është kthyer në kazanin e plehrave të Europës?”, pyeti një gazetar.

Ai bën një shenjë me sy dhe ngre supet. I shmanget pyetjes, por e bën vetëm për sa i përket sekretit institucional që është i nevojshëm për të mbajtur në vazhdim procesin.

Është e vërtetë, Italia dhe Shqipëria hetojnë “mbeturinat e zhdukur” në rrugën drejt Ballkanit.

Dokumentet në posedimin tonë tregojnë se në vitin 2016, të paktën 1.300 kontenierë, prej 22 tonelata secila dhe zyrtarisht të destinuara për tu shkarkuar në Dresla, Maqedoni, nuk e kanë kaluar kufirin. Të shkarkuara në portin e Durrësit, në Shqipëri, nga anijet e kompanive të mëdha, të nisura nga porti i Gioia Tauro në Kalabri. Duhet të ishin shkarkuar në Shkup, Maqedoni, në vendin më të madh të shkarkimit në Europë, menaxhimi i së cilës i është besuar aktualisht një kompanie italiane.

Mbetjet urbane të ardhura nga Napoli dhe provincat, nga Campania, Bari dhe komunat e këtij territori. Madje edhe nga provinca e Imperias. Por, ndoshta edhe mbetje industriale dhe helme të rrezikshme, kjo e fundit, hipotezë që e bën aferën më shqetësuese dhe të sjellë në memorie vitet më të errëta të helmeve nga mafia. Në Napoli dhe Campania, vendet e “të keqes së errët” të përhapur në vitet e katastrofës më të madhe ambjentaliste të viteve të fundit, ata e dinë mirë se për çfarë bëhet fjalë.

Kontenierët janë zhdukur në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në vitin 2016 kompanitë ndërkombëtare të anijeve kanë dorëzuar 24.816 kontenierë nga e gjithë bota dhe tranzit nga porti italian i Gioia Tauro. 2604 u dërguan në Maqedoni. Në kufirin doganor që ndan Shqipërinë dhe Maqedoninë, këto kontenierë nga 22 ton secili nuk i panë, në të vërtetë kanë kaluar vetëm 1140. Pra, ku janë? Cili i ka marrë përsipër? Janë zhdukur në det apo janë varrosur nën tokë?

Autoritetet maqedonase kanë nisur një hetim. Shumë spekulojnë se ishin fshehur në tunele të nëndheshme dhe bunkerë të mëdhenj në ish-vendin komunist, ku Guarda di Finanza dhe zyrtarët e ambasadës italiane në Shqipëri e Maqedoni javët e fundit janë në kërkim të një “thesari”. Gjurmët e përgjegjësive të çojnë në korridoret e pushtet në Tiranë dhe vënë në pikëpyetje përgjegjësinë e politikës në ‘Tokën e Shqiponjave’.

Qeveria shqiptare vitin e kaluar u përpoq vazhdimisht që të miratonte me shpejtësi një ligj që lejonte importin e mbetjeve nga vendet europiane, kryesisht nga Italian. E mbështetur nga Kryeministri Edi Rama, projektligji provokoi shumë kundërshtime edhe në mesin e disa ministrive, duke përfshirë Ministrinë e Mjedisit të Lefter Kokës, përfaqësuesin në pushtet të LSI-së.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Jolie është personi më i urryer në Hollywood

TË GJITHA

“Giro d’Italia”/ Bie propaganda e Ramës! Cycling News: E rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugë

12:24 : 09/05/2025

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

12:20 : 09/05/2025

PSD: SPAK kontrolloi vetëm banesën dhe biznesin e kryetarit të degës në Malësi të Madhe

12:09 : 09/05/2025

E zuri poshtë masivi i kromit, gjendet pas 7 ditësh trupi i pajetë i Ardit Beshirit

11:57 : 09/05/2025

Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet i riu në Tiranë

11:53 : 09/05/2025

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë në Kapelën Sistine

11:51 : 09/05/2025

Hëna e plotë e majit, ja cilat shenja të zodiakut preken më shumë

11:45 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com