• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

VIDEO/ Gjaknxehti Armando Prenga, i forti i Lezhës që u bë deputet

13:53 : 27/02/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Nëse janë të vërteta shkaqet për të cilat Armando Prenga dorëzoi mandatin e deputetit, atëherë në parlamentin e ardhshëm do të ketë Armando Prenga të tjerë. Dorëheqja sipas deputetit socialist erdhi për shkak të presionit që kishte familja, jo se këtë ia kërkoi Partia Socialiste apo Edi Rama. Dy mandate i dha Partia Socialiste Armando Prengës në Lezhë dhe gjurmët që la ai në politikë nuk harrohen lehtë. Momente të dhunshme, kur deputetët përfshihen në përplasje fizike në ambjentet e kuvendit.

Gjaknxehtë dhe përherë në kërkim të sherrit, Armando Prenga ka qenë në çdo episod dhune në sallën e Kuvendit. Shfaqjen e parë e dha në maj të vitit 2011, ku qëlloi me grusht Edi Palokën. Ky ishte duke debatuar me Paulin Sterkajn. Një hap para Tom Doshit, i forti i Lezhës iu afrua dhe e goditi menjëherë, siç duket në videon më poshtë.

Ky grusht i dha një mandat të dytë. Në maj të 2014, u bë protagonist i një sherri tjetër. Në korridorin e kuvendit, Gent Strazimiri debatonte me Xhemal Qefalinë, kur Prenga e qëllon me grushta, heq rripin e pantallonave dhe e qëllon me të deputetin e PD. Gramoz Ruçi ndërhyri për të ndarë sherrin, ndërsa Kastriot Islami bërtiste në korridorin e Kryesisë së Kuvendit: I ka çuar Rama për ta rrahur!

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Në kuvend, Armando Prengës i mjaftuan grushtat dhe rripi i pantallonave, për të bërë punën që e kishin marrë. Në Laç situata ishte më e komplikuar. Për të marrë Lagunën e Patokut nga familja Cali që e menaxhonte prej vitesh, deputetit i duhej të përdorte plumbat. Në shtator të vitit 2015, shtatë vetë mbetën të plagosur në një përleshje me armë dhe sende të forta. U tha se Prenga plagosi vëllezërit Cali brenda në komisariat dhe policia nuk i mbrojti dot. Sot të plagosurit përgjigjen para ligjit. Ndërsa Prenga i shpëtoi akuzave, kur disa javë pas ngjarjes, në vendin ku ndodhi plagosja, u gjet një gëzhojë tjetër. Partia Socialiste e përjashtoi nga radhët e saj, por sic u pa më vonë, përjashtimi ishte sa për sy e faqe.

Prenga kaloi disa javë në burg. Tha se nuk do të kthehej më në kuvend, deri kur gjykata t’i jepte pafajësinë për ngjarjen në Kurbin. Pori u desh ta thyente premtimin kur Partia Socialiste pati nevojë për të. Në shkurt të vitit të kaluar ai u pa duke vrapuar në oborrin e parlamentit për të votuar ndryshimet në qeveri.

Armando Prenga ka pak të dhëna në biografinë që ka dorëzuar në Kuvend. Aty thuhet që ka lindur në Laç dhe ka mbaruar fakultetin juridik. Por sipas prokurorisë, e kaluara e tij është larg nga ajo e studimeve. Nga një dokument i publikuar së fundmi nga prokuroria, rezulton se Prenga merrej me vjedhje banesazh në Milano dhe përdorte 10 emra atje. Pavarësisht kërkesës së prokurorisë për t’i hequr mandatin, PS e mbrojti deri në fund deputetin. Ditët e fundit organi i akuzës i kërkoi sërish KQZ-së ndërprerje të menjëhershme të mandatit të Prengës, pasi ky i fundit nuk ka respektuar kërkesat e ligjit për plotësimin e të dhënave, duke mos deklaruar, më së pari, një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit, si edhe precedentët penalë në Itali. KQZ vendosi të shtynte vendimin për heqjen e mandatit të deputetit socialist, me arsyetimin se informacioni i dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme nuk ishte i mjaftueshëm. Ky vendim erdhi pas propozimit të anëtarëve të mazhorancës në këtë komision. Kreu i KQZ-së Denar Biba ka pretenduar se, edhe nëse Armando Prenga do ta kishte deklaruar këtë dënim të Gjykatës së Kurbinit, kemi të bëjmë me një vepër penale që nuk i rrezikon mandatin prej ligjit të dekriminalizimit. Por duket se hezitimi i shumicës në KQZ për t’i hequr mandatin Armando Prengës, lidhet me faktin se mandati i socialistëve në qarkun Lezhë i kalon më pas LSI-së. Pra, vendin e Prengës do ta zërë një deputet nga listat e LSI-së.

E kaluara e Armando Prengës nuk mund të ketë qenë e fshehtë për socialistët e Lezhës, apo për vetë kryetarin e PS, Edi Rama, i cili kur është pyetur për kandidimin e njerëzve të inkriminuar kryesisht në veri të vendit, thotë se është populli që i voton.(Lapsi.al)

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

VIDEO/ "Oscars 2017"/ Një ceremoni anti Trump. Fiton për herë të parë një musliman

TË GJITHA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com