• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

A po i gënjen Rama sërish banorët e Zharrzës?! Ja letra që i dërgonte Drejtorit të Bankers

22:44 : 26/02/2017
në EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Ilir Sinanaj

Banorët e zonës së Patos-Marinzës, prej më shumë se 5 vitesh kanë përjetuar shkatërrimin e pronave të tyre si edhe rreziqe shëndetësore, të shkaktuara nga lëkundje të vazhdueshme të tokës dhe ndotje mjedisore. Për këtë, banorët e zonës fajësojnë veprimtarinë disavjeçare të operatorit te nxjerrjes së hidrokarbureve, “Bankers Petroleum”.

Kulmi i vuajtjeve arriti aty ku nuk mbante më gjatë këtyre ditëve, kur banorë të Zharrëzës marshuan në këmbë drejt Tiranës, duke u vendosur përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për të kërkuar të drejtën e tyre njerëzore: për të mbajtur frymën gjallë.

Megjithatë qeveria “Rama” me mbëshetjen konsensuale të Ilir Metës, as nuk e vë ujin në zjarr për t’u dhënë këtyre banorëve atë që u garanton ligji: të jetojnë! Ndërkaq e gjithë kjo histori duhet parë nga prizmi ligjor. Nëse shohim disa shkrsa të dikastereve të këtyre 2 viteve të fundit, jo vetëm se nuk ka një vullnet për zgjidhjen e çështjes, por madje përdoren labirinte ligjore për ta mbajtur çështjën pezull dhe pa një zgjidhje për banorët e Zharrëzës. Media gjithashtu ka qenë palë, pasi nuk kanë pasqyrura këto probleme jetike të këtyre banorëve.

Raportimi i parë për Zharrëzën

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Për vuajtjet e banorëve të Zharrëzës, për të cilat fajësojnë veprimtarinë naftënxjerrëse të “Bankers Petroleum”, kam shkruar fillimisht në dhjetor të vitit 2013. Mendova se do të zgjidhej problemi. Por ndodhi një gjë “e çuditshme”! Pak më vonë në gazetat print të asaj kohe në faqet e tyre u botuan reklama të “Bankers Petroleum”, e për rrjedhojë politikat editoriale të mediave nuk kishin më interes për çfarë po ndodhte me banorët e Zharrëzës.

Dhjetor 2016

Në dhjetor të vitit 2016 banorët e Zharrëzës hynë në grevë urie, pasi vazhdonin lëkundjet e tokës të shkatuara sipas tyre nga veprimtaria naftënxjerrëse e “Bankers Petrolium”. Këto lëkundje kanë vite që ndodhin në atë zonë, duke rrezikuar jetën e banorëve. Asnjë reagim nga qeveria për të zgjidhur problemin dhe asnjë përpjekje nga kompania naftënxjerrëse për të diskutuar për problematikën. Edhe lajmi për lëkundjet e tokës në dhjetor të vitit 2016 u censurua nga mediat. Kjo bëri që banorëve të Zharrëzës të mos u mbetej gjë tjetër, përveçse të hynin në grevë urie për të ndërgjegjësuar opinionin publik për rrezikun që u kanosej jetëve të tyre.

Parlamentari që denoncoi

Ndërsa banorët e Zharrëzës i kaluan Krishtlindjet e vitit 2016 në grevë urie, si pushtetarët ashtu edhe pjesa më e madhe e mediave, po bënin çmos për të censuruar grevën e banorëve të Zharrëzës. Ndërkaq, falë rrjeteve sociale pati një ndërgjegjësim të publikut lidhur me gjendjen në Zharrëz.

Ndër të vetmit parlamentarë që u prit masivisht nga banorët e Zharrëzës dhe denoncoi ashpër veprimtarinë shkatërrimtare të nxjerrjes së naftës nga “Bankers Petrolium” ishte deputet i LIBRA-s intelektuali Ben Blushi, duke u radhitur përkrah qytetarëve e duke shprehur gadishmëri për t’i ndihmuar në emër të LIBRA-s.

“Duhet të tregoni që i gjithë populli i Zharrëzës është në një mendje. Mblidhuni këtu bëni një marshim lëni një orar! 3 mijë veta shkoni në këmbë në Fier! Ajo është gjëja që mund të bëni. Sepse e gjithë Shqipëria nuk e di (çfarë po ndodh në Zharrëz). Mediat nuk e japin, ju kanë bojkotuar. Media dhe qeveria janë me palët e “Bankers”, janë me të pasurit. Kjo është çështja dhe ju kanë bojkotuar! Ju nuk duhet të vdisni! Ju duhet të sensibilizoni Shqipërinë se jeta juaj është në rrezik! Dhe qeveria që ju përfaqëson nuk është me ju, nuk ju mbron, por është me palën që rrezikon jetën tuaj! Por përse është kështu? Për shkak të rryshfetit natyrisht! Një naftë e përzier me gjak ne nuk na duhet! Kjo është naftë me gjak!”, theksoi Blushi më 27 dhjetor të vitit 2016, përpara anorëve të Zharrëzës.

Dhe banorët e Zharrëzës në shkurt nisën marshimin në këmbë nga shtëpitë e tyre për të mbërritur në Tiranë përpara Mnistrisë së Energjisë (25 shkurt 2017)!

Letra për z. Wu Fengliang

Më 26 dhjetor 2016, Presidenti dhe Drejtori i Përgjithshëm i “Bankers Petrolium”, z. Wu Fengliang, mori një shkresë, me numër protokolli 7270/6 nga Ministria e Energjisë, të nënshkruar nga zv/ministri i Energjisë, Ilir Bejtja. Në këtë shkresë i kërkohej “Banker Petroleum” që:

1. të ndërpritej menjëherë injektimi i ujit teknologjik në puste e lokalizuar përreth fshatit Zharrëz, deri në një njoftim të dytë;

2. të niste dialogu i përbashkët me përfaqësues të “Bankers Petroleum” dhe Grupin e Punës së ngritur nga Urdhri i Ministrit nr. 426 për të gjetur shkaqet e lëkundjeve të tokës në zonën Patos-Marinzë;

3. të ndiqen proceduara për të mundësuar angazhimin e ekspertëve të huaj për vlerësimin situatës.

Urdhri i Kryeministrit

Nën presion nga grevistët e Zharrëzës (dhjetor 2016), si edhe nga fakti se deputiti i LIBRA-s, Ben Blushi, i dha jehonë në opinionin publik, kryeministri Edi Rama nxori me shpejtësi Urdhrin nr. 178, datë 27.12.2016 për të ngritur një grup ndërministror për vlerësimin e gjendjes në Zharrëz, pas lëkundjeve të tokës. (Çuditërisht Urdhri i Kryeministrit Rama del në të njëjtën ditë, pasi deputeti Blushi u prit masivisht nga banorët e Zharrëzës).

Sipas këtij Urdhri të Kryeministrit, pak a shumë kërkoheshin të njëjtat gjëra që i ishin kërkuar z. Wu Fengliang, pak më parë.

Sipas pikës 4, të Urdhrit të Kryeministrit nr. 178, dt 27.12.2016 kërkohej që të ngrihet një grup ndërminitror që:

1. të vlerësojë dhe të përcaktojë masat që duhet të merren nga operatori që kryen aktivitet hidrokarbur në zonë (Patos-Marinzë) sipas rekomandimeve të raporteve mujore të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedist (IGJEUM);

2. të vlerësojë dhe të përcaktojë masat që duhet të merren nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile për përmirësimin e situatës së krijuar nga lëkundjet;
të nisë bashkbisedimin e përbashkët me përfaqësues të operatorit që kryen aktivitet hidrokarbur për të sqaruar shkaqete lekundjes së tokës;

3. të vlerësojë kërkesat e bëra nga IGJEUM-i për vlerësimin, dokumentimin dhe monitorimin e aktivitet sizmik, në zonën ku kryhet aktiviteti hidrokarbur;
të ndjekë procedurat për angazhimin e ekspertëve të huaj për përcaktimin e shkaqeve të lëkundjes së tokës.

4. Po kështu duhet thënë se, sipas pikës 5, Urdhrit të Kryeministrit nr. 178, dt 27.12.2016, kreu i qeverisë, Edi Rama, duhet të ishte informuar më 30 janar 2017, për masat e marra dhe propozimet lidhur me pikat të lartpërmendura. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi në rast se do të kishte ndodhur, atëherë do të kishim një zgjidhje për Zharrëzën, dhe banorët e zonës nuk do të ishin duke protestuar përpara Ministrisë së Energjisë (duke filluar që nga data 25 shkurt 2017).

Me pak fjalë, nëpërmjet shkresave dhe aktet nënligjore, qeveria “Rama” me konsensusin e Ilir Metës thjesht nuk jep zgjidhje për qytetarët e Zharrëzës, por përpiqet të zhvendosë vëmendjen publike nga situata, si edhe të mundësojë ushtrimin e aktivitetit hidrokarbur në zonën e Patos-Marinzës, duke përpdorur të njëjta metoda; pa e vrarë mendjen për jetën e banorëve.

Në foto urdhëri kur MEI kërkonte pezullimin e punimeve.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

VIDEO/ Deputeti i LSI -së ulet këmbëkryq, këndon me çifteli bashkë me rapsodët

TË GJITHA

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

08:35 : 09/06/2025

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

08:22 : 09/06/2025

Nga vrasjet tek sabotimet, si Rusia po e sulmon Europën me anë të inteligjencës

08:12 : 09/06/2025

Këmbimi valutor 9 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 09/06/2025

Temperatura deri në 37°C, ja parashikimi i motit për sot

08:03 : 09/06/2025

Betonizimi i Tiranës/ Bashkia dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

07:58 : 09/06/2025

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com