• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Edi Rama, presion administratës së Donald Trump: Po na braktisët, na marrin rusët

12:32 : 24/02/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në një intervistë për britaniken “The Telegraph” shprehet se Ballkani është në rrezikun e rrëshqitjes nën influencën ruse nëse administrata Trump injoron rajonin tonë.

Madje ekzitojnë edhe pikëpyetje mbi atë nëse Bashkimi Europian po bën mjaftueshëm për të siguruar stabilitetin dhe për të bllokuar komplotet e mundshme ruse.

Në një intervistë të gjatë, kryeministri karizmatik Edi Rama thotë se pa mbështetjen e Bashkimit Europian “Ballkani nuk do të jetë një vend ku do të ketë paqe dhe bashkëpunim”, shkruan “The Telegrap”.

“Për SHBA ky rajon është shumë i rëdësishëm strategjikisht dhe SHBA janë shumë të rëndësishëm për ne”, vijon ai.

Duke pasur parasysh rolin e dukshëm të Rusisë në komplotin për vrasjen e kryeministrit në Malin e Zi, të zbuluar nga The Telegraph këtë javë, ka shqetësime se indiferenca e Uashingtonit do të inkurajojë Moskën.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Rusia ka qenë e interesuar të shtrijë influencën e saj dhe ajo ka shumë influencë në këtë rajon”, thotë kryeministri 52 -vjeçar, Rama.

Shqetësimeve të tij u bën jehonë ministri i jashtëm, Ditmir Bushati. “Ka fokus të paktë nga partnerët tanë më të rëndësishë, SHBA dhe BE, në Ballkan”.

Pas konfliktit të ashpër në Bosnje e Kosovë, shtetet e Ballkanit vetëm tani “po shndërrohen nga armiq në fqinj”.

“Nëse SHBA dhe BE do të tërhiqen ne mund të shkojmë pas në bazë dhe ne e dimë se çfarë do të thotë bazë këtu në Ballkan”.

Ai shton: “Influenca ruse është më e fortë se më parë, një prezencë në qarqet politike, veçanërisht Serbia dhe Mali i Zi. Nuk është diçka tërheqëse për këtë shoqëri. Politikat ruse nuk korrespondojnë me ambiciet e Ballkanit për t’u anëtarësuar në BE”.

Për shumë kohë Shqipëria ka qenë një moçal në Europë me diktatori i saj të çmendur komunist Enver Hoxha që e izoloi atë ndaj Lindjes dhe Perëndimit përgjatë sundimit 40 –vjeçar. Që prej rënies së komunizmit Shqipëria ka luftuar për t’u ringritur, por pas prezantimit të gjerë të reformave zoti Rama tani po udhëheq bisedimet për anëtarësimin në BE.

Por lideri i Partisë Socialiste po përballet me një betejë për të reformuar sistemin e korruptuar gjyqësor. Si kusht për anëtarësimin në BE, secili nga 800 gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kalojë vetting-un për të dhënë shpejgime për të ardhurat dhe vendimet e marra në të kaluarën.

“Deri tani 22 gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen, por procesi i vetting-ut është kapur në befasi nga Partia Demokratike në opozitë, e cila ka lidhje të ngushta me gjyqësorin”, shkruan The Telegraph.

“Ky ka qenë shqetësimi i madh i opozitës teksa ajo ka qenë në pushtet për shumë vite dhe ka arsyet e veta që të kenë frikë nga një sistem i pastër i drejtësisë”, thotë Rama.

Kur sistemi komunist ra, shumë artistë të Europës Juglindore dhe shkrimtarë iu futën politikës, por të paktë janë ata që kanë rezistuar.

Mund të jetë prezenca e tij fizike me 1.95 m gjatësi dhe me numrin e këmbës 47 –ta. Mund të jetë aftësitë e zhvilluara në kombëtaren e baskebollit. Por ajo që duhet është një rritje e influencës ndërkombëtare si piktor. Punimet e Edi Ramës janë ekspozuar në galerinë prestigjioze Marian Goodman në Nju Jork, në Firence dhe së shpejti në Shoreditch, në lindje të Londrës.

Kjo shpjegon arsyen pse ai mban një tas të madh me lapsa me ngjyra në tryezën e tij dhe përse shkarravit gjatë takimeve ministrore, që siç shpjegon ai, i japin një përqendrim më të madh.

3 vite në detyrë, popullariteti i Edi Ramës mbetet i lartë, në 56 përqind. Kjo do të jetë e dobishme për zgjedhjet e qershorit dhe është një testament për reformat e tij, që kanë bërë që policia të shndërrohet nga profesioni më i pabesueshëm në atë më të besueshmin në Shqipëri.

Edhe ekonomia po lulëzon gjithashtu me me 3.4 për qind rritje këtë vit dhe një parashikim të ngjashëm për vitin e ardhshëm.

Me Shqipërinë që po humbet gradualisht reputacionin e saj të zymtë komunist, turistët janë duke zbuluar një vend të virgjër – në kryeqytet s’ka rrjete të njohur fast-foodesh apo reklama të dukshme. Vija bregdetare e saj Adriatik thuhet se është sa dramatike aq edhe e bukur. Turizmi është rritur me 25 për qind në vitin e kaluar.

“Është Italia e bukur e një gjeneratë më parë, ende e papërzier me zhvillimet e egra”, thotë Rama.

Teksa vendi ka një trashëgimi të gjakmarrjes dhe një kriminalitet endemic, sidomos në trafikun e drogës, ai thotë se kjo nuk është normë.

“Njerëzit janë të ndikuar nga ky stereotip i Shqipërisë si një vend i zymtë, ku ndodhin të gjitha të zezat, por është tërësisht ndryshe”, shprehet Rama.

Potencialisht Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE –së teksa Britania largohet. Zoti Rama e pranon “vendimin sovran të popullit britanik”, por me mirësjellje shton: “Ky është brezi i parë në Europë që nuk ka parë luftë ata harrojnë që BE është mbi të gjitha një projekt paqjeje dhe sigurie dhe më pas i një tregu të lirë”, vijon artikulli.

/ Thomas Harding, The Telegraph

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Basha thirrje qytetarëve: Bojkotoni televizionet, ndiqeni protestën nga rrjetet sociale

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com