• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

VIDEO-FOTO/ Si mbahen larg gazetarët dhe kameramanët në aktivitetet e Edi Ramës

15:48 : 21/02/2017
në KRYESORE, SOCIALE, VIDEO

Grupi i xhirimit nga Top Channel mbërriti i pari pranë Ministrisë së Brendshme. Dhjetëra karrige ishin vendosur në oborrin e pasëm, ndërsa bëheshin përgatitjet e fundit për aktivitetin.

Foltorja ku do të fliste kryeministri ishte gati. Teknikët në furgonin e TVSH bënin provat për sinjalin e lidhjes direkte, që do t’i shpërndahej të gjitha televizioneve. Me mikrofonin e Top Channel në dorë, grupi i xhirimit kaloi rrethimin e gardistëve të veshur civilë dhe u vendos mes policëve.

Mikrofoni i Top-Channel brenda rrethimit të sigurisë

 

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Sot ne oren 11:30 te sheshi i MPB, perballe Teatrit Kombetar, do te zhvillohet aktiviteti ‘Promovimi i femres ne Policine e Shtetit’. I pranishem Kryeministri Edi Rama. Me regji. Frekuenca: Sat astra 23.5 frek 11472 polarizimi vertikal simb rate 3600”

Ky ishte njoftimi që u shpërnda për mediat nga zyra e shtypit pranë kryeministrisë. Pavarësisht se sinjali është i gatshëm nga regjia qëndrore, dy grupe të tjera xhirimi mbërritën për të ndjekur aktivitetin.

Sapo i panë të afrohen gardistët i bënë me shenjë të zmbrapsen. Gazetarët, të shoqëruar nga kameramanët mbanin në duar mikrofonat me logon e Vizion Plus dhe News24.

Kamerat e televizioneve Vizion Plus dhe News 24 nuk futen të filmojnë

 

Të gjithë të pajisur me dokumentin e identifikimit. “Nuk lejohet…” Gardisti ishte i prerë. Ndërkohë pak metra më tej, kolegët e Top Channel, imunë nga garda përgatiteshin të xhironin aktivitetin. Lapsi.al ndoqi nga afër aktivitetin ekskluziv për regjinë qëndrore nga TVSH.

Asnjë gazetar apo kameraman tjetër nuk u lejua as të afrohet, pranë ceremonisë së rëndomtë për nga përmbajtja. Rama dhe Tahiri ishin në takim për promovimin e policeve femra në strukturat e Policisë së Shtetit.

Pavarësisht se nga ekranet e televizionit shfaqet një situatë normale, në terren atmosfera është krejt tjetër. Të mësuar me gardistët, gazetarët e Vizon Plus dhe News24 u tërhoqën për ta ndjekur fillimin e aktivitetit nga ana tjetër e rrugës. Kameramanët ulën mjetet e punës në tokë në pritje të makinës që do t’i kthente në punë. Fjala e Tahirit dhe më pas ajo e Ramës u filmua me regji qëndrore nga Televizoni Publik Shqiptar.

Furgonat e TVSH-së që mundësuar mbulimin e aktivitetit me regji qëndrore

 

6 kamera të vendosura mbi stativë, të ngjashme me ato të studiove televizive përcollën nga një regji të njëjtat pamje për të gjitha mediat. Lapsi.al fiksoi në foto disa momente nga rrethimi i Gardës në aktivitetin kryeministror. “Djali mos bëj foto të thash! Kemi fotografin tonë, shihi foto dhe videot në televizor” tha një prej gardistëve që mbante larg reporterët dhe kameramanët.

Edhe shkrepja e fotove pranë perimetrit të sigurisë ishte e ndaluar. Për të bërë fotot zyrtare, që më pas shpërndahen nga rrjetet sociale ishin të angazhuar 4 fotografë të kryeministrisë dhe të Ministrisë së Brendshme.

Njëri prej 4 fotografëve të “punësuar” për aktivitetin

 

Shpërndarja e sinjalit me regji qëndrore është një praktikë e zakonshme e viteve të fundit. Pavarësisht se predikohet që grupet e xhirimit të televizioneve mund të vijnë të filmojnë, aktivitetet ku merr pjesë kryeministri janë rreptësisht të ndaluara për gazetarët.

Kur regjia është e pamundur për shkak të terrenit, filmimet e montuara shpërndahen përmes postës elektronike, të shoqëruara nga njoftimet për mediat. E gjitha është pasojë e një manie tashmë të njohur të kryeministrit Rama për të kontrolluar me detaje çdo element të imazhit të tij publik. Planet, sinkronet, fotot që publikohen në media apo rrjetet sociale janë të kontrolluara me imtësi nga stafi i Ramës apo vetë ai./Lapsi.al

Një prej 6 kameramanëve të TVSH-së që filmonte aktivitetin

 

Njëri prej rojave të sigurisë që pengonte hyrjen dhe nuk lejonte bërjen e fotove


Roja i Gardës nuk lejon kalimin by lapsi-al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Berisha sulmon kryeredaktoren e "Zërit": Je zëdhënëse e mafias sorosiane në Kosovë

TË GJITHA

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025

Mediat serbe e bëjnë dramë, harrojnë çfarë ndodhi në Beograd! Kurir: I mbijetuam ferrit në Tiranë!

10:24 : 08/06/2025

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

10:11 : 08/06/2025

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com