Bashkia e Tiranës ka menduar për të dashuaruarit ditën e sotme në këtë datë të shënuar të Shën Valentinit.
Në mënyrë simbolike të gjithë të dashuruarit kanë një mundësi për ta bërë të pandarë dashurinë e tyre duke vendosur një dryn në stolin e zemrës që është vendosur tek parku Rinia.
Përmes një postimi në Facebook, Kryebashkiaku Veliaj ka ftuar të gjithë të dashuruarit që të vendosin një dryn në stolin prej zemre dhe të dërgojnë fotot më të mira.
“Sa ditë e bukur! Gjeje ku është, lër një dryn simbolik te stoli prej zemre dhe na ço foton më të mirë me të dashurin e zemrës #TiranaLoves” , shkruan Veliaj.
Në kuadër të kësaj dite, Bashkia e Tiranës ka menduar që të organizojë “Tirana Loves…”, ku mbi 30 artistë, muzikantë e DJ të ardhur nga e gjithë Evropa dhe më shumë se 10 zhanre muzikore, do të mund të ndiqen nga të rinjtë e kryeqytetit, por jo vetëm, në 14 nga baret më të njohura të Tiranës.