• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lirimi i pilotit italian, pikëpyetje mbi seriozitetin e luftës kundër drogës

20:00 : 14/02/2017
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për të lënë të lirë një pilot italian të dyshuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike është pritur me kundërshti nga gjykata dhe ka ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin e autoriteteve shqiptare në luftën kundër fenomenit mjaft të përhapur të kultivimit dhe trafikimit të hashashit.

Zëri i Amerikës në bashkëpunim me rrjetin investigativ BIRN, i hedh një vështrim luftës kundër drogave.

Piloti Italian, Guido Guidi u lejua të largohej nga Shqipëria pas pesë muajsh hetime si i dyshuar për tentativën e trafikimit të 200 kilogramëve lëndë narkotike me avionin e tij të markës Pajper.

70 vjeçari nga provinca e Komos në Italinë e Veriut u la i lirë me kërkesë të Prokurorisë së krimeve të Rënda në Tiranë më 24 janar, në këmbim të një garancie pasurore me vlerë 10 mijë euro.

Sipas vendimit të Gjykatës së krimeve të Rënda për rastin Guidi, të cilin BIRN e disponon, Prokurororja e çështjes, Dolores Musabelliu argumentoi se piloti Italian dyshohet për një vepër penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe se ekziston gjithashtu rreziku që ky person të mos vihet në dispozicion të hetimeve. Megjithatë, ajo vlerësoi se garancia pasurore prej 10 mijë eurosh është një masë e përshtatshme për nevojat e sigurimit.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Në vendimin e saj, Gjykata e quajti kërkesën e Prokurorisë për lirimin me garanci të Guidit si kontradiktore dhe gjykoi se sasia e vogël monetare nuk garanton paraqitjen e të dyshuarit përpara organeve të hetimit.

“Duke u nisur nga kushtet dhe kriteret e mësipërme, por edhe nga mënyra e organizimit të kësaj vepre penale, transportimi me avion i sasisë së lëndës narkotike dhe përhapja e saj në rang kombëtar dhe ndërkombëtar kohët e fundit e bën këtë vepër me rrezikshmëri të lartë shoqërore,” vërejti Gjykata.

Megjithatë, për shkak të nenit 244 të Kodit të Procedurës Penale, që përcakton se gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurie më të lartë se sa kërkesa e Prokurorisë, ajo miratoi lënien e lirë të Guido Guidit.

E kontaktuar nga BIRN, Prokurorja Dolores Musabelliu tha se në vendngjarje nuk u sekuestrua lëndë narkotike, çka sipas saj e vështirëson së tepërmi suksesin e hetimeve dhe dërgimin e çështjes në gjykatë.

Por të dhënat e siguruara në vendimin e Gjykatës së krimeve të rënda tregojnë se Guidi ka pranuar para hetuesve se në Shqipëri kishte ardhur për të trafikuar 200 kilogramë hashash drejt Italisë.

Në dëshminë e tij për prokurorët, ai ka pranuar se kishte fluturuar drejt Shqipërisë më 15 shtator së bashku me një shtetas tjetër Italian, por sipas tij, operacioni i trafikut të drogës kishte shkuar keq.

“Pista ishte e lagësht dhe e rrezikshme, por Françesko këmbënguli që të uleshim. Në fund të pistës ishte një furistradë në ngjyrë të zezë dhe dy persona, ndërsa Francesko u ul nga avioni dhe ngarkoi lëndën narkotike së bashku me ata. Ata ngarkuan pesë çanta të mëdha me nga 30 kilogramë secila dhe disa çanta më të vogla,” dëshmoi piloti Italian.

Në vendimin e gjykatës thuhet gjithashtu se Guidi u kishte kërkuar bashkëpunëtorëve të tij që të mos ngarkonin më, pasi ishte e rëndë për avionin. Ai ka shpjeguar më pas se avioni u dëmtua dhe nuk u ngrit dot për shkak të ngarkesës dhe terrenit të papërshtatshëm, ndërsa personat kishin marrë sërish lëndën narkotike dhe ishin larguar para mbërritjes së policisë.

I dyshuari ka sqaruar gjithashtu se trafikimi i drogës ishte organizuar nga dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë, me të cilët Guidi kishte ardhur edhe tre herë të tjera në Shqipëri.

Gjatë udhëtimeve të mëparshme ai kishte qëndruar në një hotel në afërsi të Rinasit dhe kishte drekuar bashkë me personat e tjerë në një restorant-kështjellë në zonën e Fushë-Krujës, udhëtime të cilat janë verifikuar më pas nga hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokurorja Musabelliu tha se hetimet vazhdojnë edhe pas largimit drejt Italisë të pilotit 70 vjeçar, ndërsa këmbënguli se nuk mund të jepte shpjegime të tjera për shkak të sekretit hetimor.

Piloti italian u ndalua në 15 shtator të vitit 2016 në një pistë të hapur në grykëderdhjen e lumit Ishëm në Durrës, pasi avioni që ai drejtonte pësoi avari. Guidi qëndroi për pesë muaj në rezidencën e Ministrisë së Brendshme në Durrës me një status të paqartë ligjor dhe në dispozicion të hetuesve të cështjes.

Ai është piloti i dytë italian që ndalohet në Shqipëri, në përpjekje për të trafikuar jashtë kufinjve një pjesë të vogël prej sasisë së madhe e kanabisit që prodhohet në vend.

Ndryshe nga piloti Xhorxho Riformato, që u dënua me 15 vjet burg për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, përballja me drejtësinë shqiptare e Guido Guidit rezultoi më fatlume.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Shën Valentin simbolesh për Sadije Berishën…çdo trëndafil ka një kuptim

TË GJITHA

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga monopatinat

20:25 : 08/06/2025

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025

Pagë 45 milionë Euro në sezon, Osimhen vendos për të ardhmen

20:07 : 08/06/2025

Ofrohen 73 mijë dollarë për atë që tregon se kush ishte pas sulmit ndaj Turbayt

19:57 : 08/06/2025

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

19:54 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com