• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

A duhet të protestojmë më 18 Shkurt dhe arsyet përse!

14:13 : 13/02/2017
në KRYESORE, OP-ED

Nga Kreshnik Osmani

Shume miq e dashamires me kerkojne nje qendrim te qarte lidhur me protesten e organizuar nga Opozita dhe ankohen se nuk jam edhe aq njeri i mire, sepse shume prej tyre i ndaloj te me kuptojne lehte.

Fort te dashurit miq!

Ju qe besoni tek integriteti yne moral dhe qe na mbeshtesni te vazhdojme rrugetimin politik meritoni nje falenderim te madh sepse jeni e vetmja energji tokesore qe na mbush me shprese dhe me fuqi per te ecur perpara. E ndjej te nevojshme dhe te arsyeshme qe t’ju shpjegoj kendveshtrimin tim lidhur me protesten e dares 18.

Pikesepari foton e profilit nuk e kam zevendesuar me logon e protestes per nje arsye shume te thjeshte. Nuk dua te mendoni se jam bere pjese e Partise Demokratike sepse kjo nuk ka ndodhur. Ashtu siç nuk u bera pjese e Partise Socialiste edhe pse votova Rilindjen. Une jam drejtues i nje partie krejtesisht te panjohur si Partia Shqiptare “Atdheu” per arsyet qe ju i dini dhe i imagjinoni vete. Duhet shume hashash per te mbajtur nje parti, ne mos, duhet te gjej nje menyre per te ardhur ne pushtet, per t’ju vjedhur ju, te bej ndonje dore leke dhe te filloj te bej zhurmë!

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Fort te dashurit e mi!

Mos rrini ne shtepi me date 18 sepse kjo eshte e rrezikshme shume. Ju tregoj arsyet, ju tregoj perse!

Dy-tre partite e medha mund te kene marre vendime qe as une, as ju nuk i dini e as i keni imagjinuar kurrre dhe nese nuk dilni ne proteste rrezikoni t’ju quajne dele dhe t’jua marrin shpirtin me shume. Nese do te prisni qe t’ju ftojme ne partite e vogla në proteste, kjo mund te mos ndodhe kurre.

Nese do te prisni qe t’ju ftojne ne proteste njerez te paperlyer me pare, kjo mund te mos ndodhe kurre. Ky eshte sistemi. Kjo eshte demokracia. Kjo lloj tallje qe po na bejne prej 25 vjetesh eshte me e mira e mundshme thone politologet dhe aleatet tane nderkombetare. Partia Socialiste dhe LSI nuk kane per t’ju ftuar ne proteste sepse jane ne pushtet. Ne te tjeret nuk kemi mundesi t’ju ftojme sepse nuk kemi fuqi dhe nuk na lejojne te medhenjte te ngrejme koke. Ata kane nje ushtri te madhe me media e gazetare qe i paguajne mire dhe ata e çojne ujin gjithmone tek mulliri i te medhenjve here ne menyre te drejtperdrejte, here me lezet indirekt. Edhe ata pak burra e gra me nder e integritet te larte profesional i mbysin qe ne embrion. I lenë ne periferi dhe nuk i lejojne te kenë ndikim e të bien në sy.

Edhe nese del ndonje parti e re qe bie ne sy, eshte e sponsorizuar prej te medhenjve per te mbledhur votat e te pakenaqurve dhe per t’ua çuar pas zgjedhjeve partive te medha. Çfare do te beni?! Do te rrini ne shtepi?! Do te rrini pa protestuar derisa te behemi ne?! Kjo eshte e tmerrshme dhe e rrezikshme shume!

Partite e medha kane 25 vjet qe ju ftojne. Ju jeni mesuar tashme me ta dhe eshte e ndaluar te mesoheni me dike tjeter. Kane 25 vjet qe ju tallin bashke. Kane 25 vjet qe ju varferojne bashke. Kane 25 vjet qe jua pine gjakun bashke. Kane 25 vjet qe ju grabisin bashke. Kane 25 vjet qe ju poshterojne e mashtrojne bashke. Por, mos harroni se kane edhe ata meritat e tyre. Vertet kane vjedhur shume por disa gjera, dreqi ta haje, i kane bere. Vertet jane bere miljardere por nuk jua kane ndaluar ajerin ta fusni ne mushkeri paçka se nuk ju kane lene te merrni fryme. Ju kane lene te laheni ne lum, ne liqen dhe ne det. Ju kane lene te arratiseni nga Shqiperia dhe per kete nuk kane denuar te afermit tuaj me internim. Ju kane lene te thoni nuk kemi per te ngrene, por per kete fjale nuk ju ka futur njeri ne burg. Thjesht ju kane lene pa ngrene dhe e kane mbyllur me aq. Ju kane lene te shihni filma porno sepse kishit 50 vjet qe shihnit vetem filma me partizane. Ju kane lene te beheni gay e tranvestite dhe here here ju kane sajuar edhe ndonje fond pink. Askush nuk ju ka ndaluar te fryni buzet, te pasmet dhe sisat me silikon. E pra ata kane merita per kete. Ata gjithçka e kane bere bashke.

Po sikur partite e medha te kene vendosur qe asnje i paster qe nuk ju ka vjedhur ju kurre te mos merret me politike?! Cfare do te beni ju?! Nuk do te dilni ne proteste?! Larg qofte!

Po sikur partite e medha te kene vendosur qe ne partite “e vogla” qe nuk ju kemi vjedhur kurre te mos mundemi kurre te numerojme votat tona qe na i jepni ju, cfare do te beni ju?! Nuk do te dilni ne proteste kurre?! Larg qofte!

Po sikur partite e medha te na poshterojne ne te rinjve qe nuk ju kemi vjedhur kurre, dhe te na ndalojne te behemi deputete, cfare do te beni ju?! Per inat te tyre nuk do te dilni ne proteste?! Larg qofte!

Po sikur partite e medha te kene vendosur te na burgosin, te na injorojne, te na largojne prej ketu, te na degjenerojne, te na bllokojne, te na shantazhojne, te na varferojne ne qe nuk ju kemi vjedhur kurre, cfare do te beni ju?! Do te na prisni ne kur te behemi gati?! Deri atehere nuk do te dilni ne proteste?! Larg qofte!

Ata kane 25 vjet qe merren vesh me njeri-tjetrin mrekullisht te dashurit miq. Merren vesh per gjithçka. Grate i kane mikesha dhe pine vere me njera-tjetren e bejne llogje aristokratesh çdo nate. Krushqi kane bere e i bejne cdo dite. Femijet i kane ne Londer, ne Paris e ne Amerike qe kur te kthehen te zene postet e eterve. Cfare do te beni ju?! Prej inatit qe jeni fukarenj dhe se keni per te vdekur te tille nuk do te dilni ne proteste?! Larg qofte!

Ata bashkarisht, mund te kene marre nje pafundesi vendimesh te tmerrshme si ta boshatisin Shqiperine prej nesh, prej jush, dhe ne nuk dime gje. Cfare do te beni ju?! Prej inatit nuk do te dilni ne proteste?! Larg qofte!

Derdhuni ne shesh dhe tregoni forcen e Sovranit, nuk ka rendesi kush ju therret. Mesoni shpirtin me revolte dhe ne dashurine per lirine. Nese nuk e doni Lulin dhe disa emra te tmerrshem rreth tij qe mund t’i beje deputete ndeshkojini me vote. Ata nuk jane te perjetshem as ne. Te perjetshme jane vetem e liria, e verteta dhe drejtesia. Ato jane yjet qe asnje tirani nuk i shuan dot. Stervituni me revolten. Sterviteni shpirtin me refuzim, mosbindje ndaj zullumit. Stervitini gjokset me liri e proteste.

Nje popull i shtypur dhe i poshteruar eshte si i verberi. Ai i kultivon ne erresire aftesite e veta, per te bere surprizen sapo t’i kthehet shikimi.
Nje dite, drita do te perleshet egersisht me erresiren, por deri atehere nuk mund te rrime duke pritur e duke bere sehir. Duhet ta stervitim shpirtin me proteste. Lufta me te keqen do te jete e pergjakshme, e mundimshme, e gjate. Duhet stervitje e forte miq, mos e merrni aq lehtë!

Mos e lini opoziten vetem me date tetembedhjete, te majte, te djathte, te qendres dhe ju pa parti. Nuk ka asnje rendesi nese do ta votoni Lulin apo do te votoni kunder tij. Nese keni frike se kjo behet kunder Reformes ne Drejtesi duhet te bindeni per diçka. Nese Uashingtoni dhe Brukseli e duan vertetesisht Reformen ne Drejtesi dhe kete popull, ua nxjerrin te gjithe ketyre te mbledhur bashke ujin e zi. Mesojeni shpirtin me revolte. Mos e lini bulevardin e Tiranes t’i thahet fyti per nje proteste. Tregojini botes se ka edhe Tirane ne Shqiperi. Nuk ka vetem Rumani e Bukuresht!

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Basha në Kavajë: S'mund të qeveriseni nga i dënuari për përdhunim. Ngrihuni!

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com