• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Olsi Rama i përfshirë në trafikun e kokainës, përdor makinën e trafikantit me targa AA 653 DM

18:21 : 12/02/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Denoncimi u bë me prova nga ish-­Kryeministri Berisha para dhjetë ditësh në seancën parlamentare, ndërsa kryeministri Rama nuk bëri asnjë reagim dhe vazhdon të heshtë për këtë skandal.

Berisha deklaroi në Parlament, se Olsi Rama lëviz me makinën e Gentian Gjonajt, i arrestuar para dy vjetësh si kreu i klanit të kokainës që prodhohej në laboratoin e Xibrakës në Elbasan. Kjo makinë me të cilën lëviz jashtë shtetit vëllai i kryeministrit është e përshtatur për transportin e kokainës. Ish­-Kryeministri Berisha publikoi në Parlament edhe datat kur Olsi Rama kishte lëvizuar jashtë shtetit me makinën e trafikantëve të kokainës.

Berisha deklaroi se, Olsi Rama ka udhëtuar jashtë vendit, duke paraqitur në Kuvend edhe dokumentin e TIMS. “Sipas regjistrimeve në TIMS, Olsi Rama ka udhëtuar jashtë vendit më dt. 13 korrik 2014 dhe herë të tjera me automjetin e krimit të përshtatur, sipas Prokurorisë, nga klani i drogës për fshehjen e kokainës. Me këtë automjet me targa AA653 DM kanë udhëtuar shpesh herë edhe kreu lokal i klanit të Xibrakës, Gentian Gjonaj, Ermal Hoxha, Genci Xhixha!”, deklaroi Berisha në Parlament. Sipas Berishës, kjo makinë është gjetur nga Prokuroria e Shtetit si një makinë e përshtatur me vende të fshehura për transportin e kokainës.

Makina e bandës së kokainës

Udhëtimi i vëllait të kryeministrit Rama me makinën e bandës së kokainës është bërë pak muaj, pasi ishte ndërtuar laboratori i prodhimit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Ky laborator u zbulua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda më 14 janar të vitit 2015, pas hetimeve disa mujore të kryera nga Interpol dhe Europol. Denoncimi u bë nga ish-Kryeministri Berisha në Parlament më 2 shkurt të këtij viti, duke paraqitur me data dhe me fotografi daljet jashtë vendit të Olsi Ramës me makinën e kreut të grupit të kokainës. “Olsi Rama dhe Jona Dervishi, bashkërisht kanë kaluar kufirin me mjetin e krimit me targë AA 653 DM. Ky është mjeti i përshtatur për fshehjen dhe transportin e kokainës së grupit të Xibrakës, më datë 13 korrik 2014. Kjo është e dhëna e Prokurorisë. Po me mjetin e krimit, Olsi Rama ka kaluar kufirin dhe dy herë të tjera. Datat i kam këtu. Me këtë mjet ka udhëtuar Gentian Gjonaj, Ermal Hoxha, Genti Xhixha, Olsi Rama dhe Jona Dervishi.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Kjo është ndrikulla. Nuk ka klan droge pa një ndrikull droge. Ndaj thirreni Ramën të vijë këtu. I thoni të vijë të japë shpjegime për këto fakte tronditëse, se unë sa herë të dal këtu, këto dokumenta do t’i lexoj. Heshtja e Ediskobarit ndaj këtyre dokumentave dhe fakteve provon qartë, se ai vetë dhe vëlla Olsi janë direkt të implikuar në trafikun e kokainës, u shpreh Berisha gjatë seancës parlamentare. Ndërkohë, Rama nuk reagoi dhe vazhdon të heshtë për këtë skandal. Kjo tregon se Rama jo vetëm që është në dijeni për përfshirjen e vëllait të tij në trafikun e kokainës, por komunikon edhe vetë me këtë bandë të rrezikshme. “Ka një komunikim konstant me këtë bandë nga vetë kryeministri. Kreu i qeverisë është dhe kreu i banditokracisë, është kryebanditi, sepse kësaj radhe, jo unë, por një ministër për hir të së vërtetës i përgjegjshëm e akuzon se falsifikon mbledhjet e qeverisë. E akuzon se ka mbledhur qeverinë, duke i patur shumicën e ministrave jashtë shtetit. Vetëm një bandit mund t’i lejojë vetes të thyejë Kushtetutën, që përcakton se si funksionon qeveria, të thyejë ligjin organik të Këshillit të Ministrave”, deklaroi ish­Kryeministri Berisha në Parlament.

Vëllai i kryeministrit, garant i bandës së kokainës

Vëllai i kryeministrit ishte garant i bandës së kokainës në laboratorin e Xibrakës që të vijonte veprimtarinë kriminale pa patur asnjë problem nga autoritetet shqiptare. Lëvizja e tij me makinën e kreut të bandës së këtij trafiku, Gentian Gjonaj bëhej për t’i hapur rrugën kreut të bandës që të trafikonte lirisht drogën e prodhuar në Xibrakë drejt vendeve të Bashkimit Europian, ku sipas Interpolit, gjatë kohës së veprimtarisë prodhuese në këtë laborator është trafikuar jashtë shtetit një sasi e madhe kokaine. Policët jo vetëm që nuk guxonin ta ndalonin makinën e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, por e nderonin atë sa herë kalonte nga Elbasani drejt Tiranës dhe anasjelltas. Po ashtu, kjo makinë lëvizte lirshëm edhe kur drejtohej nga kreu i bandës, Gentian Gjonaj, pasi dihej se me këtë makinë lëvizte vëllai i kryeministrit.

Laboratori i kokainës në Xibrakë është ngritur me bekimin e vëllait të kryeministrit prej nga ai përfitonte shuma kolosale parash dhe për pasojë, ai nuk prekej nga autoritetet shqiptare. Në Elbasan e dinin të gjithë se kapanoni i ushtrisë në Xibrakë ishte kthyer në laborator droge. Madje ky laborator ruhej nga Policia e Elbasanit dhe nëse nuk do të kishte hetuar Interpoli dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, ai do të vijonte të funksionte edhe sot.

Si u zbulua nga Interpol laboratori i kokainës në Xibrakë

Laboratori gjigant i përpunimit dhe prodhimit të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit, u zbulua më 14 janar të vitit 2015, falë hetimeve të kryera prej disa muajsh nga Interpol dhe Europol. Gjatë operacionit të drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, u sekuestruan 100 kg kokainë e pastër si dhe 4 tonë përzierës kokaine si dhe përfunduan në pranga 13 persona, 11 shqiptarë dhe dy kolumbianë që ndodheshin në laborator në momentin e aksionit. Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Hoxha, Saimir Batku, banues në Tiranë, Gentian Gjonaj, banues në Elbasan, Arjan Dalipi, banues në Elbasan, Ilir Hyseni, Klement Dalipi, banues në Elbasan dhe shtetasit kolumbianë Cesar Avila dhe Walter Moreno. Operacioni antidrogë u inicua nga shërbimet e posaçme të huaja si Interpol dhe Europol, pasi një shqiptar i arrestuar disa muaj më parë në Gjermani, pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë e këtij shteti. Ai ka treguar të dhëna për personat e përfshirë në prodhimin e lëndëve narkotike, të cilët më pas janë vënë në përgjim dhe janë kapur në flagrancë, ndërsa përpunonin drogën. Laboratori i vendosur brenda një ish­reparti ushtarak të braktisur në fshatin Xibrakë të rrethit të shërbente për prodhimin e përpunimin e kokainës. Gjatë hetimeve u zbulua se kjo bandë kishte transportuar një sasi të konsiderueshme kokaine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Kush ishte garanti i 22 milionë eurove investim?

Hetimet e Interpolit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbuluan se investimi i bërë nga karteli i drogës për të ngritur aktivitetin në Shqipëri përmes transportit të vajit të palmës kapte shifrën e 22 milionë eurove. Në këtë shifër futet edhe blerja e drogës si lëndë e parë nga Kolumbia për të mbërritur në Shqipëri për përpunim dhe eksportim drejt vendeve të Bashkimit Europian. Të bësh një investim të tillë, natyrisht që kërkon edhe garanci të mëdha nga qeveria. Trafikantët e ishin bërë përzgjedhjen e Shqipërisë me kujdes, duke studiuar nga afër të gjithë infrastrukturën e aktivitetit të tyre. Është mëse e qartë, se askush nuk mund të hidhte 22 milionë euro kot pa pasur një siguri nga autoritetet e qeverisë. Laboratori i kokainës në Xibrakë të Elbasanit, sipas hetimeve të Interpolit dhe Europolit e kishte nisur aktivitetin që në janar të vitit 2014, pak muaj pasi kishte ardhur në pushtet “Rilindja”. Nëse nuk do të ishin kryer hetimet nga Interpol, ky laborator do të vazhdonte ende të prodhonte kokainë, pasi kishte mbështetje nga qeveria dhe mbrohej nga policia. Goditja e kartelit të kokainës u bë nga Interpoli dhe Europoli dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nxitjet e para për këtë hetim kanë ardhur nga Gjermania. Falë shkëmbimit të informacionit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda me shërbimet gjermane, disa persona të përfshirë në këtë rrjet u identifikuan dhe u mbajtën nën vëzhgim nga Prokuroria. Kështu nisi operacioni i koduar “Xibraku”, ku rolin e dorës së parë e ka luajtur Prokuroria shqiptare e Krimeve të Rënda. /Rilindja Demokratike/

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Stresi i dashuruar, poston foto me vajzën e zemrës (FOTO)

TË GJITHA

Aksident tragjik në Slloveni/ Të paktën 5 viktima nga përplasja e një furgoni me një kamion

19:28 : 30/07/2025

Burreli shton konkurrencën në sulm, prezanton blerjen e re

19:19 : 30/07/2025

Në lekë apo në euro, si i ruajnë paratë shqiptarët?

19:14 : 30/07/2025

Rasti i parë në botë, një 38-vjeçar në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

18:59 : 30/07/2025

Zyrtari izraelit e thotë hapur: Mund të aneksojmë pjesë të Gazës

18:56 : 30/07/2025

Champions/ Shkëndija përballet me Steauan në Bukuresht, formacionet zyrtare

18:46 : 30/07/2025

BE do të nisë që nga tetori zbatimin e sistemit biometrik të hyrjes për vizitorët

18:37 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com