• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Analiza/ Sajmir Tahiri, orët e turpit

10:59 : 10/02/2017
në KRYESORE, OP-ED

Mbrëmë në emisionin “Të paekspozuartit” të Ylli Rakipit gazetari Fatos Lubonja ka kërkuar pas asnjë mëdyshje dorheqjen e Tahirit, pas skandalit të vjedhjes së parave të BKT në afërsi të aroportit të Rinasit. Edhe njëherë, më saktë për të katërtën herë radhazi,  grabitësit u larguan në drejtim të paditur.

Do të mjaftonte vetëm kjo fabul, pra rënia e mitit të vënë si standard nga Rama “se në kohën e Rilindjes, ndryshe nga koha e Berishës, keqëbërësit nuk largohen në drejtim të paditur” për t’i dhënë të drejtë Lubonjës.

Ndoshta pas Ilir Beqes, Sajmir Tahiri është ministri i kabinetit që i kanë plasur më shumë skandale.

Të vetmen mënyrë që ka gjetur për të shmangur skandalin e radhës, është të presë të riun që vejn pas.

Ai e futi policinë në Lazarat po nuk kapi asnjë nga kokat e drogës.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Ai e la të lirë të ikte pra parlamentit, Kostandin Xhuvanuin në kërkim, i cili pastaj vrau 4 vetë.

Policia e kapi ish -deputetin Mark Froku me një trafikant droge në makinë, por ai nuk u ndaloi dhe ngjarja u mbajt e fshehtë për shumë kohë.

Ai i fshehu më pas dokumentat e Interpolit që kishin ardhur nga Belgjika për Mark Frokun, vetëm që mos njolloste grupin e vet parlamentar dhe kjo aferë shkarkoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Artan Didi dhe arrestoi një punonjës të thjeshtë.

Ai donte ta zgjidhte me ndërmjetësim akuzën e Tom Doshit në zyrën e tij se Durim Bami ishte një vrasës dhe nuk bëri asnjë denoncim për këtë. Ai e takoi Durim Bamin, vrasësin me pagesë të vetëdenoncuar, në vilën qeveritare në Durrës dhe në zyrën e tij në Ministrinë e Brendshme.

Ai u kap me presh në duar ne rastin e makinës që “kishte shitur” te kushërinjtë, por e përdorte sërish kur shkonte me pushime. Për t’u mbrojtur, ai e thelloi me keq skandalin kur pranoi se, në mënyrë krejt të paligjshme ua kishte shitur makinën kushërinjve, por nuk kishte bërë akt shitje për të shmangur pagesën e detyrimeve që i lindnin nga një gjyq i humbur. Ai tha hapur se kishte mashtruar shtetin që drejtonte, por vazhdoi të mbante detyrën shtetërore.

Nën drejtimin e tij në rend, Shqipëria është mbushur me hashash. Nën drejtimin e tij vrasësit e bankierit Santo nuk janë kapur. Klement Balili “u la” të harbohej në dasma, të takohej me krerë të lartë të PS, të shëtiste me skaf në plazh gjatë verës, megjithëse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nën drejtimin e tij në rend, Shqipëria u njoh botërisht si “republikë hashashi” dhe mediat ndërkombëtare vërshuan në vend për të përshkruar tokën që furnizonte me kanabis mbarë Europën.

Nën drejtimin e tij në rend, skafet e gomonet vërshuan në Adriatik, si në periudhën e errët të pas ’97-ës, por me drogë dhe jo me klandestinë.

Nën drejtimin e tij në Ministrinë e Brendshme lulëzoi një prej bandave më të rrezikshme në vend, ajo e Emiljano Shullazit, për të cilin Tahiri është akuzuar se mban lidhje personale. Dhe për shkak të kësaj lidhjeje krerët e policisë refuzuan ta arrestojnë pas masakres se rruges se Kavajes dhe donin të bënin të njëjten gjë me kercenimin e rektorit, derisa drejtuesit më të lartë të prokurorisë nuk u lanë rrugë tjetër zgjedhjeje.

Këto janë pra bëmat më të mëdha të “epokës” Tahiri?

Largimin e këtij ministri, e kanë kërkuar disa herë me forcë edhe PD dhe aleati tjetër i koalicionit, LSI.

Po atëherë pse Rama nuk lëviz asnjë gisht?

Në çdo vend normal të botës do të qe gjëja më e natyrshme që një ministër me këto rekorde të largohej. Jo se e do Meta, as sepse e kërkon Basha. Por mbi të gjitha sepse ai i bënte mirë vetë Ramës për të treguar se di të reflektojë, se nuk është i kapur, se një ministër që sëpaku ka dështuar, ai ka forcën t’i tregojë derën.

Sidomos para zgjedhjeve kjo do të qe një lëvizje e përshëndetshme, përunjësie dhe reflektimi.

Por, Rama as nuk e çon ndër mend të “ndahet” nga Tahiri dhe kjo më shumë sesa akuzat e opozitës është pova më e qartë për lidhjen okulte që ekziston mes tyre. Një lidhje që nuk ka të bëjë as me mbarëvajtjen e punës dhe aq më pak me interesin e qytetarëve.

Prandaj, me sa duket, grabitjet, hashashi dhe bandit do të vazhdojn të pashqetësuara. (Lapsi.al)

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Flet infermieri që denoncoi kushtet skandaloze në urgjenca, Frrok Bardhi: Beqaj më njeh mirë...

TË GJITHA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nëse dhuna vazhdon mund të dërgohen marinsat në Los Angeles

22:12 : 08/06/2025

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

22:11 : 08/06/2025

Shpërndanin kokianë në Mykonos/ Arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK (EMRAT)

21:59 : 08/06/2025

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

21:41 : 08/06/2025

Zjarr në ish-Fushën e Drurëve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka

21:36 : 08/06/2025

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

21:29 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com