• Kontakt
Tuesday, August 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekja e Arditit/ Prokuroria çon për gjykim përgjegjësin e turnit e fadromistin, nën hetim edhe Bashkia

13:27 : 07/02/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy persona të akuzuar se, për shkak të shkeljes së rregullave në punë, kanë shkaktuar vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, i cili po punonte në landfillin e përpunimit të mbetjeve në Sharrë, ngjarje e ndodhur në datë 07.08.2016.

Prokurori thotë se nga hetimi rezulton se përgjegjësi i turnit i kompanisë “3R” që menaxhonte përpunimin e mbeturinave, shtetasi Dëfrim Hakrama, si edhe fadromisti Edmond Kollari, nuk kanë respektuar rregulloret për mënyrën e punës, si pasojë e të cilave ka mbetur i vdekur shtetasi Gjoklaj, i cili punonte pranë kësaj kompanie.

Për këtë çështje, krahas hetimeve të nisura për vdekjen e 17-vjeçarit, janë duke u zhvilluar hetime edhe për përgjegjësitë e mundshme të kompanisë “3R”, shoqërisë “Eco Tirana” dhe Bashkisë së Tiranës, bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike. Hetimi për kompanitë dhe Bashkinë e Tiranës u veçua nga hetimi kryesor për vdekjen e Ardit Gjoklaj, për faktin se po përfundonin afatet e paraburgimit për dy personat e konsideruar përgjegjës për vdekjen e punëtorit, për të cilët përfundoi hetimi dhe u dërguan për gjykim.

Nga hetimi për të pandehurit Dëfrim Hakrama dhe Edmond Kollari, ka rezultuar se: Në datën 7.8.2016, rreth orës 14.20, policia gjyqësore u njoftua se ne vendin e quajtur “Landfilli i Sharrës” Tiranë ishte gjetur një kufomë në grumbullin e mbeturinave pranë sheshit të riciklimit. Kufoma ishte e seksit mashkull në të cilën nga këqyrja që ju bë u vërejtën plagë të shumta, si ato të shkaktuara nga mjete të tonazhit të rëndë. Trupi i dëmtuar i këtij shtetasi u dërgua në Institutin e Mjekesise Ligjore, ku u bë dhe identifikimi i tij dhe rezultoi se ishte shtetasi Ardit Gjoklaj, i datelindjes 1999 (17 vjec), lindur në Tropojë dhe banues tek ish kombinati tekstil, Tiranë.

Shtetasi Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës, prej afërsisht një muaji, aty ku subjekti “3R” sh.p.k ushtron aktivitetin e përpunimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane në bazë të një aktmarreveshje me Bashkinë Tiranë, i cili edhe në momentin e gjetjes së tij, ishte i veshur me uniformën e punëtorit në landfill (kominoshe ngjyrë gri dhe doreza te gomuara pune).

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Nga keqyrjet ne vendin e ngjarjes u konstatua se zyra e shoqërise “3R” sh.p.k, e cila gjendet ne ambjentet e landfillit është e përshtatur në një kontenier, ku në këtë zyre u gjeten disa praktika me emra –mbiemra sipas turneve, me data te ndryshme, të cilat u sekuestruan dhe aty figuron i shënuar edhe emri i shtetasit Ardit Gjoklaj deri ditën e ngjarjes.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Amnesty International jep alarmin: Ekzekutime në masë në burgjet siriane

TË GJITHA

Tabaku: KAYO rrezikon sigurinë kombëtare, fond 150 mln lekë pa licensë për prodhim armësh

10:58 : 19/08/2025
Screenshot

EMRI/ Arrestohet 25-vjeçari në Korçë, pagoi karburant me para false

10:51 : 19/08/2025

Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë/ Vrasësi e priti dhe e qëlloi nga afër

10:44 : 19/08/2025

KLP jashtë funksionit – nga “garant i pavarësisë” në një noter që pret urdhrat e Partisë Socialiste

10:33 : 19/08/2025

59-vjeçari në Bilisht ndërroi jetë pas mbushjes së dhëmballës, familjarët: Vdekja ishte natyrale

10:23 : 19/08/2025

“Matrapazët” shqiptarë i shitën vilë pa leje Dua Lipa-s, a do të guxojë Lorena e Kadastrës ta legalizojë

10:10 : 19/08/2025

KLP merr pushimet, bie sistemi, faqja online nuk funksionon

09:57 : 19/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com