• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

“Ambasadorët Lu dhe Vlahutin janë bërë bashkë me tufën e peshkaqenëve më të egër”

16:03 : 06/02/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Përmes një shkrimi të botuar sot në të përditshmen “Panorama” analisti Fatos Lubonja ka sulmuar ashpër ambasadorin e SHBA-së Donald Lu dhe Romana Vlahutin-in e Bashkimit Europian.

Lubonja shprehet se Lu dhe Vlautin janë bashkuar me peshkaqenët e mëdhenj në vend, për të ngrënë peshkaqenët më të vegjël dhe shqiptarët.

“Ambasadori Lu në një nga shfaqjet e tij të fundit në publik ngriti pyetjen: “Si mund të çojë Shqipëria para drejtësisë peshqit e mëdhenj nëse nuk arreston dot Balilin? E si mund të pranohet kështu Shqipëria në komunitetin europian…?

S’ka shqiptar që nuk e di se Balili nuk arrestohet nga policia, apo nuk ndiqet nga prokuroria, jo pse “peshqit” e vegjël të policisë nuk duan, por pasi nuk munden, ngaqë ai është peshk më i madh se ata. Pra, jemi tek aplikimi i shprehjes së urtë popullore “peshku i madh ha të voglin”, që nënkupton se peshku i vogël duhet të vrapojë të shpëtojë nga peshkaqenët, që të mos e hanë.

Dhe për të vërtetuar se në Shqipëri kjo është loja që luhet, na vjen në ndihmë edhe vetë Ambasadori. Shikoni çfarë ndodh: ndërkohë që, siç thashë, çdo shqiptar e di se gjyqtarët dhe prokurorët janë peshq më të vegjël sesa politikanët dhe banditët rreth tyre Ambasadori u heq vizën ca gjyqtarëve e prokurorëve dhe nuk ua heq peshkaqenëve më të egër të ujërave tona, me kryepeshkaqenin në krye që jo vetëm shkel përditë ligjet shqiptare, por ka shkelur edhe ligjet amerikane me ato 80 000 dollarët që ka paguar për të marrë një foto me Obamën.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Mund ta merrnim këtë si një naivitet, por ja që na del edhe fakti i ndërhyrjes së Ambasadorit për Bankers Petrolium që flet për një sjellje puro peshkaqeni. Nuk ka shqiptar që nuk e di se Bankers po bën krim ndaj popullsisë në atë zonë dhe ndaj gjithë territorit të vogël shqiptar. Është e drejtë që ne të akuzojmë Prokurorin e Përgjithshëm që nuk e ka hetuar, por e ka mbyllur çështjen me ndë- rhyrjen e Ambasadorit – sipas Prokurorit. Është e mundur që ndonjë prokuror t’i ketë kërkuar Bankersit ryshfet dhe ndonjë administrator të jetë ankuar tek Ambasadori. Por krimi i Bankersit është aty megjithatë, ulërit siç ulërinte për të edhe Rama kur ishte në opozitë. Prandaj Ambasadori nuk ka alibi për sjelljen e tij si një peshkaqen me peshkun në këtë rast dhe jo si një njeri që po kërkon me të madhe të vihet drejtësia në këtë vendin tonë të masakruar nga peshkaqenët?”,shkruan Lubonja te Panorama.

“Përgjigjja e Ambasadorit deri më tani është se me ndihmën e tij dhe të Vlahutin në Shqipëri do përgatitet një grup i specializuar peshkatarësh që nuk do të lënë peshk e peshkaqen pa kapur në ujërat tona. Por më duket se me këto sjelljet e heqjes së vizave në mënyrë kaq selektive dhe arrogante (që do s’do ambasadori fyen çdokënd që ka një sens drejtësie dhe që na kujton madje edhe arrogancën e Trumpit në pezullimin e vizave për myslimanët e shtatë shteteve), me mbrojtjen e interesave të Bankers Petrolium kundër shtetasve të varfër shqiptarë apo dhe me Vlahutin që shkon e ble 1.6 milionë euro vilën në folenë e peshkaqenëve, ata po japin mesazhe të kundërta për peshkatarët. Më së shumti ata po japin sinjalin se i janë bashkuar tufës së peshkaqenëve më të egër të vendit dhe se po punojnë që t’u hiqen dhëmbët ca peshkaqenëve më të dobët për t’i implementuar në nofullat e kryepeshkaqenit të vendit. Dhe kjo vetëm drejtësi dhe shpresë për drejtësi nuk është, përkundrazi jo vetëm që stimulon përvojën tashmë të njohur tonën se në Shqipëri ka dy drejtësi: një për peshqit dhe një për peshkaqenët, por parashikoj se do të prodhojë padrejtësi edhe më të mëdha në të nesërmen”, vijon ai.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Kongresmeni amerikan: Trump ka fituar. I pëlqen apo jo Edi Ramës, ai është President

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com