• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Piloti i drogës Guidi: Ja ku më fshehën në Shqipëri, agjentin e Interpolit e mbaja me darka

10:26 : 04/02/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Në një intervistë për gazetën e madhe italiane Corriere Della Sera dhënë për gazetarin Andrea Galli, piloti italian Guido Guidi që u kap duke testuar pistën e trafikantëve shqiptarë të dorogës në Ishëm, përveç të tjera, rrëfen edhe “qejfin” që ka bërë gjatë qëndrimit të tij në hotelin e pushimit të Ministrisë së Brendshme.

Ai tregon se ishte i lirë të lëvizte dhe u paguante drekat dhe darkat punonjësve të policisë, përfshi edhe agjentin e Interpolit të cilin ja kishin lënë për ta mbikëqyrur.

“Pasi më ndaluan, më sistemuan deri pak ditë më parë në një ndërtesë në Durrës. Kishte rreth 700 vende. Aty shkojnë familjarët e policisë gjatë pushimeve (Kavaleshenca në Durrës)…

Dy persona: bashkë me mua ishte edhe një agjent i Interpolit, nëse e kam kuptuar mirë. Unë isha i lirë. U mërzita shumë, por edhe jam rinuar. Në Shqipëri, rroga minimale është 200 euro. Unë marr një pension prej 700 eurosh që është i ulët në Itali, por atje u ndjeva edhe njëherë zotëri.

E ofroja unë zakonisht darkën. Dilja shpesh në qytet, paguaja darkat nëpër restorante. Vetmia është një gjë e keqe”, rrëfen Guido për mënyrën se si ka kaluar “pushimet” 5-mujore në bregdetin e Durrësit duke shëtitur dhe ngrënë darka me oficerët e policisë shqiptare.

Sa për prezantim, qejfi ia ka që ta thërrasin “Komandanti”, komandanti Andrea Guido Guidi, nga Milano zona e “Porta Lodovica”, njeriu që prej lindjes ka qenë i përfshirë në aventura të ndryshme dhe plot me probleme e halle.

Gazetari: Komandant, nga do ja nisim?

Andrea Guido Guidi: Nga fillimi, është më mirë.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Gazetari: Ku ishit paraditen e 15 shtatorit 2016. Avioni juaj një Piper u rrëzua në një pyll në Ishëm, Shqipëri, në një zonë ku uleshin avionët që trafikonin kanabis për në Itali?

Guidi: Jo ju lutem. E fillojmë që nga fillimi i vërtetë. Babai im ishte partizan, pas luftës ai u bë biznesmen dhe sipërmarrës për të rikonstruktuar vendin pas luftës. Nëna ime një këngëtare lirike. Jam rritur mirë. Shkolla të mira, universitet, asnjëherë nuk më mungoi gjë. Një baba që nuk më ndalonte asgjë. As vetes dhe as të tjerëve. Në 30 vitet e fundit e kam mbajtur unë. Siç i fitonte dhe i shpenzonte. Çështje gjaku: Edhe unë jam një soj si ai. Më pëlqen të jetoj edhe pse lodhem. E siç i thonë, bëmë baba të të ngjaj.

Gazetari: Kthehemi tek historia jonë, komandant.

Guidi: Kërkon të dish për Ishmin? Kisha fluturuar edhe herë tjetër në Shqipëri, në Vlorë. Kishta njohur disa njerëz, dy shqiptarë më saktë, muratorë të cilët në fakt kërkonin të bënin para në mënyrë të shpejtë. Ata më kërkuan që të shikoja bregun dhe a mund të ulesha në pista të improvizuara të ngarkohesha me drogë dhe të kthehesha në Itali. Kam gabuar, por nuk pendohem. Sepse kur je mësuar më një lloj jete ku nuk i mungon asgjë familjes dhe më pas gjendesh pa gjë në xhep, është e vështirë ta pranosh. Në fakt edhe unë nuk e kisha pranuar tamam punën, më kupton?

Gazetari: Më në fund po mbërrijmë aty ku duhet.

Guidi: Misioni në Ishëm ishte që të provoja një pistë, ku do të ngarkohesha me kanabis. Nëse raporti im do të kishte kënaqur porositësit, do të fitoja 5 mijë euro. Në kohë të mira kur transportoja sheikët arabë unë fitoja 4 mijë euro….

Gazetari: Në Ishëm duhej që të ngarkoheshe? Të prisnin aty trafikantët të të ngarkuar 200 kilogramë kanabis?

Guidi: Kjo nuk është e vërtetë. Drogë nuk u gjet edhe pse policia e kërkoi për 2 ditë. Duhej vetëm që të shikoja një pistë. Kishte baltë dhe nuk u ngrita dot, u përplasa.

Gazetari: Por kjo nuk e përjashton një skenar të ndryshëm nga versioni juaj. Ji i sinqertë Guidi.

Guidi: Si nuk hynë trafikantët. Po tallemi? Dy fëmijët e mi janë të terrorizuar, rrezikoj të mos shikoj më nipat e mi. Të lutëm. Trafikantët … Unë jam kundër drogës, pse më saktë të legalizohet kanabisi. Shqipëria ka një penalizim për këtë. Të legalizohet dhe kështu puna e trafikantëve merr fund.

Gazetari: Droga ishte fshehur në një vend sekret. Dhe kur kanë para policinë tek avioni yt, kanë ikur …

Guidi: Aty nuk kishte drogë. Unë kam dhënë versionin tim si kanë shkuar gjërat dhe kanë nisur hetimet. Pasi më ndaluan, më sistemuan deri pak ditë më parë në një ndërtesë në Durrës. Kishte rreth 700 vende. Aty shkojnë familjarët e policisë gjatë pushimeve (kavaleshenca në Durrës. Shënim i SYRI.net)

Gazetari: Në këtë ndërtesë çfarë njerëzish kishte?

Guidi: Dy persona: bashkë me mua ishte edhe një agjent i Interpolit, nëse e kam kuptuar mirë.

Gazetari: Kishte për detyrë të të mbronte?

Guidi: Unë isha i lirë. U mërzita shumë, por edhe jam rinuar. Në Shqipëri, rroga minimale është 200 euro. Unë marr një pension prej 700 eurosh që është i ulët në Itali, por atje u ndjeva edhe njëherë zotëri. E ofroja unë zakonisht darkën.

Gazetari: Po kujt, për 5 muaj atij të Interpolit?

Guidi: Dilja shpesh në qytet, paguaja darkat nëpër restorante. Vetmia është një gjë e keqe.

Gazetari: E vërtetë që ua kishin marrë dokumentet?

Guidi: Po, pasaportën, kartën e identitetit dhe patentën.

Gazetari: Kishit ndonjë axhendë me emra, që prokurorët ua kanë marrë?

Guidi: Po, kishte emra të italianëve të famshëm me të cilët kam fluturuar. Asnjë prej tyre nuk u kujtua për mua kur më ndodhi kjo fatkeqësi.

Gazetari: Po ç’ne që tani gjendeni në Milano?

Guidi: Epo prokuroria më ktheu dokumentet, dhe lashë si garanci 10 mijë euro dhe më pas më shoqëruan për në aeroport. E fejuara ime e re, për fat të mirë ka një shtëpi në Marok ku së shpejti do të hapim edhe një restorant. Njerëz të mirë marokenët.

Gazetari: Po nëse do të ketë të reja nga hetimet?

Guidi: Nuk e besoj, por gjithsesi unë jam në dispozicion

Gazetari: Ka shumë pilotë të avionëve të turizmit që transportojnë drogë në këmbim të parave, e konfirmojnë hetimet?

Guidi: Ka disa, por nuk mund ti sulmojmë të gjithë. Fluturimet private janë një realitet që mbështetët në punë serioze dhe shumë dashuri.

Gazetari: Komandant, e mbylle me avionët?

Guidi: Për një farë kohe po.

Gazetari: Po angazhimet e ardhshme?

Guidi: Do të qëndroj me fëmijët. Nuk më kanë braktisur asnjë moment. Pastaj do të ik në Comasco. Në vilën e familjes prej brezash. SYRI.net

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Kërkohej një gomone, roja bregdetare shpëton një italian e një shqiptar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com