Gazetari Bledi Mane ka publikuar një sërë fotografish që tregojnë jetën luksoze të vajzës së kryebashkiakut demokrat të Kamzës, Xhelal Mziu. Imazhet e mëposhtme janë publikuar nga Mane në faqen e tij në Facebook.
Ja çfarë shkruan Bledi Mane në Facebook:
BIR XHELAL I NËNËS, KË TË QAJ MË PARË?
-Jeta e shfrenuar dhe luksoze e vajzës së kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu-
Nga Bledi Mane-Public Enemy
fb.com/bledi.mane
instagram.com/bledimane
Kamza dhe rrethinat se saj si Bathorja apo Instituti mbeten nje nga zonat me te varfera jo vetem te kryeqytetit. Por ndryshe nga hallet dhe vuajtjet per mbijetese te banoreve te saj, aty mbreteron prej vitesh kryebashkiaku me grotesk qe ka njohur historia e pushteteve lokale ne Shqiperi. I njohur per ngjyren blu te fasadave, emertimin primitiv te rrugeve, militantizmit anadollak ndaj partise dhe liderit te saj, i djathti Xhelal Mziu nje dibran nopran duke lene menjane virtutet pozitive te thjeshtesise dhe nikoqirllekut te zones ku u lind e u rit, ka arritur te shkateroje cdo standard human e te fitoje edhe mandatin e trete si kryetar bashkie.
Familja e tij prej 5 anetaresh, jeton mes luksit dhe bollekut te shfrenuar. Ne kete familje, zyrtarisht vetem Xhelali punon dhe merr rroge. As bashkeshortja e tij dhe asnje prej tre femijeve nuk punon dhe pavaresisht kesaj, jeta e tyre eshte e kamur dhe extraordinere. Me rrogen e tij prej 860 mije lekesh ne muaj, Xhelali ka ndertuar nje vile luksoze ne Koder-Kamez, ka apartamente ne Tirane, Durres dhe Sarande.
Rruga para dhe oborri brenda viles se tij ne Kamez eshte mbushur me palma te shtrenjta.
Xhelali duket se nuk ua kersen luksin as vetes e as femijeve dhe vecanerisht vajza e tij e madhe Antigona Mziu e shfaq hapur perversitetin e pushtetit financiar te te atit. Antigona ka studiuar arkitekture per 5 vjet ne universitetin Polis, studime keto qe i kane kushtuar 14.500 euro. Antigona ka dy makina, nje BMW X6 dhe nje Mercedes sportiv. Udheton 3 here ne muaj jashte vendit dhe ben shopping te shtrenjte ne Firence, Paris, Milano, Amsterdam. Pushon ne hotele te shtrenjta ne Turqi, Itali, France, Spanje, Hollande, Belgjike dhe eshte nje manjake e veshjeve dhe aksesoreve te firmes Louis Vuitton. Pavaresisht se shumica e banoreve te Kamzes jeton nen minimumin jetik me asistencën sociale prej 3400 lekesh ne muaj, Antigona e Xhelalit vishet edhe me Armani dhe harxhon leke me karburant duke ardhur verdalle neper Tirane me makinat e saj qe kushtojne rreth 80 mije euro…
Shqetesues mbetet fakti sesi mund te shese Antigona pordhe e tu beje karshillek fukarenjve te Bathores te cilet edhe kur zbresin nje here ne muaj ne Tirane per protestat e PD-së duhet te paguajne 1000 lekshin e autobuzit urban.
Duket sikur sindroma e Armina Mevlanit per te shfaqur harbuterine e njerzve te tyre te afert hajdute, paska mberritur edhe ne familjen e Xhelal ziut.
E imagjinoni dot veten duke ecur me X6 neper Kamëz apo te shetisesh me çantë 3 mije euroshe rrugeve te Bathores?
Keta mire qe jane hajdute ordinere por mbeten dhe budallenj se nuk i fshijne por i lene gjurmet e pafytyresise se tyre edhe neper rrjetet sociale!