• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Ekskluzive për Boldnews.al/ Moisiu dhe Topi thirrje parlamentit: Presidenti të zgjidhet nga populli

19:04 : 29/01/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Enkel Xhangoli

Zgjedhja e presidentit dhe pse e lënë në hije nga zgjedhjet parlamentare, është një tjetër sfidë e vitit 2017 për vendin tonë, si për paraqitjen e kandidatëve të denjë ashtu dhe për mënyrën e votimit të tij.

Këtë vit ndryshe nga herët e kalura duke marrë shkasë nga praktika e disa vendeve europiane, është trumpetuar se Presidenti duhet të zgjidhet nga populli dhe jo nga parlamenti. Të njëjtin qëndrim ndajnë edhe dy ish-Presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, të cilët shprehen në një intervistë ekskluzive për Boldnews.al, se ka ardhur koha që forcat politike të mos kapin më institucionin e kreut të shtetit.

“Presidenti duhet të zgjidhet me votë popullore gjë që partitë e vjetra nuk e pranojnë pasi duhet të jenë ato që thonë fjalën e fundit dhe jo populli dhe se i tremben krijimit të një profili konkurues që vjen nëpermjet votës popullore. Dobësimi i pushtetit të Presidentit është i qëllimshëm dhe shton së tepërmi arrogancën e pushtetit ekzekutiv.” – u shpreh Bamir Topi për Boldnews.al.

Në të njëjtin linjë ishte edhe ish-presidenti Moisiu i cili thotë se shprehja e vullnetit të popullit duhet të veprojë dhe në zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Sipas tij kjo gjë po kthehet nga forcat politike në një lojë ku secili luan në interes të partisë së vet.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Kam kohë që e kam shfaqur mendimin tim se si duhet të zgjidhet Presidenti në Republikën e Shqipërisë, po për fat të keq politikanëve tanë ju pëlqen vetëm mendja e tyre ose më mirë është të themi e duan kështu sikurse ëahtë më mirë të kenë një nënpunës në presidencë se sa një Kryetarë Shteti. Kështu luajnë dhe roline albitrit kur të jetë nevoja,pa qenë nevoja që tu drejtohemi BE-së dhe SHBA-ve në ato raste ku ka mosmarrëveshje në politikën tonë, që nuk janë të rralla.” – thekson Moisiu gjatë intervistës për Boldnews.al

“Populli ynë pak se zgjedhë deputetët sipas dëshirave të kryetarëve të parive,megjithëse votën e jep ende kuturu, por edhe kryetarin e shtetit duhet ta zgjedh politika ashtu si i duhet asaj. Jam shprehur disa herë se këtë nuk e kemi mirë nëse vërtet duam të bëjmë shtet sikurse e kërkon koha. Por është e nevojshme qe presidentit t’i jepen dhe kompetencat e duhura që ai të kryej detyrën e tij ndaj popullit si duhet.” – shton më tej ish presidenti Moisiu.

Por nëse presidenti do të zgjidhet nga parlamenti, Bamir Topi i qëndron mendimit se këtë herë duhet të jetë partiak dhe jo konsesual, pasi ky është një “borxh” që PD-ja ia ka PS sepse në 2012 qeveria Berisha e krijoi këtë praktik zgjedhjeje.

 “Precedentin e një presidenti partiak dhe jo konsensual e krijoi mazhoranca e Sali Berishës në 2012, çka presupozon inercinë e zgjedhjes së kreut të shtetit nga mazhorana PS-LSI. Ashkush nuk ka pse çuditet pasi është çështje e rradhës dhe e filozofisë që shprehet me thënjen si të kesh bërë do të ta bëjnë.” – tha ish-presidenti Topi.

Ndërsa ish-presidentin Moisiu analizon ndryshimet kushtetutese në vitin 2008, që sipas tij rrënoi edhe më tej figurën e zgjedhjes së kreut të shtetit me 71 vota deputetësh. Ai shton më tej, se në shqipëri ka patur raste kur një president ka marrë vendime të drejta por në kundërshti me forcat politike, por më pas është përndjekur si fis.

“Nuk kam dëgjuar sherre në zgjedhjen  e kryetarit të shtetit në vendet demokratike fqinje ose në Europë. Kjo është e kuptueshme, pasi ata kanë një demokraci të stabilizuar dhe këto çështje tashmë i kanë sprovuar dhe vendosur si duhet në të mirë të vendit të tyre. Edhe kur ndonjë president është përpjekur për të bërë diçka siç duhet, ai është anatemuar dhe përndjekur në mënyra më të çudityëshme, deri dhe tek fisi i tij.” – thotë Moisiu.

Ndrysimi i kushtetutës në vitin 2008 ishte fatal për këtë çështje. Atëhere u vendos që presidenti të zgjidhej me 71 vota, më pak se çdo institucion tjetër kushtetues. Gjithmonë është më mirë që presidenti të jetë një figurë unifikuese e jo përçarëse, pasi vetëm kështu ai do të jetë në gjendje të luajë rolin e duhur në të mirë të vendit”. – shtoi më tej ish kreu i shtetit.

I pyetur se si e vlerësonte mandatin presidencial të Bujar Nishanit, Moisiu refuzoi të komentonte për këtë çështje.

“E kam deklaruar disa herë unë nuk e konsideroi etike që të flas për paraardhësit apo pasardhësit ë mi”. – tha ai.

Por ndryshe nga paraardhësi i tij, Bamir Topi nuk u tregua i rezervuar për të shprehur mendimin për  Presidentit Nishani, të cili e vlerëson si individ por thotë në aspektin politik ai i qëndroi besnik Partisë Demokratike duke shprehur vullnet të dobët për postin që mban.

“Mandati i presidentit aktual po shkon drejt fundit duke konfirmuar pikërisht vullnetin partiak me të cilin u zgjodh. Nuk kishte surprizë pasi ai i qendroi vërtetë besnik atyre që e nominuan dhe e zgjodhën duke qendruar jo mbi palët por qartazi në krahun politik duke qenë larg asaj çka kërkon kushtetuta si përfaqsues i një interesi të gjerë popullor që jo domosdoshmërisht është në një linjë me një parti politike.” – thotë Topi për Boldnews.al.

Shfaqja e figurë së  Fatos Nanos pikërisht në afrimin e zgjedhjes së presidentit krijohen hamendësime se ai mund të jetë një kandidat i mundëshëm për kreun e shtetit. Për Topin, kandidimi i tij nuk është diçka e jashtëzakonëshme, ai thekson se Nano ka një përgatitje të mirë politike dhe një eksperiencë të gjatë në politikën shqiptare.

 “Është bërë e zakonshme që sa herë ka zgjedhje presidenciale del emri i zotit Nano. Duke parë çfarë po ndodh në cilësinë e parlamentit dhe përgjithësisht në politikë nuk shoh ndonjë arsye pse të mos aspirojë edhe Fatos Nano. Përtej difekteve që i njihen, unë shikoj tek ai një qytetar, intelektual, njeri të ekuilibruar dhe me eksperiencë të gjatë politike. Sigurisht këto nuk mjaftojnë nëse partia në parlament nuk e ka si kandidaturë dhe kjo është deçisive” – u shpreh ai.

Në këtë pikë të dy ish-presidentët janë dakord, dhe Moisiu shprehet se kandidimi i Fatos Nanos është diçka e legjitime si për çdo politikan tjetër.

“Është e drejta e tij sikurse e çdo politikani të kërkojë të kandidojë”. – thotë Moisiu.

Deklaratat e dy ish-krerëve të shtetit për Boldnews.al tregojnë qartë presionin e madh që forcat politike ushtrojnë për të kapur institucionin e Presidentit. Përdorimi i kësaj figure, është një nga armët më të forta që një qeveri mund të ketë, prandaj edhe këtë herë duket se do të mohohet e drejta e popullit të zgjedh Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Kërcënimet nga të miturit...Vajza nga Kamza detyrohet të braktisë shkollën

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com