Mbrëmjen e djeshme në media u denoncua rasti i një emigranti në Greqi, Altin Baruti i cili denoncoi publikisht se iu vodhën 150 milionë lekë në bankën ku ai i kishte depozituar.
Konkretisht bëhet fjalë për filialin e “Tirana Bank”, ku ish drejtori i saj Altin Jaku e mashtroi, emigrantin që t’i depozitonte paratë e plota për shkak të interesave të larta. Pas kësaj depozite brenda një periudhe të shkurtër kohore, drejtori i asaj kohe Altin Jaku arriti të zhdukte të gjitha paratë e depozituara.
Emigranti Altin Baruti e ka denoncuar këtë rast dhe çështja sapo ka kaluar në prokurori është ndërlikuar. Zbulohen detaje të tjera për hajdutin e 150 milionë lekëve, ish drejtorin e bankës Altin Jaku.
Altin Jaku i akuzuar për korrupsion e mashtrim nuk është më drejtor i asaj banke, por është i punësuar në Prefekturën e Lezhës si koordinator i saj.
Madje jo vetëm kaq, ai është një nga simpatizantët e flaktë të Partisë Socialiste si edhe mik i ngushtë i Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Gjë që vërtetohet shumë lehtë nga fotografitë e darkave dhe daljeve në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Pra me pak fjalë Altin Jaku që mashtroi dhe i mori 150 milionë lekë një emigranti me fëmijë të sëmurë, sot është shpërblyer nga partia e tij në një pozicion jo pak të rëndësishëm pikërisht në prefekturën e Lezhës.