• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Partitë e vogla të zhgënjyera nga PS-PD, gati krijimi i “Boshtit të Qendrës”

20:48 : 18/01/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Enkel Xhangoli

Afrimi i zgjedhjeve parlamentare ka rritur edhe më tepër presionin ndaj forcave politike në vend, por më të kërcënuara ndjehen partitë e vogla. Në një seri intervistash për Boldnews.al, krerët e këtyre partive shprehen se pa votim elektronik zgjedhjet e qershorit do të manipulohen ndërsa votat e tyre do të “avullojnë” nga partitë dinozaur si PS dhe PD.

Paskal Milo, Gjergj Bojaxhi, Agron Duka, Mimoza Hafizi dhe Nard Ndoka shprehen se dy partitë e mëdha janë shkaktarët kryesore për vonimin pa arsye dhe pa asnjë rezultat të reformës zgjedhore. Të gjendur përballë kësaj situate, gjithmonë e më tepër po artikulohet krijimi i një “boshti të qendrës”.

Numri 2 i partisë më të re të krijuar në vend, LIBRA, Mimoza Hafizi në prononcimin për Boldnews.al sjell një risi në mënyrën e konceptimit të koalicioneve parazgjedhore dhe paszgjedhore.

“Këtë çështje madhore dhe çdo çështje të funksionimit të LIBRA-s, do ta vendosi  antarësia e saj. Tek ne, vendimet e rëndësishme merren përmes votimit. Për të marrë këtë vendim, do të ketë një debat shumë të gjerë dhe shumë të hapur dhe besoj se rezultati do të jetë i pjekur.” – thekson Hafizi.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Ndërkohë kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo bën me dije se ka nisur takimet me bazën dhe se ende nuk ka vendosur se në cilin koalicion do të bëjë pjesë. I zhgënjyer nga Partia Socialiste, Milo lë të hapur edhe mundësinë e mbështetjes së një koalicioni të qendrës.

 “Partia Demokracia Sociale ka filluar intensivisht përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Fillimin e kësaj faze e shënoi mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të PDS në 17 dhjetor 2016. Deri në fund të muajit shkurt 2017 do të përfundojë seleksionimi i kanditaturave dhe në prill do të shpallet e do të miratohet programi elektoral i PDS. PDS ende nuk e ka përcaktuar orientimin e saj për koalicionet zgjedhore. Ajo është duke ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet politike dhe në kohën e duhur përmes një vendimi të drejtëpeshuar të forumeve përkatëse të saj do të paraqesë edhe vullnetin e saj për bashkëpunim elektoral.”-u shpreh Milo për Boldnews.al

Milo shton më tej se reforma zgjedhore është shndërruar në pazare politike mes PS dhe PD duke shkaktuar vonesa të qëllimshme, e që për rrjedhojë do të krijohen mundësi më të lehta për manipulimin e votave.

 “Fjala më e shpërdoruar në fjalorin politik shqiptar është togëfjalëshi “reforma zgjedhore”. Nuk ka patur reformë në kuptimin e mirëfilltë të saj por vetëm kompromise për interesat e tyre e të momentit të fundit nga dy partitë, PD e PS. Vonesat janë shkaktuar gjithnjë prej tyre kur janë alternuar në pushtet. Votimi dhe numërimi elektronik si dhe listat e hapura nuk u interesojnë atyre që duan të vjedhin votat në tavolinë. Asnjë arsye tjetër nuk ka.”- shton më tej kreu i PDS-së.

“Nëse nuk bëhen ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor, mbetet e hapur potencialisht mundësia e manipulimit të zgjedhjeve të 18 qershorit. Do të ketë përsëri burime të pista e korruptive të financimit të partive si dhe vjedhje më të mëdha të votave në grupet e numërimit nga militantët e stërvitur e të specializuar të dy apo më shumë partive. Këto janë të njohura por kur vjen puna edhe OSBE si gjithnjë mbyll njërin sy e bën veshin e shurdhër.” – përfundon Paska Milo.

Ndërsa Partia SFIDA për Shqipërinë duket se do të sfidojë e vetme të gjitha forcat politike në vend. Të paktë kështu ka lënë të kuptohet Gjergj Bojaxhi i cili deklaron se statuti i partisë së tij flet qartësisht për koalicionet parazgjedhore.

“Sipas një vendimi paraprak të theksuar edhe në statut SFIDA nuk do bëjë koalicion as para as pas zgjedhjeve të 2017. Për 4 vite do jemi një zë i qartë dhe i fortë opozitar ndërsa për zgjedhjet e 2021 do jetë antarësia që do përcaktojë nëse do jemi në koalicion me ndonjë parti.”- thekson Bojaxhi në intervistën për Boldnews.al.

Gjithashtu ai shton se votimi elektronik është e vetmja mundësi për zgjedhje të lira, ndërsa ky sistem dhe kompromiset e partive politike në vend favorizojnë vetëm disa njërëz të caktuar.

“Ne mendojmë se nuk është problemi tek një nen apo një tjetër por tek shembja e aleancave që këta kryetarë partish kanë bërë me njëri tjetrin dhe financuesit e tyre. Ne besojmë se edhe sikur të miratohet ligji më i mirë por nëse i lihet atyre në dorë për ta zbatuar, do rreshtohen gjithnjë kundër qytetarëve dhe vetëm në favor të një grushti të vogël njerëzish dhe aferash.” – shton më tej kreu i SFIDA.

“Ne jemi dakord me votimin elektronik.”– përfundon deklartën e tij Gjergji Bojaxhi.

Teksa Milo dhe Bojaxhi fajësojnë të dyja palët për vonesën e miratimit të reformës zgjedhore dhe dështimin e votimit elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka mbështet koalicionin e qendrës, madje ai konfirmon se ka nisur bisedimet e para me disa parti të vogla.

“Sot jemi rreshtuar ne opozitë për një aksion të rëndësishëm politik, për votën e lirë, për standarde në zgjedhje. Një koalicion i qendrës mbetet dëshira e Partisë Demokristiane, unë si drejtues i saj, po përpiqem të harmonizoj një bashkëpunim me disa parti të tjera, që kanë të njëjtën dëshirë dhe qëllim.” u shpreh kreu i PDK-së i pyetur nga Boldnews.al.

 Ndërkohë kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka duket se është besnik ndaj Partisë Demokratike, por ai i bën thirrje edhe kësaj force politike që të nxitojë me reformën zgjedhore.

“Ne si PAA, por edhe si grup partish të vogla i kemi bërë të qarta kërkesat tona. Kemi propozuar rreth 7 pika në kuadër të reformës zgjedhore. Të ashpërsohen masat e ndëshkimit për shit-blerjen e votës, të bëhet transparenca e financimit të partive, hapësira e barabartë mediatike, votimi e numërimi elektronik etj. Nëse nuk realizohen këto kërkesa, patjetër që ka gjasa për rezultat të manipuluar.” – tha Agron Duka në prononcimin e tij për Boldnews.al.

Pavarsisht kërkesave të vazhdueshme nga partitë e vogla të cilat kërkojnë garanci në zgjedhje, KQZ u shpreh qartë se tashmë është shumë vonë për ndryshime në mënyrën e votimit për zgjedhjet e 18 qershorit. Kjo mund të krijoj një pakënaqësi ndaj partive të vogla, të cilat me shumë gjasa po shkojnë drejt krijimit të një koalicioni të qendrës. Por a do të jetë edhe LSI, pjesë e saj?

Boldnews.al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Shikoni surprizën e pakëndshme të Pique për Shakirën (VIDEO)

TË GJITHA

Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima  

22:56 : 22/07/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 23 Korrik 2025

22:55 : 22/07/2025

Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij

22:48 : 22/07/2025

Eliminuan Egnatian, Breidablik shpartallohet 7-1 nga Lech Poznan

22:45 : 22/07/2025

Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 58-vjeçarja 

22:42 : 22/07/2025

Triumf me përmbysje, Ballkani i Orges Shehit mposht skuadrën malteze dhe i afrohet kualifikimit

22:37 : 22/07/2025

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22:31 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com