• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A ka kryer evazion fiskal Ylli Ndroqi dhe RTV Ora News me rrogën e Alfred Pezës?

23:24 : 18/01/2017
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Deputeti i Rilindjes Alfred Peza deklaroi 1.13 miliard lekë kursime nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Peza thotë se ka qenë një nga gazetarët më të paguar në Shqipëri, por në një vërtetim page që ai vetë ka paraqitur ne gjykatë rezulton se paga e tij në RTV Ora News është 80 mije lëkë të reja.

Natyrshëm lindin pyetjet: Ka falsifikuar vërtetimin e pagës ish-gazetari dhe punëdhënësi i tij Ylli Ndroqi apo kjo është paga reale e Alfred Pezës gjatë kohës që drejtonte Ora News?

Nesë kjo ështe paga reale e Pezës atëherë është teorikisht e pamundur që ai të ketë kursyer 1.13 miliard lekë nga paga e tij dhe e bashkëshortes?

Nesë vërterimi i pagës është i falsifikuar atëherë këtu fillojnë problemet ligjore që ish-punëdhënësin e Pezës dhe vetë deputetin.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

 “ Ore ky Alfred Peza kur ka punuar tek Vizion Plus, pse e ka pasur 10 milionë lekë rrogën në muaj? Ky Alfred Peza kur punonte tek RTV Ora Neës, pse fitonte kaq mijëra e mijëra euro që e di gjithë Shqipëria”, është shprehur Peza, duke nënkuptuar se tek RTV Ora News ka pasur një rrogë më të madhe se në çdo media tjetër ku ka punuar.

Por sipas vërtetimit 04.03.2010 të lëshuar nga RTV Ora News, ish gazetari Alfred Peza është paguar me një rrogë tepër të ulët për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTV Ora News. Paga bruto e tij, ka qënë rreth 80 mijë lekë në muaj dhe meqënëse në vërtetim nuk reflektohet paga bruto, paga e tij neto është rreth 60 mijë lekë.

Vërtetimi i pagës u zbulua tek një padi e ish bashkëshortes së Pezës, Adelina Tolit ndaj ish gazetarit Alfred Peza në vitin 2010. Në padi kërkohej një rivlerësim të pensionit ushqimor për djalin e Alfred Pezës. Por ky i fundit, madje, nuk kishte pranuar në seancën gjyqësore që të paguante një shumë prej 50 mijë lekësh në muaj për djalin e tij, i cili asokohe ishte në klasën e 8-të. Në gjykatë, Peza pretendonte se nuk kishte mundësi financiare pasi nga martesa e dytë kishte edhe dy fëmijë të tjerë të mitur. Ish gazetari ishte dakord që të ndihmonte djalin nga martesa e parë me vetëm 10 mijë lekë në muaj, një shumë kjo tepër e vogël për të përballuar shpenzimet e shkollës dhe kurseve.

“Sipas vërtetimit datë 04.03.2010 të lëshuar nga RTV ORA NEWS, rezulton se paga mujore bruto e të paditurit (Alfred Peza) është 80 000 lekë në muaj.  Sa më sipër, Gjykata çmon se detyrimi ushqimor duhet të shtohet në masën 10 000 lekë në muaj e jo në masën e kërkuar nga paditësja (Adelina Toli)”– thuhet në vendimin e gjykatës.

Për 3 vite Alfred Peza ka punuar tek RTV Ora News, në pronësi të Ylli Ndroqit. Fillimisht e nisi punën si Drejtor Informacionin dhe më pas mbante pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTV Ora News. Gjithashtu, Peza kishte edhe dy emisione politike në javë, “Ora e Debatit” dhe “Ora e Intervistës”. Paga që përflitej për ish gazetarin Alfred Peza, në atë kohë i kalonte mbi 10 mijë euro.

Por rroga e deklaruar me vërtetim para gjykatës rezulton disa herë më e ulët se sa paga që pretendon Peza publikisht. Pas publikimit të këtij dokumenti, natyrshëm lindin disa pikëpyetje:

– A është paguar vërtetë Alfred Peza me 60 mijë lekë në muaj?

– Punëdhënësi, në rastin konkret RTV Ora News, a ka deklaruar një pagë disa herë më të ulët edhe në tatime, për të shmangur taksat?

– A kryer evazion fiskal Ylli Ndroqi dhe RTV Ora News me rrogën e Alfred Pezës?

Cfarë është evazioni fiskal? (Shpjegim sipas shtetiweb.al)

Kuptimi i shprehjes evazion fiskal, sipas shkencës së financave, lidhet me të gjitha ato veprime që kanë për qëllim të zvogëlojnë ose të eliminojnë kontributin fiskal në arkën e shtetit prej qytetarëve ose subjekteve, duke shkelur dispozita dhe norma fiskale specifike.

Evazioni fiskal eshte mospagim i detyrimeve tatimore që rrjedhin nga ligji. Evazioni fiskal ka një efekt shkatërues ndaj politikës fiskale të qeverisë duke i shkaktuar Shtetit një humbje jo të vogël nga të ardhurat fiskale të tij.

Në total evasioni fiskal në nivel botëror kap një shifër midis 21000 dhe 32000 miliardë dollarë, e barabartë kjo me PBB e ShBA, Japonisë dhe Gjermanisë të marra së bashku. Evazioni fiskal është i mundshëm përmes disa veprimeve që kryhen në situata shumë të ndryshme:

– në kryerjen e operacioneve të shitjes ose të shërbimeve pa lëshuar faturën e rregullt për veprimin e kryer ndaj qytetarit/konsumatorit (e ashtuquajtura shitje në “të zezë”);

– hartimi i deklarimeve fallso të të ardhurave me pasojë deklarimin fiskal të mangët ose të gabuar që sjell derdhjen e munguar të detyrimeve reale;

– kryerja e një aktiviteti ekonomik jashtë çdo rregulle: për shëmbull, “pas pune në të zezë” nga nëpunësit (publik ose privat);

vertetim

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Mbani frymën, kjo është bukuroshja që po ndez Instagramin (Foto +18)

TË GJITHA

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025

Numërohen 76 kuti në qarkun e Korçës, PS ruan avantazhin

04:18 : 12/05/2025

Numërohen 452 kuti votimi në gjithë vendin! Thellohet diferenca

04:10 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com