• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Ndahet nga jeta legjenda e peshëngritjes Ymer Pampuri, karriera prej kampioni

12:54 : 18/01/2017
në AKTUALITET, KRYESORE, SPORT

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare legjenda e peshëngritjes Ymer Pampuri. Pampuri ka ndërruar jetë si pasojë e nja ataku kardiak. 

Sportisti Pampuri u shpall kampion Bote në Olimpiadën e Mynihut në vitin 1972.

Në fillimet e tij ai ka pasur një pasion për cirkun. Talentin e tij për peshëngritjen e ka zbuluar Telat Agolli, i cili mandej e mori Ymerin në palestër dhe nisi ta stërviste.

pampuri

Pampuri nuk ishte më shumë se 20 vjeç, kur u shpall për herë të parë kampion kombëtar me peshën 120 kilogramë. Në 1972 Ymer Pampuri do të përfaqësonte Shqipërinë në Kampionatin Evropian që u organizua në Rumani. Shqipëria prezantohej aty për herë të parë. U shpall nënkampionë me peshën 125 kilogramë, e njëjtë me atë të vendit të parë, por mandej pesha trupore bëri diferencën. Në të njëjtin vit merr pjesë në Lojërat Olimpike që zhvilloheshin në qytetin e Mynihut.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Në moshën 27-vjeçare, peshëngritësi i “17 Nëntorit” të Tiranës theu në Gjermani rekordin olimpik të Yoshinobu Miyake të Japonisë në stilin e forcës. Gara u zhvillua më 29 gusht 1972 dhe Ymer Pampuri arriti të ngrinte 127,5 kilogramë. Veç medaljeve e titujve, i është akorduar edhe titulli “Mjeshtër i Madh i Punës”, si dhe urdhri “Naim Frashëri” i klasit të parë.

Në vitin 1981 hoqi dorë përfundimisht nga sporti, që i kishte dhuruar aq shumë emocione për disa vjet radhazi dhe u rikthye në mjediset e Cirkut të Tiranës, aty ku do të dilte në pension në moshën 50-vjeçare. Pasi doli në pension në vitin 1994, Ymer Pampuri kërkoi të punonte për të fituar jetesën.

ymer_pampuri_oki1484738806

Në vitin 1972, kur Ymer Pampuri dhe trajneri i tij, Zydi Mazreku, deklaruan para nisjes në Olimpiadën e Munihut se do të shkonin në Gjermani për të marrë medalje, shumë nga drejtuesit e sportit shqiptar në atë kohë qeshën.

Deklarata e Pampurit dhe trajnerit të tij u bë objekt debati nga shumë funksionarë në Ministrinë e Rinisë dhe Sportit. Kishte dhe nga ata që kërkonin që Pampuri të mos shkonte, pasi nuk ishte mirë mendërisht. Edhe pse më parë kishte arritur rezultate të mira, askush nuk mendonte se një sportist shqiptar mund të merrte medalje në Munih, apo të vendoste rekorde që ende sot nuk janë thyer. “Unë kisha bërë një përgatitje të mirë fizike dhe teknike, dhe së bashku me trajnerin kishim besim”, tregonte Pampuri.

“Drejtuesit e sportit mendonin se kjo deklaratë e imja ishte vetëm një lajthitje e mendjes. Madje më quajtën edhe të çmenduar dhe për këtë kërkuan që para se të nisesha në Gjermani të bëja dhe një vizitë te mjeku neurologë. Së bashku me trajnerin shkuam te mjeku Bajram Preza, ku iu nënshtrova disa vizitave mjekësore. Në përfundim doktor Preza tha se isha shëndoshë e mirë dhe mund të merrja pjesë në Olimpiadën e Munihut. Shkuam në Olimpiadë dhe arrita të merrja medalje”, rrëfente kampioni i Botës, Ymer Pampuri.

Ymer Pampuri
Ymer Pampuri

Ymer Pampuri iu rikthye peshëngritjes në moshën 63-vjeçare.

Legjenda e sportit shqiptar, por edhe një nga personat më të njohur të Cirkut Kombëtar, mori mbi supe një sfidë të re, Kampionatin Botëror për Mjeshtërinë që zhvillohet në Francë nga data 26 gusht deri më 2 shtator 2006.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Kapen 37 kg drogë në kufi me Greqinë, trafikanti "zhduket" në pyll

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com