Për të trafikuar 2.3 kilogram heroine drejt Italisë, Laureta Lama, kjo 38 vjeçare që shihni në ketë foto të siguruar nga Tv Klan, kishte marrë me vete edhe dy fëmijët e saj. Ajo po udhëtonte së bashku më të dashurin drejt Italisë me tragetin e linjës Durrës – Bari.
Edhe Bashkim Hasani, 67 vjeç, të cilin e shihni në këtë foto, u arrestua në flagrancë në dhomën e tragetit ku u gjet droga. Me drogën në valixhe, Lama i ka kaluar të gjitha kontrollet.
Por një informacion i marrë në rruge operative ka ngjitur në dhomën e tyre efektivet e antidrogës dhe të policisë kufitare. Destinacioni i drogës ishte Bolonja. Lama dhe Hasani ishin korrierë.
Tv Klan mësoi se ata pranuan para policeve se këtë rrugë e kishin bërë edhe herë të tjera, ndërsa fillimisht u shprehen se po shkonin për një vizitë tek një e afërme e 38 vjeçare në Bolonja.
Policia shpalli në kërkim Erlin Çaushin, 29 vjec, nga Mezezi i Tiranës. Droga, sipas hetuesve, do të trafikohej për llogari të tij, ndërsa pritësi i saj nuk dihet ende.
Pas ndalimit të korrierëve, policia ushtroi kontroll në shtëpinë e Çaushit në Tiranë ku gjeti këtë pistolete tip Glok, ndërsa 29-vjeçari ishte larguar.
Për armën pa leje u arrestua babai i tij, Kujtim Çaushi, që po shihni në këtë foto. Hetimet për të zbardhur rrjetin e këtij trafiku do të ndiqen nga prokuroria, e cila ka ngritur akuzat për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. / TV KLAN