• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Qoka e Mamaqit për Veliajn dhe tallja me shqiptarët

00:01 : 08/01/2017
në KRYESORE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Njeriu i fasadës, i propogandës dhe i fjalëve të tepërta, Erion Veliaj doli sërish në televizor për të dhënë show-n e radhës. Pasi u shfaq paradite si kamarier në mensën sociale për të pastrehët, të njëjtën gjë zgjodhi të bëj edhe në darkë teksa ishte i ftuar në emisionin “Xing” të Ermal Mamaqit.

Veliaj dhe Mamaqi, të dy personazhe karagjozë për nga natyra, u tallën sot me shqiptarët dhe me njerëzit në nevojë. Fillimisht “Lali Eri” i shërbeu ushqimin Ermal Mamaqit në restorantin e TV Klan, si pjesë e këtij emisioni satirik.

Më pas gjatë intervistës qokë, Veliaj e tregoi edhe njëherë veten si shpëtimtar i shqiptarëve, si një vizionar që ka ide të forta për të ndryshuar kryeqytetin. Dhe për ta nxjerr sa më të mirë përpara publikut, moderatori e “fërkonte” Veliajn me pyetje ledhatuese. Një nga këto ishte edhe problemi i trafikut në Tiranë, i cili është kthyer në një makth për qytetarët. Por “lali Eri” ia vë fajin qytetarëve të cilët sipas tij për të blerë bukë edhe për të pirë kafe 200 metra më larg marin veturën. Ai është justifikuar se sipas një studimi të bashkisë shqiptarët shpenzojnë më shumë për makinën sesa për fëmijën.

E sikur mos të mjaftonte kjo, Veliaj dhe Mamaqi tallen edhe me një taksist duke e vënë në siklet. Moderatori i emisionit “Xing” hipën në taksi dhe e pyet shoferin se çmendon për trafikun e rënduar. Taksisti me të drejtë ankohet tek Mamaqi, por ky i fundit me anë të një skenari të mirëmenduar takon Veliajn dhe ia thotë të gjitha ankesat në sy të taksistit. Për t’i shtuar dozat më tepër tallëse sesa humori, Mamaqi i tregon Veliajt që ky ishte opinioni i taksisti.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Xing”-u i Mamaqit e pyeti Veliajn edhe për punimet e Sheshit “Skëndërbej”. Kryebashiaku provokoi sërish inteligjencën e publikut duke thënë se ky projekt do të mbaroj në qershor por nuk po bëhet për zgjedhjet parlamentare. Veliaj sqaroi se po punohet me 3 turne, po nuk foli asnjë fjalë për kompaninë që po e ndërton, për kostot marramendëse që ka ky shesh dhe transparencën sesi po përdoren fondet publike.

Duke vijuar me emisionin e servirur për punët e Bashkisë së Tiranës, Veliaj për një moment doli gafil kur u pyet për planin urbanistik të Tiranës. Pyetja ishte e thjeshtë: “Sa ke kap për planin urbanistik të Tiranës”? Kuptohej qartë se përse bëhej kjo pyetje për atë plan që u miratua me urgjencë, pa konsultim me qytetarët dhe që po përflitet si një plan që do e mbushi qytetin me kullat e larta që kanë kërkuar oligarkët e industrisë së ndërtimit. Pasi Ermali lexoi pyetjen Veliaj bëri një pauzë të gjatë, mbeti pa fjalë  hezitoi të jepte përgjigje dhe ne fund e ktheu me pyetje: “ça kam kap”? Por, kur edhe Mamaqi u ndje po aq në ngërç sa i ftuari, për pyetjen që bëri duke shtuar “edhe unë nuk e di çka dashur të thotë”, Veliaj e gjeti zgjidhjen: “Me siguri e ka pasur për pllakat e sheshit Skënderbej” tha ai dhe vazhdoi sikur asgjë të mos kish ndodhur të tregonte se si po shkonin punimet e sheshit.

Një moment tjetër tallës për publikun ishte kur Mamaqi po imitonte një qytetar që kishte një hall të madh dhe që vetëm Erion Veliaj mund tia “zgjidhte”. Me “humor”, Mamaqi i kërkoi Veliajt që të shkonte tek shtëpia e tij për të…vënë prizën e bolierit. Por si mundet që këto dy personazhe të vënë në lojë dinjitetin e mijëra qyterarëve të cilët përballen me dhjetra probleme të krijuara nga Bashkia e Tiranës duke nisur nga taksat, trafiku i rënduar, korrupsioni e deri tek favorizimi i oligarkëve që çuan edhe në vrasjen e një fëmije në landfillin e Sharrës.

Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Ardit Gjoklaj, ku Veliaj sot as nuk u pyet dhe as nuk tentoi të fliste për këtë ngjarje të rëndë. Natyrisht, foli për therjen e gjelave të detit në Baldushk për të cilat i vinte keq, por Veliaj heshti për vdekjen e Arditit.

Teksa emisioni tallës për qytetarët por argëtues për Veliajn po jepej në TV Klan, një status shfaqet në facebook nga vëllai i Ardit Gjoklaj…ishte një mesazh malli për vëllain e munguar.

ardian-gjoklaj

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Trump: Vetëm idiotët mendojnë se është keq të kesh marrëdhënie të mira me Rusinë

TË GJITHA

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona për krime zgjedhore në Kukës

21:23 : 10/05/2025

Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë

21:12 : 10/05/2025

Vota e diasporës/ Celibashi: 15 mijë emigrantë nuk do të marrin dot zarfet

20:50 : 10/05/2025

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

19:56 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com