Një punonjës i Gardës së Republikës është arrestuar pas denoncimit nga një vajzë, e cila kallëzoi në polici se gardisti e përndiqte.
Pas një hetimi të kryer nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesat i Ministrisë së Brendshme, është arrestuar nënoficeri Leard Xhika.
Sipas denoncimit të qytetares me iniciale E.L, gardisti e përndiqte prej 5 muajsh. Ai i kërkonte që të krijonin lidhje intime dhe e kërcënonte në telefon.