• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Raporti i KLSH-së, ja si po favorizon Veliaj oligarkët e transportit publik

22:59 : 26/12/2016
në EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, SOCIALE

Ndërsa Erion Veliaj po përpiqet të duket bukur me atë pulovrën e vitit të ri, një përpjekje e inspektorëve të KLSH-së ka zbuluar se kryebashkiaku i Tiranës ka braktisur tërësisht interesat e qytetetarëve dhe po favorizon biznesmenët e transportit publik në Tiranë.
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi ka audituar dokumentacionin e Bashkisë ka konstatuar se kryebashkiaku Veliaj ka eliminuar çdo mundësi për ndëshkimin e kompanive të autobusëve, në rastet kur ato ulin cilësinë e shërbimit.

Si funksionon skema?

Veliaj fillimisht ka nxjerrë një urdhër ku thotë se vlerësimi i shërbimit të këtyre kompanive do të bëhet nëpërmjet një sistemi pikëzimi. Por formula konkrete e pikëve, nuk është hartuar kurrë dhe siç konstaton raporti i KLSH-së, sot nuk ekziston asnjë mënyrë për t’u kërkuar llogari këtyre kompanive.

Sistemi i pikëzimit që parashikohet në Urdhëresë, tek i cili mbështetet edhe kushti për një shërbim të vazhdueshëm dhe me cilësi, nuk ekziston. Për pasojë edhe ky kusht i vendosur në Urdhëresën me nr. Prot. 774 nuk është i vlefshëm. Operatorët nuk kanë asnjë arsye për t’iu trembur heqjes së licensës në rast se cënohet cilësia e kërkuar e shërbimit”, – shkruan raporti i KLSH-së.

Një tjetër gjetje e audituesve lidhet dhe me vendimin e Bashkisë së Tiranës për të rritur çmimin e biletës së transportit urban. Sipas KLSH-së, rritja e çmimit ka qenë arbitrare dhe në mungesë të përllogaritjeve apo të një formule.

Veliaj ka vendosur të rrisë çmimin e biletës dhe kaq. Ai nuk e ka pasur fare haberin se cili është rendimenti dhe kostot e këtij biznesi, nuk ka bërë asnjë studim fizibiliteti, vendimi është marrë në mënyrë krejt të njëanshme.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

faximile-raporti-i-klsh

Raporti i KLSH-së

Shkruan raporti i KLSH-së:

Kur i kërkuam DTTRr përllogaritjen e saktë të formulës së prezantuar në relacionin e VKB nr. 66 datë 30.12.2015, morëm përgjigjen finale se nuk është marrë në konsideratë as norma e inflacionit e deklaruar zyrtarisht e as një formulë paraprake. DTTRr konfirmon se kjo rritje çmimi prej 33% është bërë në masa emergjence.
Për pasojë, rritja e çmimit të biletës së urbanit në linjat qytetëse është e pabazuar. Duke qenë se transporti urban përdoret nga masa e popullsisë dhe përdoruesit e këtij shërbimi përbëjnë afërsisht 36% të popullsisë, … është një vendim i gabuar dhe prek në mënyrë të drejtpërdrejtë interesin publik të qytetarëve”.

Pak më tej raporti bën dhe zbulimin më të rëndësishëm. Veliaj jo vetëm që ka asgjesuar mundësinë për të penalizuar kompanitë private, jo vetëm ka rritur çmimin e biletës në mënyrë arbitrare, por rezulton se plani zyrtar i Bashkisë për transportin  urban, është tërësisht pa lidhje me projektet e zhvillimit të Tiranës.

Në planifikimin që Veliaj i bën transportit urban, vërehen gafa që shkojnë deri tek numërimi i gabuar i numrit të unazave të qytetit.

Lexoni çfarë ka zbuluar KLSH-ja:

Vihet re se Projekti për Planin Tematik Urban të Tiranës, edhe pse duhet të jetë në përputhje me parashikimet e Planit të Përgjithshëm Vendor, ka diferenca me të përsa i përket pikës së Rrugëve dhe Transportit Urban:
Plani i Përgjithshëm Vendor thekson se do jenë vetëm 3 unaza për qytetin e Tiranës. Ndërsa Projekti për Planin Tematik Urban të Tiranës thekson nevojën e 5 unazave”.

Më tej KLSH-ja shton:

Nuk mund të diskutojmë mbi nivelin e parametrave të performancës nëse kemi mospërputhje të objektivave strategjikë të përcaktuara në Planin e Përgjithshëm Vendor me strategjinë e detajuar në Projektin për Planin Tematik Urban të Tiranës, në kushtet kur ky i fundit duhet të jetë plotësisht i bazuar në Plan”.

Ky zbulim i KLSH-së provon se Bashkia jo vetëm ka favorizuar bizneset e transportit urban duke goditur interesat e qytetarëve, por dhe planifikimet që Bashkia bën për të ardhmen, bazohen në projekte krejt fiktive dhe me gafa.

Raporti i KLSH-së është bërë publik prej dy javësh, por pjesa dërrmuese e mediave kujdesen që Veliaj të shfaqet si ‘çuni me bluzë të bukur’, ndonëse kryebashkiaku është kapur gafil duke mashtruar qytetarët dhe duke favorizuar oligarkët e qytetit. / Hashtag.al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Taulant Balla i dhuron dekoder dixhital qytetarit, por ai e nxjerr në shitje

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com