• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Koncesioni i laboratorëve, qeveria hap tenderin 100 milionë dollarë

20:01 : 22/12/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Ministria e Shëndetësisë ka hapur zyrtarisht të enjten garën për koncesionin e laboratorëve me një vlerë prej 13 miliardë lekësh, ose rreth 100 milionë USD.

Kontrata e këtij koncesioni me afat 10 dhjeçar, ka për objekt financimin, projektimin, dhe riorganizmin e laboratorëve në spitalet universitare, rajonale dhe ato bashkiakë të Sarandës dhe Lushnjes.

Kompania fituese në tender do të përzgjidhet mbi bazën e disa kriteresh vlerësimi, ku përfshihen rrjeti laboratorik bashkëqendror dhe sistemi i informacioni dhe logjikës laboratorike; plani i zbatimit të projektit dhe burimet njerzore si dhe trajnimi i tyre; plani i objekteve dhe pajisjeve si dhe zëvendësimi i tyre gjatë kontratës.

Ndërsa kriteri i fundit vlerësues ka të bëjë me menaxhimin e cilësisë si dhe metodologjinë e kreyerjes së analizave.

Në një itervistë me 16 dhjetor në televizionin News 24, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është shprehur se ky koncesion ishte përgatitur që në vitin 2014 me asistencën e IFC-së dhe do ta përmirësonte thelbësisht cilësinë e analizave.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Kërkohet që laboratorët të çertifikohen ndërkombëtarisht me standarte europiane që nuk i kanë sot,” u shpreh Beqaj. “Është kusht i atij që do të pranojë të lidhë kontratë me ne, që këtë gjë ta bëjë brenda kohës optimale kur do shtrihet në të gjithë Shqipërinë,” shtoi ai.

Nëqoftëse tenderi do të jetë i suksesshëm, koncesioni i laboratorëve do të jetë partneriteti i katërt publik privat në fushën e shëndetësisë i dhënë nga qeveria e kreyministrit Edi Rama, mbas koncesioni të sterlizimit te instrumenteve kirurgjikale, atij të check-up dhe të hemodializës.

Ky partneritet-publik privat është denoncuar me forcë nga Partia Demokratike si një aferë korruptive e orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

“Konçesioni i rrjetit të laboratorëve nuk ka asnjë rast të ngjashëm në botë,” deklaroi në një konferencë për shtyp deputetja Albana Vokshi.

“Konçesioni, s’është gjë tjetër veçse një proçedurë korruptive dhe abuzive, vetëm 6 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, ‎që përbën një shkelje të rëndë,” shtoi ajo.

Koncesion i laboratorëve ëshë kontestuar gjithashtu dhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka paraqitur dhe një amendament kundër tij në ligjin për buxhetin e vitit 2017, nëpërmjet kreut të grupit parlamentar Petrit Vasili.

“Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë shumë e qartë në qëndrimin e saj politik lidhur me një problem të caktuar që kishte të bënte me buxhetin e vitit 2017 dhe që kishte të bënte në mënyrë konkrete me koncesionin e laboratorëve, për të cilin ne nëpërmjet amendamentit formësuan një qëndrim politik konkret i cili finalizonte një qëndrim politik sistematik të mbajtur prej kohësh,” u shpreh Vasili në një komunikim me median./ BIRN

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Shkatërrohet banda e 3 milionë euro vjedhjeve, 8 shqiptarë në pranga

TË GJITHA

EMRI/ Vodhi një skuter elektrik, arrestohet i riu gjerman në Sarandë

12:14 : 17/08/2025

“Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u”/ Familja Cani: Të merren masa për të mbrojtur fëmijët

12:08 : 17/08/2025

REL: Studime jashtë vendit dhe prodhim dronësh! Si po i shërbejnë fëmijët e huaj Rusisë?

11:41 : 17/08/2025

Do të përfundonte në Izrael, kapet gjysmë ton drogë në Athinë! Ishte fshehur në…

11:26 : 17/08/2025

Zjarret/ 34 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat më problematike

11:20 : 17/08/2025

Zbulohen tre plantacione me mbi 7600 bimë kanabisi në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

11:08 : 17/08/2025

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare?

10:56 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com